Vazhdon arrestimi i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s

Policia e Kosovës ndaloi sot dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kastriot Gërbeshin dhe Januz Shatrin, të cilët më pas i arrestoi pa asnjë arsyetim. Këta dy aktivistë i shtohen 21 aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s, që aktualisht janë nëpër masa të ndryshme policore, nga të cilët 13 janë nëpër burgje.

Kastriot Gërbeshi dhe Januz Shatri
Kastriot Gërbeshi dhe Januz Shatri
Shpallje

Kjo është një fushatë persekutimesh politike që të kujton kohën e regjimit jugosllav. Opozitarët, veçanërisht Lëvizja VETËVENDOSJE!, po trajtohen si cak i abuzimit policor. Arsyeja pse po ndodh kjo është për shkak të dëshirës të pangopur të Hashim Thaçit për t’u bërë President dhe për shkak të mospranimit të zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për ngërçin politik që e ka prodhuar veprimtaria antikushtetuese e Qeverisë Mustafa-Thaçi.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe ndaljen e kësaj fushate të përndjekjes për arsye politike.