Rehatinë që se arriti ndonjëherë

Një shpirtë i etur për liri kërkonte dritën e zemrës që se gjeti kurrë. Arratiset në vetmin e heshtjes e mundohej të gjente shkakun e trishtimit e të pakënaqësisë shpirtërore, duke numëruar rrugët nëpër të cilat kishte kaluar.

Kujtonte kohën kur ishte përpjekur t’i plotësoi idealet e tij pa e vënë re askush, duke mos menduar për ata që mund ta ndalnin e ta kafshojnë gjatë udhëtimit. Presionin gjithmonë e ndjente si forcë për të vazhduar më tutje, e urimet i merrte thjesht fjalë sepse e dinte që ato i humb era.

Çdoherë pyeste atë që kishte përvojë, e jo atë që kishte dituri, ngase kështu e dinte që do të gjej zgjidhje edhe atëherë kur nuk do të kishte mjete. Ai mendonte se ishte i menqur, andaj respektonte fjalën e tjetrit. Megjithatë sa herë që i dituri fillonte të polemizoi me të, i thoshte “mirupafshim” sepse e dinte që do të dilte i humbur.

Asnjëherë nuk i dëgjonte politikanët kur flisnin për ideale e principe sepse e dinte që ishte njësojë si t’i dëgjosh prostitutat duke folur për moral. I kishte shumë qejf piktorët për arsye se ata me një vizë mund të kuptoheshin më tepër sesa shumëkush që përdorte fjalët. Ndër të tjera ai kurrë nuk mbyllte plagën pa e hequr plumbin meqë e dinte se një ditë ajo do të mund të shpërthente diku tjetër.

Lexonte shumë, ngase ishte i vetëdijshëm se të lexonte vetëm një libër mund të merrte në qafë atë që se kishte lexuar asnjë. Ai mendonte që ta urresh të fortin është dobësi, sipas tij duhet ta urresh vetën që nuk ke mundur të bëhesh si ai. Dëshira e tij ishte të shkruante në fleta të bardha për shkak se e kishte mundësin t’i jap drejtimin e fjalëve në rrjedhën që ai dëshironte.

Sa herë që gabonte nuk mundohej të shkarravitej në hendekun e moqalit që kishte rënë ngase e dinte që do thellohej edhe më tepër. E mira e tij e madhe ishte se ka pasur të zhvilluar shqisën që ka ditur të dalloi mikun nga servili.

Kurrë nuk iu ka besuar dritave e spektakleve ngase vazhdonte të mendonte se ato bëheshin për të mbuluar të metat në përmbajtje. Kujtonte gjithmonë të keqën që ta dallonte të mirën. E ka dashur të vetën por asnjëherë se ka nënqmuar të huajën.

Iu është përulur vetëm Zotit edhe atëherë kur ateisti i kishte vënë koburen në fyt. Në as një rast nuk iu ka hedhur në qafë të dobtit nga frika se pesha e rënduar mund ta këpusë atë, e thërmiat mund ta gjymtojnë. Nuk brengosej që ishte i varfër e ecte në tokë ngase e dinte që edhe flutura në fillim ishte krimb.

“Duaje profesionin tënd por largohu atëherë kur nuk të sjell të ardhura sepse ne marrim frymë për të mbijetuar” – thoshte ai. Prandaj, duke mos gjetur rrugëdalje vendosi ta braktisë atë vend sepse mund të ishte i përlyer me mallkime dhe vetëm të mallkuarit mund të gatuanin aty.