Shpallje

Përmes kësaj video do të shikoni momentin kur një fëmijë vetëm një vjeç mundohet të mbajë ekuilibrin majë dritares në katin e tretë të një apartamenti, vetëm një minuta para se të shpëtonte.

Pamjet dramatike tregojnë vogëlushin i cili mbahet në dritare dhe mundohet të gjejë ekulibrin, dhe fatmirësisht shmangu një tragjedi të mundshme.

Shërbimi social lokal inspektoi më pas familjen ku jetonte foshnja, në Guara, në periferi të kryeqytetit brazilian, Brasilia. Gjyshi i fëmijës u kishte thënë se dritarja ka një rrjetë mbrojtëse që nuk duket në video, por që reporterët e vërtetuan në vendin e ngjarjes.