Facebook ka shtuar së fundmi një veçori të re tek aplikacioni i tij Messenger, që me siguri do të pëlqehet shumë nga përdoruesit. Ajo është mbështetja për disa llogari. Kjo veçori e re ofrohet aktualisht vetëm tek pajisjet Android, por së shpejti do të vijë edhe tek pajisjet e tjera.

Deri tani, nuk ka qenë e lehtë për njerëzit të përdorin llogaritë e tyre individuale tek pajisje të tjera. Me këtë veçori të re përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të logohen apo të bëjnë log-out vazhdimisht për të menaxhuar llogari të ndryshme në aplikacion. Përmbajtja e mesazhit nuk do të mund të lexohet nga të tjerët, por mund të shohin vetëm njoftimin se ka ardhur një mesazh i ri. Nëse dhe ju jeni po aq të lumtur sa unë për këtë veçori, na e tregoni në komentet më poshtë.

Facebook-Messenger-1

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz