A kemi skenarë për anarki në Kosovë?!

Duke filluar nga orët e hershme të mengjesit e deri në mbrëmje qytetarët e Kosovës  shikuan, ndëgjuan  në Parlament, fyerje, sharje, gazë lotësjellës, heqja zvarë të deputetve të Opozitës nga salla e Kuvendit , pastaj arrestimet e tyre nga policia.Kapeshin deputetët opozitarë si lecka të pavlera  dhe hudheshin jashtë. Disa protestonin aty afër kuvendit më moton “poshtë Zejednica, jo Thaçi president” .Ndëgjuam  pas gjithë kësaj edhe deklaratën qortuese karshi  bllokut opozitarë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Delawie, e cila nuk  do të ishte dashur nga Pozita të keqpërdoret për masa  represive karshi  bllokut Opozitarë.Shpesh deklaratat e tilla pushetit iu kthehen si bumerang. Deklarata e Greg Delawie duhet të analizohet dhe kuptohet  mirë nga të dy palët e acaruara politike.Jemi shtet shumë i  vogël në këtë botë dhe pa miqë nuk kemi mundësi   të shkojmë asnjë hap përpara.Pastaj, erdhi edhe dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i deputetit , e shumë  ndodhi tjera të pa mira të cilat zor të mbahen në mend të gjitha, Unë për vetën time nuk kam ndëgjuar së bëhën edhe skenarë që Parlamenti të mbetet pa Opozitë. Kjo nuk përkon me rregullat e demokratike të lojës, por e gjithë  kjo iu hynë në shërbim atyre  të cilët janë  përfolur në mjetet e informimit   si kandidatë potencial  të Gjykatës Speciale. Kjo anarki politike ka mundësi  të eskalon në diqka shumë të keqe për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Duket së gjithaçka është planifikuar  mire , si të ishte skenarë i ndonjë filmi, apo shfaqjeje teatrore .Në politikë nuk ndodhë asgjë rastësisisht , dhe protagonistët e kësaj loje më zjarrë , po shërbehën më slloganin “ Sa më e keqe gjendja politike,  aq më mirë për neve”. Nese  nuk shikohet përtej  interesave përsonale apo grupore do të vjen në pyetja shtetësia e Kosovës . Protesta masovike opozitare ishte diqka tjeter në krahasim më ate së qka pamë sot.Sigurisht së shumë indikative e ngjarjeve të  pamira  ishte deklarata e djeshme aspak e matur  e Hashim Thaqit karshi  protestuesve, edhe pse sot ai para gazetarëve u përpoq të arsyetohet.Vëtem rruga e dialogut  të ndërsjellë mund të përmërson këtë gjendje të elektrizuar politike.Kjo i takon më shumë  pushtetarëve , duke lën anash logjikën  e diktatit. Duke lënë anash arrestimet  dhe grishjet e ndryshme të cilat gadi Kosovën  dhe të ardhmen e saj e kan futur në qorrsokak . Kjo nuk i nevoitet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pushtetet ndrrohen kurse populli mbetet. Këtë sikur  e kan harruar krejt kjo kastë politike e qorruar për pushtet apsolut…