Shpallje

Protestues nga shoqëria civile janë konfrontuar me policinë bashkiake tek kodrat e liqenit për mosndërtimin e parkut për fëmijët në hapësirën e gjelbër. Sic shihet edhe nga këto foto të siguruara nga shqiptarja.com protestuest kanë shembur kanë debatuar deri në përplasje fizike me policinë, duke i quajtur këto punime si të paligjshme

Ndërkohë që janë shoqëruar ne komisariat rreth 10 protestues mes tyre dhe gra e vajza nga uniformat blu pasi kanë përdorur forcë dhe kanë kundërshtuar policine. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shkulur gardhin rrethues në zonën ku do të bëhet parku dhe me to në duar janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës ku thonë se do të vijojnë protestën

Qytetarët e Tiranës që protestuan ndaj ndërtimit të parkut të lojërave, kanë depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shkatërrim të pronës publike dhe shpërdorim detyre. Në kallëzim thuhet se ky projekt nuk mund të bëhet pa u bërë masterplani i Parkut të Liqenit Artificial dhe Plani i Përgjithshëm i Tiranës.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz