Iluzionet dhe paragjykimet e Mustafës dhe Thaçit!

Dita e festës së pavarësisë së Kosovës, kishte dy pamje krejt ndryshe. Njëra kur pushteti  e festoi këtë ditë te madhe shume zbehtë, shumë pak njerëz ishin tubuar në sheshin Zahir Pajaziti.Fjalime të dobëta sa ska . Edhe pse ende nuk kishte filluar protesta  e organizuar nga Opozita gjithçka dukej se bëhëj nën hijën e saj.Kishim festë në protestë. Karvani i atyre që afroheshin në qender të qytetit para  shtatorës së Skënderbeut, ishte i gjatë si lumë . Turma mbante flamujë kombëtar por edhe të shtetit të Kosovës. Vallja e pavarësisë hiqej aty afer hotelit Grand nga nje grup njerëzish.Protestuesit afroheshin afër vendit ku edhe u mbjatën fjalimet e kreut opozitarë.Gjithçka pati një përfundim të mrekullueshem. Protesta në festë veq sa e madhështoi  ditën e pavarësisë së Kosovës.Nuk u shënua asnjë incident i vetëm.Të drejtën më thënë të gjithë ishim të brëngosur për rrjedhën normale  të protestës .Edhe një herë tjetër u tregua së shqiptarët kur është momenti  vendimtarë dinë  së si veprojnë. Të zhgënjyer duket së mbeten vetëm  kreu i pushetit dhe do servilë  dhe jaranat e miqët  e tyre , të cilëve nuk iu intereson gjë tjeter veq së Isa dhe Hashimi të mbeten në pushtet.Deklaratat e kryeminisitrit, Mustafa  dhe zëdhënësit të tij, Thaçit ishin më shumë së skandaloze.  Atë qe e kishin paramenduar paraprakisht ose edhe planifikuar nuk u doli. Gjatë   qendrimit të tyre  në zyrat qeveritare, gjatë zhvillimit të prostestës  sigurisht së  kan menduar  së protetuesit  nuk largohen pa bërë akte vandaliste. Në fund, zhgënjimi  ishte i madh së paragjykimet e tyre nuk u bën realitet. Po më duket sikur po i shoh të dytë pas protestës së si më neveri po i grisin fletët e tyre të shkruara  ku dënohet dhuna, së ia cilët janë këta, së këta janë dhunues të demokracisë , e çka mos tjetër. Një letër të cilën e mbante Thaçi në duar edhe nashta ka qenë e tillë,  e ndrydhte ngapak siq shihej para ekraneve televizive.Nuk e kam shumë të çartë lexues të ndërur së si një njeri i cili pretendon postin e presidentit të shtetit të shprehet  ashtu  duke fyer  jo vetem kreun opozitarë por  edhe pjesëmarrësit në protestë. Sigurisht së në mesin e protestuesve ka pasur shumë të tjerë edhe të pa parcaktuar politikisht që iu kan bashkëngjitur protestës, së tashmë janë lodhur duke pritur së vetvetiu do të bëhet  mirë në Kosovë. Dihet së edhe partitë Opozitare  e kanë elektoratin e vet që nuk është bash i vogël , siq manipuluan me  numra në foltore  Thaçi e Mustafa. Sikur kjo qeveri po ushqehet nga krizat e prodhuara për të mbijetuar deri në vitin 2018, së shumë merak po e kan Mustafa e Thaçi, të cilët këtë datë e përmenden disa herë. Duket së e përmenden edhe nga pa shpresa, së nuk kan çka më thënë tjetër. Pushtetet autokratike sigurisht që nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Së a do  ta përfundojnë mandatin e regulltë  Qeveria e Isa  Mustafës dhe Hashim  Thaçit  do ta tregojnë ditën në vijim. Do të jetë pak si veshtirë.Kërkoj falje së ndoshta kreut të ekzekutivit  ua prisha pak  iluzionet…!

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz