Drejtësia, nje ëndërr e largët

   “Te vdekurit nuk mund te qajne per drejtesi, mbetet detyre e te gjalleve te qajne per te!” Kjo eshte nje shprehje universale e perceptimit te drejtesise si koshience jo individuale, si obligim i atyre qe i njohin vetes forcen per te imponuar prezencen. E kur fjala drejtesi shnderrohet ne kerkese ekzistenciale hyn ne logjike nje tjeter shprehje e autorit themelues te Deklarates se Pavaresise se SHBA, Thomas Jefferson: “Ata qe kerkojne drejtesi duhet te dine te bejne drejtesi!” Me siguri qe pikerisht ne te tille artikulim politiko-filozofik profilizohen shqiptaret, ne perpjekje e siper per te nxjerre ne drite reforma radikale te pushtetit te trete me te rendesishem ne nje demokraci, atij gjyqesor. Eshte pak, por i sigurt, fakti se jemi ende ne tentative e siper, duke negociuar projektin me emblematik qe do te zhbllokoje ngerçin shteteror ne te cilin jemi paralizuar. Ajo qe venit protagonizmin pozitiv te kesaj tentative, eshte pergjigja e disa pyetjeve te kthyera ne subjekt reflektimi te opinionit publik : “Kush po negocion dhe cilat jane interesat e seciles pale? A eshte reforma ne drejtesi iniciative e nje lidershipi qe aspiron progresin demokratik dhe trasparent apo mekanizem i sigurt i uzurpimit te pushtetit dhe arme e ftohte e likuidimit te kolegut politik?”

Veshtire te imponosh logjiken drejt preceptimit te asaj qe aktualisht po shitet! Ajo qe e kthen “Reformen ne drejtesi” ne nje perralle demodè eshte absurditeti i kontekstit ne te cilin kerkojne te reformojne gjyqesorin. Tryezat e negociatave nuk jane pozicionuar asnjehere me komoditet ne vende si Shqiperia, ku regjimi demokratik infantil ka lejuar shitjet dhe blerjet e pushtetit, zhdukjen e dosjeve te bujshme kriminale dhe aferrat komplekse korruptive. Reforma ne drejtesi, me siguri do te rivendose dinjitetin e gjyqesorit, por ajo çka eshte me esenciale eshte fakti se do te zhduke nga sallat e gjyqeve disa prokurore, do te pozicionoje pas hekurave disa gjykates dhe do te shfarrose nga skena politike disa emra potenciale pushtetaresh. Deri ketu, gjithçka duket teper perfekte per t’u besuar ne sfondin e makinacionit te shtetit shqiptar! Ajo qe nuk thuhet, por kjo nuk do te thote se nuk mund te hamendesohet, eshte emerimi i te tjera figurave te gjyqesorit, ndertimi i nje sere istitucioneve bija, popullimi i tyre me militante partiake dhe premtimi ndaj popullit-kukull se ky eshte sistemi qe do te na zgjidhe nyjen e regresit te parekuperueshem te shtetit. Ky do te ishte sistemi qe do te zhdukte helmin e korrupsionit e qe do t’i jepte drejtesi edhe atyre qe sot nuk kane me ze per ta kerkuar…!

E perceptuar si nje nga aspektet me qendrore, kjo reforme ne fakt duket vite-drite larg interesit te publikut te gjere, vite-drite larg atij shqiptari qe vleresohet si inteligjent vetem kur shet dinjitetin qytetar dhe politik kundrejt 1/25-es te pages se nje deputeti. E kur hidhet ne diskutim ideja e nje referendumi, ketu biem dakort paqesisht se injoranca e popullit, injoranca e atij qe drejtesise nuk ia sheh fytyren prej vitesh, nuk mundet kurrsesi te marre vendime te nje niveli kaq deçiziv. Te tilla iniciativa i takojne vetem lidereve, atyre qe konkretizuan ne pushtet projektet e huaja per Shqiperine. Nese konsensusi nuk ze vend ne tryezen e bisedimeve mes paleve do te thote se uria politike nuk eshte njetrajtesisht e shperndare, aq me teper nese shtojme zerat per teka miliardersh qe kerkojne ta kthejne Shqiperine ne realizim te projekteve personale duke i atribuar me te drejte definicionin “Protektorat”.

Pra, me pak fjale na duhet drejtesi! Por, kur Jefferson thoshte se ata qe duan drejtesi, duhet te dine te bejne drejtesi, jam e bindur se kurre nuk do t’i referohej nje populli si ai i yni. Pyes veten nese kjo reforme, do te vazhdoje te projektohet duke çensuruar daljet neper studiot televizive, duke perqeshur me nje meskinitet te papershkrueshem dhimbjen e atyre qe humben dike per faj te skizofrenise dhe obsesionit per pushtet, duke mbyllur ne heshtje skandalet e miliona eurove te zhdukura. A mund te besosh ne drejtesi, kur iniciator i reformes eshte vete krimi? A mund te flitet per drejtesi ne nje sulltanat te karakterizuar nga nje arrogance unike dhe shfrenim i delirit te madheshtise! Drejtesia, nuk lindi sot, nuk lindi me shqiptaret, perkundrazi, drejtesia njihej qe prej antikitetit si pushteti i popullit, si arma me e fuqishme e vendosmerise se sovranit. Ne fletet tona te historise, drejtesia mund te perkufizohej si ajo lloj arme qe shqiptaret s’kane ditur kurre ta perdorin. Edhe kete here, drejtesia do te kthehet te nje strument konsolidimi te endrrave dhe ambicieve politike, ne skenaret e te cileve, ashtu si ne kryeveprat shekspiriane, ka tradhtare dhe te tradhetuar, ka dinake dhe te flijuar, ka shperblime dhe thika pas shpine. E nje kryeveper shekspiriane nuk do te ngjante kurre jashte kontekstit ne politiken tone mesjetare.

