Dëmtimi i objekteve publike dhe detyrimet mbi qytetarët!

    Sa na kushton të gjithëve ne dëmtimi i një objekti publik, duke përfshirë këtu rrugët ,trotuaret, institucionet madje dhe gardhet rrethues apo banerat informues shpesh herë të vendosura në zona tek të cilat kryen investime publike.Marr shkas të reagoj nga ngjarjet e fundit publike të ndodhura në Tiranë. Dy protesta të një pas njëshme në lidhje me një investim prej disa miliona lekësh që po bëhet pranë parkut të liqenit artificial. Një investim ky ndërmjet bashkisë dhe qeverisë , i cili mendohet ti vihet në shërbim me qindra qytetarëve, fëmijë, të rinjë e të moshuar. Një park i cili i mungon Tiranës. Nejse ,duke u distancuar nga ajo që do bëhet , të mbetemi në situatën aktuale tek ajo që po zhvillohet aktualisht. A është e drejtë një situatë e tillë, kaq e rënduar si nga qytetarët dhe politika.Një cështje e cila është kthyer në aktualitetin e ditëve të fundit.

    Pavarësishtë cdo sitate , a ndërtohet me leje apo jo , a është pyetur dikush për këtë investim, a është e lejueshme të ndërtohet në parkun e liqenit etj, një mori pyetjesh që mund të lidhen me njëra tjetrën, të mbetemi tek ajo më kyçja. Kush i stimulon të gjitha dëmtimet që po bëjnë qytetarët apo politikanët në këto ditë???

    Dhe unë jam një qytetar i këtij vendi ,ashtu si shumë prej nesh e dua dhe unë këtë vend. Mbase dhe më shumë se ata të cilët daline bërtasin rrugëve të Tiranës për këtë investim.Unë si i ri dal cdo ditë në këtë park për vrap ,për një veprimtari fizike për të cilën mua më ofrohen kushtet e mundësimit falas. Normalisht ai vend ka nevojë për një dorë të mirë investimesh duke e parë situatën në të cilën është. Por aktualisht askush nuk i kushton vëmendje kësaj pjese, por të gjithë jemi të gatshëm të dëmtojmë atë që po zhvillohet me fondet tona. Aktualisht smund të na pëlqejë ,por në përfundim mund të na vij në shërbim cdo kujt prej nesh.

    Më vjen keq sikurse dhe për ato drunj që u thyen ,një gardh rrethues për të distancuar qytetarët nga kantieri i punimeve , ashtu si dhe për rrjetat metalike të cilat janë hequr gjatë ditës së hënë duke u përplasur e shpërndarë nëpër kryeqytet. Po , po më vjen keq dhe për ato makineri apo vegla pune që bashkë qytetarët e mi i prishën  e i thyen. Vallë a i ndaluan së bëri këto punime?

    Normalisht që jo ,por rënduan akoma më tepër xhepin tonë si qytetarë.Më erdhi keq teksa shihja disa shenja vandalizmi e urrjetje të një pjese qytetare të cilët tërhiqnin hekurat rrethues të zonës në ndërtim pranë liqenit,rrugëve kryesore të tiranës. Vallë cfarë përfituan kështu? A e kanë dëmtuar shtresën e rrugëve tek të cilët kanë kaluar këto veprime? Normalisht që po .Por nesër a do të ngrihet një komision për të miratuar një fond për restaurimin e këtyre rrugëve e trotuareve? Vallë nga do të dalin këto fonde? A na rëndojnë sërishtë ne si qytetar këto veprime?

    Nuk ka dikë ky vend i cili të bëj një konsensus normal ,ashtu sic i ka hije një qytetarie Europiane?

    Të hënën në mbremje u detyrova të dal e të shoh zonën përqark bashkisë së qyteteti, por ctë shihje?Një batërdi e vërtet, dhe e dini cfarë mu dhimbs më tepër? Ato taksat tona ? Po ,po ,pikërishtë ato që ne i paguajmë për më tepër investime, por sic duket investimet i pengojmë vetë, e pikërishtë për munges fondesh.Janë pikërishtë këto shkaqe sepse shumë prej të ardhurave tona do të shkojnë rehabilitimin e këtyre situatave krejtësishtë të pa lejueshme për tu zhvilluar nga ne si qytetarë. Dhe unë jam një qytetar i shoqërisë civile,ashtu si mua apo si ata që dolën të protestonin të dielën ka më qindra të tjerë, të gjithve na pëlqen të jetojmë në një vend ndryshe. Mua smë pëlqen të ndihem i mallkuar që linda në këtë vend, ashtu si dhe shumë të tjerë mundohen të largohen nga shqipëria dhe a e dini arsyen? Arsyeja është fare e thjesht e pengojmë dhe investimet publike. Pra kështu ikin fondet e qeverisë ,bashkisë cdo vit.

    Ta kuptojmë të gjithë mjaftë mirë ,që ato dëme të cilat janë bërë këto ditë sërishtë ne do ti shlyejmë. Ato kompani të cilat kanë fituar tenderin për investime të tilla do të kërkojnë sërishtë fonde , dhe e dini cfarë? Këto fonde do të dalin nga fondi rezervë që ka cdo institucion.Por cdo të thotë të ndërhysh në fondin rezervë? Të shpenzosh para të kota për dëmtimin e rrethimit prej qindra metrash në dy ditë. Por cfarë vlere mund të ketë kjo? Cfarë vlere kanë ato makineri që ju  bashkë qytetarë të mi thyet e dëmtuat?

    Më erdhi keq teksa shihja godinën e Bashkisë Tiranë të cilës i duhej një dorë e mirë pune në fasadën e saj. Një bojë e zezë e shpërndarë kudo ,nëpër mure, grila e dritare. Sërishtë do të shfaqet një fond tjetër për lyerjne dhe pastrimin e këtij institucioni. Por si do të ndikonte nëse ky fond do të shkonte për lyerjen apo rehabilitimin e një shkolle, kopështi ,cerdhe apo qëndre shëndetësore?

    Të nderuar bashkëqytetar, të ndërgjegjësohemi të gjithë së bashku për të ruajtuar atë që na takon ,për të mbrojtur taksat tona e për të kërkuar sa më tepër investime të nevojshme dhe jo të  shpërdorojmë fondet  tona!