Shpallje

Bëra 20 vjet martesë, dhe e tërë kjo kohë më shkoi duke përcjellë burrin në rrugëtim dhe duke e pritur se kurë po vjen. Profesioni i tij prej shoferi ma gërditi edhe jetën. Si për sherr, kur unë isha e nxehtë dhe më nevojitej burri, ai ishte në rrugëtim me kamionin e tij autobot. Kur mua nuk ma kojke hiq, ama bash hiq, burri më vinte në shtëpi, edhe atë krejt duart e nxira, ndonjëherë edhe fytyrën, se për rrobat as që mos të flasë. Gjithnjë kishte probleme me një kamion të vjetër dhe, sikur ai të ishte mekanik dhe jo shofer.

Kurrë nuk më shkonte mendja të flladitesha me ndonjë mashkull tjetër, pavarësisht se sa isha e kallur. Gjithnjë gjeja ndonjë punë nëpër shtëpi, sa për ta harlisur mendjen.

Pas luftës, burri sikur vonohej më shumë në rrugëtimet e tij dhe gjithnjë e më pak vinte në shtëpi i nxirë katran. Ndonjëherë më shkonte mendja, nëse ai po drejton kamion, apo ndonjë veturë luksoze! Ditë pas dite e javë pas jave, dyshimi në besnikërinë e tij ndaj meje shtohej, e bashkë me të edhe dashuria ndaj tij zbehej.

Një ditë, derisa ai ishte në rrugëtim, unë i futa rrobat e zhyllosura të tij në koritë, sepse atëkohë nuk kisha makinë rrobash. Duke ia kontrolluar xhepat, jo pse jam idiote, por është rregull që t’i kontrollosh xhepat, para se ti fusësh rrobat në ujë, sepse më ka ndodhur njëherë që ia kam “larë” 1000 dinarë të asaj kohe. Në xhep ia gjeta një kondom… Mbeta gojëhapur, por nuk e prisha disponimin. Vetëm mendoja se si të veprojë, kur ai të kthehej.

Herët në mëngjes, burri i botës u kthye në shtëpi. Për çudi, ishte i pastër dhe kishte një dozë parfumi. Ndoshta hunda e tij ishte mësuar me atë aromë dhe nuk e ndjente, por unë e nuhata menjëherë, bile e kuptova se ai parfum ishte i femrave dhe nuk ishte nga ato që kishim ne në tualet. Edhe pse isha e zgjuar, nuk bëja fare zë, për të parë nëse do të më ngacmonte.

Burri i botës u fut me kujdes në shtrat që mos të më trazoj gjumin dhe menjëherë ia krisi gjumit. I shkreti ishte i rraskapitur fare. Herëve tjera kur vinte, më zgjonte ngadalë, duke mi futur këmbët mes këmbëve të mia dhe bënim dashuri të mrekullueshme, sepse edhe ashtu mua më pëlqen dashuria në mëngjes. Sapo u thellua në gjumë, unë u ngrita dhe ia nuhata edhe më shumë rrobat, ku u vërtetova se përmbajnë parfum femrash.

Në drekë u zgjua “zotnia” dhe më kërkonte një kafe. Ia solla si përherë, por bashkë me kafenë edhe kondomin.
– Ja, merre këtë se për pak sa nuk e kam futur në ujë – i thash, paksa me qortim.
– Nuk është e mundur… Nuk e di, nuk e di se nga ky nalet në xhepat e mi! – u shpreh si me habi, por që fytyra i humbi fare.
– Nuk kërkova sqarime se nga ky nalet në xhepin tënd, por vetëm të tregova se e shpëtova nga uji. Tjera here, kujdes xhepat ë!? – i flisja sikur të isha një damë e vërtetë. Në fakt unë edhe jam e tillë, por pse fati ka dashur që të martohesha herët dhe të jetoja gjithnjë në krah të burrit, unë nuk kam faj.

Ditët në vazhdim hetoja se ai sillej më ndryshe. Sikur e ndiente një barrë të rëndë mbi supe. Por unë, as që ia zeja në gojë këtë ngjarje. Thjeshtë, sillesha sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por, gjatë gjithë kohës u vërtetova se ai po ma luante lojën!
Nga kjo ditë, fillova të mendoja edhe për nevojat dhe kënaqësitë e mia, pavarësisht nëse kjo do të ndodhte me të apo me ndonjë mashkull tjetër. Fundja, kisha shumë oferta, por që asnjëherë nuk e kam “ngrënë”. Menjëherë mendja më ka shkuar tek një djalosh, i cili ishte 20 vjet më i ri se unë, por që shpeshherë i lëpinte buzët kur takoheshim në tregun e perimeve, apo në shitore.