Kam pershtypjen se drames sone reformiste i mungon nje personazh i kendshem, por gjithsesi jo aq terheqes per te te munguar! Mungon populli, sovrani, shqiptari i thjeshte qe neser do te trokase ne dyert e pallatit te ri te drejtesise, por se sa do te degjohet trokitja e tij, kjo mbetet nje tjeter dileme e hidhur e fatit te shqiptarit. Nje arsyetim minimal i realitetit ofron tri alternativa se ku mund te jete degdisur ky personazh i leckosur dhe irrilevant ne nje sfond kaq prestigjioz: 1.ne arrati; 2.ne depresion; 3.duke u hequr ende zvarre pas indiferences borgjeze. Me siguri ne nje nga keto destinacione e gjejme njeri-tjetrin. Sepse ne te tille kemi lindur, me nje ndjenje te injektuar inferioriteti, me nje debulese demoralizuese e inaktive, me nje injornace infektive qe na kthen çdo dite e me teper ne retrospektive. Na marrin prej leckash dhe na hedhin bulevardeve, dhe ne, si sklleverit e bindur ndaj padronit veshim syte me hijen e zeze te banditizmit e hedhim ne aksion armen tone me te sigurt, vandalizmin. Therrasim ne turme me ulerima te shfrenuara, thyejme, plaçkisim dhe i ofrojme mediave nderkombetare pamje primitive te egersise qe na karakterizon. E sipas nesh, kjo qe bejme nuk mund te quhet krim, quhet drejtesi. Kur egersise sone i pergjigjen me mbrojtje kesaj i vendosim emrin sulm dhe krim shteteror. Kjo ndodh sepse vizioni yne drite-shkurter te tille profil te shtetit na imponon. Shtetin e shohim si sulltanat te atij qe na premton kotheret, shtetin e perceptojme si te ishte nje banke vullnetare qe furnizon dembelizmin tone famekeq … e si pasoje e pashmagshme, verberia ndaj te tilla premtimeve na mohon ekzistencen, na perplas ne fytyre perçmimin dhe na mbyt me pluhurin e harreses!

Ne fakt, eshte mese e denje nje reforme ne drejtesi invalide, tendenciale dhe absurde ne nje vend si i yni. Ne dite si keto, ku te vdekurit e bulevardeve jane kthyer ne personazhe te fjalimeve politike, eshte e paftuar fjala “drejtesi”. Ne nje kohe kur uria lufton dhemb per dhemb me papunesine, pak kush ka durimin te degjoje operat politike. Ne ditet kur mjekesia falas eshte kthyer ne spektakel te vjedhjes se tenderave te barnave, drejtesia ka marre denimin e “ndalimit te qarkullimit”. Ne nje shtet ku shpresa e fundit ka mbetur arratia, drejtesia shihet si mese e padobishme, inekzistente dhe e larget. Kjo eshte “reforma ne drejtesi”, nje tjeter teater politikisht perfekt, por mese absurd, medioker dhe i huaj ne nje kontekst si ai i sotmi.

Megjithate, kur endrrat nuk kthehen ne realitet ato shnderrohen ne patologji mendore, duke u perkthyer ne obsesione te semura. Te tilla jane edhe endrrat aktuale politike, te rrezikshme nese nuk realizohen dhe fatale nese realizohen. Kjo te lejon te kuptosh se ne te dyja drejtimet ai, protagonisti i degdisur, populli, mbetet serish i humbur. Por, fundja ç’mund te humbase me shume nje popull qe te vetmin ushqim ekzistence ka frymen. Per fat, ashtu si edhe doktrinat budiste rrefejne, fryma nuk eshte ne pronesi te humaneve, nuk ka as padrone dhe as gardiane. Ne kemi qene perhere prè e lehte, sepse varferia intelektuale, shpirterore dhe me pas ajo ekonomike na ka kthyer ne viktima mediokre te patologjikeve mendore per pushtet. Paftesia per te marre ne dore te nesermen e ka vendosur ne pranga endrren per te jetuar njerezisht ne shtetin ku je lindur. Do te thoja se jemi ne nje mase te gjere te prekur nga “sindroma e Stokholmit”, per aq sa mund te ekzistoje paralelizmi me dashurine tone te pashpjegueshme ndaj arrogances, dhunes dhe frikes.

Te gjitha keto plage intelektuale, shoqerore dhe shpirterore e bejne thuajse te pamundur te kuptuarit e asaj qe aktualisht po ndodh. Shprehja me e denje per te kuptuar debatin e “reformes ne drejtesi”, por jo vetem, do te ishte ajo e George Orwell: “Gjuha e politikes eshte e projektuar per te artikuluar genjeshtra qe tingellojne si te verteta dhe vrasin me respekt!”

Pranvera Shehaj – Studente ne degen “Shkenca politike dhe marredhenie nderkombetare”, prane “Università degli Studi di Trento”, Itali