Veprim i jashtëzakonshëm dhe i papritur i Ramush Haradinajt!

S'di çfarë po presin, pse nuk e shfrytëzojnë deputetët e opozitës rastin ideal që të distancohen nga Parlamenti policor.

Nëse e gjithë opozita e përqafon idenë e Ramush Haradinajt dhe një nga një japin dorëheqje, atëherë kjo do të ishte potez fantastik dhe i paparë politik!

Të rrëzohet pushteti, duke u larguar opozita nga Parlamenti, i cili nuk mund të ekzistojë pa opozitën.

Kjo është çështja!

Nuk largohen deputetët nga Parlamenti, si ‘qentë’ e çartun, si leckat, me dhunë, zvarrë, Kadri.

Fol çka të duash ti.

Ti që njejtë sikurse ujin, ua ke ‘servuar’ deputetëve gazin lotsjellës në Parlament. Pa ty, asnjë pikë gazi lotsjellës, nuk do të mund të futej në Parlament!

Armiku i Hashim Thaçit nuk janë opozita, por është Kadri Veseli, i cili po e shfrytëzon mllefin e opozitës për ta lënë Hashim Thaçin me gishta në gojë!

Jep dorëheqje, zotëri, sepse sado që mund të kesh të drejtë, nuk mund të mbijetosh me polici, pa opozitë.