Orët e liga të Kosovës

Shumë gjëra serioze  na ndodhen në Kosovë qw nga pas lufta. Por ajo që tash po ndodhë, është diqka  tepër e rëndë, e pa parashikuar dhe shumë shqetësuese.Ata që janë në krye të shtetit, po dëshirojne të krijojnë një shoqëri krejt  më vlera relativizuese, duke i dezorjentuar kështu qytetarët nga ajo qensorja , siq është mirëqenja dhe procesët zhvillimore .Kjo shoqëri ka mbetur  e  pa stabilizuar siq janë shtetet e civilizuara Perëndimore.Kosova është bërë vend  ku siguria ka rënë shumë ulët, ku jeta e njeriut të thjeshtë  po planifikohet nga  pushtetarët. Jo stabiliteti politik permanent është duke na degraduar si shtet dhe  po na dobëson si komb në Ballkanin ende të trazuar.Ky shekull më të drejt edhe  u quajte shekulli i shqiptarëve, por gjithë ai pozitivitet i krijuar me mund dhe sakrifica të mëdha po rrënohet nga  kjo kastë politike. Po rrënohet nga ata që nuk i kan dy lidhje se çka don të thotë shteti dhe qka don të thonë vlerat kombëtare. Nuk ke si ta klasifikosh ndryshe këtë kastë politike e cila nuk është mirë  më mendet e kresë, mos te thëm qe ka nevoje komplet të dergohen  në psikiatri.Themelët e shtetit të Kosovës po luhaten seriozisht këtyre ditëve per karriga pushtetare. Nuk ekziston kot termi miopë politik. Kjo tezë e mbrapsht politike po vjen në shprehje pikërisht për shkak të mbrapshtive të pafundme  të  elitës në pushtet.Kjo është strategjia më e keqe që po ndërtohet. Ate që po shohim  tash e shumë kohë, kjo mund të ndodhë vetëm në ndonjë shtet të prapambetur afrikan , kur fiset dhe grupet e bandave  luftojnë më  njeri- tjeterin .Po  japin fotografinë më të keqe para botës demokratike. Kjo logjikë e kokë fortësisë po e dërgon shtetin e ri të Kosovës në greminë.Largone nga kokat e juaja të  nxehta logjikën e dominimit dhe  triumfiratit mbi masën. Rrallë tjeter  mund të ndodhë ndonjë mrekulli  siq ndodhi në luftën , e fundit kur e tërë diplomacia Perëndimore dhe Amerikane u vu në shërbim të shqiptarëve të Kosovës, duke na hequr një armik  aq të urryer e aq mizor siq është Serbia. Në luftë për pushtet po doni të rrënoni mundin dhe sakrificen sublime të shumë atdhetarëve të cilët në etapa historike nuk e kursyen as jetën që ta fitojmë lirinë .Avash, avash ju atje lartë që nuk po zbritni në tokë,,duke menduar së jeni bërë  do Zotëra. Kosova për shkak të ambicieve  të sëmuara që i keni  po përjeton orët  veta më  të liga…