Vizita e Princit Çarls dhe emocionet e shpërthyera në Prizren

Princi Charles i Uellsit më bashkëshortën e tij, Camila , Dukeshë e Kornvallit, pasi qëndruan në Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi, ata vizituan edhe Kosovën.Vizitoi Kosovën një mik i madh i shqiptarëve. Nese princi Charles mbajti një fjalim në Parlamentin e Serbisë , kjo gjë nuk iu mundësua edhe në Parlamentin e Kosovës. Dhe, aq më keq kur një përsonalitet i tillë , nuk pritet në mënyre madheshtore në qender të Prishtinës, ashtu siq edhe e meritojnë miqët, të cilët ban shumë për lirinë e Kosovës.

Për dallim nga Prishtina , ai në Prizren u përqafua më qytetarë në rrugë, më nënat e përsonave të pagjetur, që ishte një moment shumë emocionues dhe shumë domëthënës.”Çka dëgjova sot ma theu zemrën.Dëgjova njerëz që kan humbur më të dashurit e tyre, e kam fjalën për përsonat e pa gjetur” tha tutje Princi Charls.

Unë do të ndalesha pak së nuk iu ba pritje ashtu siq e ka merituar një përsonalitet , siq është Princi Charles. Nuk ka kush të organizon një vizitë të tillë, nga ky pushtet i delegjitimuar . Këta zatën nuk kan njohuri së kënd kan mik e kënd së kan. Po të kishin , po të ishin në nivelin e detyrës, po të ishin njerëz kredibil , të cilët kan punu dhe punojnë ndërshmerisht, do të kishin pasur krejt një qasje tjetër karshi vizitave që miqët tanë ndërkombëtarnë, këtë rast Princi Qarls që ia bëri Kosovës. Veset ia kanë shendrruar moti në virtyt.

Kur Princi Çarles interesohet dhe emocionohet për të pagjeturit nga lufa e fundit, këta njerëz të kësaj kaste politike jo që kurrë nuk kan zbritur në popull, por kurrë as nuk janë interesuar për fatin e 1660 viktimave të luftës të zhdukur diku në Serbi. Princi premtoj së do të jetë i përkushtuar në këtë drejtim edhe më tutje. Pajmet nga vizita e Princit në Prizren ishin pamje të burrshetasve të mëdhenj, ishin pamje mbreslënëse, ishin pamje që ngjallin shpresa për këta njerëz të këtij nënqielli së nuk janë harruar, pas gjithë asaj qka po përjeton njeriu i ynë sot në Kosovë.

Sikur njerëzit kërkuan nga princi që edhe një herë tu ndalin në ndihmë , sepse ndihen shumë të vetmuar, ndodhën të harruar nga udhëheqjët partiake dhe shtetërore , të cilët kurr nuk i qanë hallet dhe problemet më ta .Kjo elitë politike e kan pru situatën politike dhe ekonomike buzë greminës.Këta janë janë shkëputur nga populli, të cilët kanë bërë shtet vetëm për vete. Po mendojnë së pushtetin e kan të përjetshem.Vëtem njerëzit e pa dijshem janë njerëz megalloman .Ishte dashur të mësojnë pak nga rasti i Princit, të mësojnë nga vizitat e me hershme të Klintonit në Kosovë , e të Bushit në Shqipëri, së si duken njerëzit e mëdhenj. Po nejse, kot i shkrova disa rreshta në fund, së kjo kastë politike , dhe madhështia nuk kan asgjë të përbashkët. Prandaj, edhe z. Çarles nga përvoja e madhe që ka, e dinë së në Kosovë dhe në disa vende të rajonit në pushtet janë nomenklaturat neokomuniste …

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz