Shpallje

Nutricionistët sugjerojnë që të konsumohet lakra sa më shumë, pasi që i absorbon yndyrnat dhe i tretë më mirë. Lakra është diuretik i shkëlqyeshëm, përmirëson tretjen (mund ta përdorin personat me ulçerë ose gastrit), e ulë shtypjen e gjakut, ndikon në pastrimin e enëve të gjakut, mbronë nga kanceri në zorrën e trashë, kurse lëngu nga lakra e ulë sheqerin në gjak dhe shëron gastritin, transmeton Femina.al

Lakra përmbanë shumë sulforafan dhe izocianit, substanca këto të cilat e parandalojnë shfaqjen e qelizave kancerogjene. Përveç kësaj, lakra stimulon edhe memorien, koncentrimin, përmirëson punën e zemrës dhe mbronë nga anemia.

Receta për përgatitjen e lëngut:

Këtë lëng mund ta përgatitni ashtu që, në blender ose shtrydhës për pemë/perime të shtoni një kokë mesatare lakër (të cilën duhet ta preni në pjesë më të vogla), pastaj të shtoni rreth 100 ml ujë dhe lëng nga gjysëm limoni.

Ky lëng duhet të konsumohet i freskët që dmth se nuk duhet të bëni sasi më të madhe dhe ta ruani për konsumim për herën tjetër./