Shpallje

Portokalli, xhenxhefili dhe kurkumi janë përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije të cilat sëbashku me mjaltën dhe limonin rrisin imunitetin, qetësojnë kollitjen, ndihmon në dhimbjet e fytit, qetëson dhe relakson trupin tuaj, transmeton Femina.al

Ju nevojiten: 2 limona, 1 portokall, rrënjë xhenxhefili me madhësi mesatare, 1 lugë kurkumë (turmerik) dhe një lugë mjaltë.

Përbërësit duhet të përzihen dhe ti vendosni në enë qelqi.

Më pas, mund të vloni një gotë (filxhan) ujë dhe të shtoni një lugë nga përzierja e fituar me përbërësit e lartëpërmendur.

Këtë pije mund ta përdorni çdo herë kur do të ndjeni se mund të ju zë gripi ose kur imuniteti juaj është dobësuar, kur të jeni ftohur, etj. Masa e fituar nga përbërësit mund të qëndrojë në frigorifer për 1 muaj dhe të përdoret. Përveç kësaj, kjo pije është shumë e shijshme.