Shpallje

Nicole Scherzinger nuk i pëlqen meshkujt, të cilët mendojnë se janë tërheqës dhe seksi. Këngëtarja mahnitëse, 37-vjeçare, e cila ishte ndarë muaj më parë nga ngasësi profesional i “Formula One”, Lewis Hamilton, ka simpati për dikë që është i mirëfilltë, i vëmendshëm dhe që ka dell për humor. “Në qoftë se ju mund të më bëni të qesh, atëherë kjo është një veti të cilën e adhuroj shumë.

Unë shikoj për një djalosh i cili ka një ndjenjë të madhe të humorit dhe që është vërtet i lezetshëm. Unë nuk pëlqej djemtë që mendojnë se janë tërheqës dhe seksi, por një djalë që është vërtet gjenial dhe i vëmendshëm”, ka deklaruar ajo. Nicole është e kënaqur pasi ajo dhe Lewis janë duke negociuar për kushtet e ndarjes, pasi që familjet e tyre ishin të lidhura me njëra-tjetrën gjatë marrëdhënies së tyre disavjeçare.

Image

“Ne jemi miq dhe kjo është vërtet bukur pasi jemi duke komunikuar përsëri. Unë nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. Mendoj se është gjithmonë e mirë për njerëzit që fillimisht të punojnë në lidhje me veten e tyre dhe pastaj për miqësitë e tyre. Familjet tona janë të afërta. Kjo ndodh kur jeni me dikë për disa vjet. Pra, është mirë që ne jemi miq”, ka theksuar ajo.

“Por unë nuk jam në periudhë të takimeve. Kam qenë aq e fokusuar në punë dhe nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. Momentalisht çështjen e dashurisë e kam lënë anash, por kjo nuk do të thotë se nëse gjej ndonjë djalosh i cili vërtet ia vlen të jem me të, atëherë me siguri se nuk do ta refuzoj. Por gjithsesi se do të jem mjaft e kujdesshme në përzgjedhjen e të dashurit të ri, kjo për faktin se kam pasur lidhje të dështuara në të kaluarën”, ka përfunduar Nicole. Në anën tjetër, ajo tashmë ka filluar punën në këngë të reja, të cilat do të përfshihen në albumin e saj të ri.

Image