Të bëhemi së bashku, mos ta trashëgojmë të keqen për fëmijët tanë

Akumulimi i të këqijave për 17 vite qe nga paslufte shkatërruan çdo vlerë, përmbysi çdo ëndërr dhe humbi edhe atë pak shpresë të cilët kishin jetuar me vite qytetarët tanë për një jetë më të mirë. Ndonëse gjeneratat para nesh kishin ëndërr lirinë dhe çlirimin e këtij vendi, duke ndërtuar histori të lavdishme e guxim qytetar, duke sakrifikuar veten, familjen dhe të ardhmen e tyre për një dite më të mire, sot ata kanë mbetur kategoria me e përbuzur e shoqërisë dhe të zhgënjyer tej mase për keqtrajtimin e veprës së tyre.

Kjo e keqe e madhe nuk ka të ndalur, dhe aq me keq, protagonistet e kësaj të keqe mundohen që si farsë të shesin patriotizmin e tyre para qytetareve që për çdo dite po i shkatërrojnë në heshtje. Por heshtja duhet të përfundojë, dhe kjo gjenerate qytetaresh dhe intelektualësh duhet të këtë tri misione madhore për vendin:

  • E para, për të ja kthyer vlerat meritoreve për çlirimin e këtij vendi kategorive me të ndritura siç janë : të burgosurit politik, invalidët dhe veteranëve e UÇK-së, dëshmoret e Kombit, minatorët e Trepçës, Mësuesit dhe profesorët qe 10 vite punuan pa paga dhe gjeneratave të mëdha të lëvizjes kombëtare për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës;
  • E dyta, për ta zhveshur këtë klikë politike nga matrapazllëku i tyre dhe postet e pa mëritura dhe për të ndarë: Ushtarin e UÇK-së prej UDB-ashit, Komunistin prej Demokratit, Analfabetin prej intelektualit, patriotin prej tradhtarit dhe mikun nga armiku;
  • E treta, për ta kthyer shpresën tek ky popull i cili asnjëherë në historinë e tij të lavdishëm nuk ka qenë me i pa shpresë dhe me i zhgënjyer.

E di, që qytetaret kur e humbin shpresën e kanë vështirë të besojnë në kauzë, kur janë të zhgënjyer e kanë të vështirë të besojnë në ndryshim, por duhet edhe njëherë që bashkërisht të gjejmë forcën, guximin dhe bashkimin për ta mundur ant-vleren në shoqëri, për ta kthyer dinjitetin dhe se bashku ta ndërtojmë shtetin.

E kuptoi se sa vështirë është për një rini që në vend të ndërtimit të jetës së tyre intelektuale e familjare, të brohorasin rrugëve me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi dhe demokraci, por a nuk ishin edhe gjeneratat para nesh që morën guximin ta sakrifikojnë rininë e tyre për ndryshim. Prandaj ky është shansi i fundit për ndryshim, dhe në mos qe NE nuk punojmë që tani, mos-guximi jonë do ta trashëgoje të keqën tek fëmijët tanë. Ata nuk do na falin, dhe gjenerata e ardhme kanë të drejtë të na thonë frikacakë!

Prandaj, të gjithë se bashku pa dallime politike, pa dallime fetare e regjionale, pa anshmëri intelektuale e grupe të interesit, të bëhemi bashke dhe të ndërtojmë një Kosovë me ndryshe. Guximi jonë do të jetë kopsht me lule për gjeneratat që vinë dhe pushim i eshtrave për dëshmorët që ranë, prandaj le të bëhemi bashkë dhe të realizojmë një ëndërr të gjeneratës që shkoj për ne dhe të mbjellim një të ardhme për gjeneratën që do vijë pas nesh.

Asgjë nuk është e pamundur nëse ne Guxojmë! Mos të lejojmë që trupi ynë të vdes i gjallë, sepse kur shpresa humbet ne kemi vdekur. Askujt si kemi borxh të lozë me fatin tonë, dhe këtë fat ne duhet ta marrim në dorën tonë nuk duhet të lejojmë që dy apo tre individ të lozin sikur ne s’kemi ekzistuar fare. Bashkimi i të gjithëve do e mundë të keqën, andaj asnjëherë në histori nuk kemi qenë me afër për të demaskuar këtë të keqë dhe për ta kthyer Historinë që na takon, betejat e lavdishme e liridashësit patriot në ballë të Oxhakut.

Në një vend ku edhe gruaja fyhet nga një kryeministër, në një vend ku vidhet në përmendoret e dëshmorëve, në një vend ku urrehen çlirimtaret, në një vend ku përbuzën intelektualet, në një vend ku rini behët makineri votash në shërbim të diktaturës, në një vend ku për çdo ditë e më shumë trashen muret e izolimit nuk mund të ketë Demokraci, nuk mund të këtë liri e shtet-ndërtim. Si rezultat i saj, të nderuar vëllezër e motra, të rinjtë e të reja, burra e gra, të zhgënjyer e të pashpresë, çlirimtarë e ndërtimtar të lirisë, mësues e nxënës të bëhemi bashkë për të shpërthyer muret e izolimit dhe për të ndërtuar shtetin e se ardhmes për fëmijët tonë.