Pak histori për fshatin Mjak!

Sopi & Laçi: Intervistë me Prof. Tefik Ajvazi – Mjaku

Fshati Mjak shtrihet në jug të komunës së Vitisë, gjegjësisht në pjesën verijugore te Kopilaqës në Malin e Zi të Shkupit, ku kufizohet me fshatrat Binçë, Debellde, Tanushë, Smirë, Korbliç dhe me kufirin me Maqedoninë.

Studiuesit jo shqiptarë, pa baza shkencore e argumente të tjera, mohonin autonominë e popullsisë shqiptare në këto troje, të cilët shtonin se shqiptarët autoktonë, në këto treva, Kosovë e më gjerë, pra edhe në fshatin Mjak, kanë ardhur nga Shqipëria Veriore, pas Luftës Austro-Osmani të viteve 1683-1690 dhe 1737-1739.

Por, popullata e fshatit Mjak, sipas autorit të monografisë “Vatrat e shuara atërore” prof. Tefik Ajvazi-Majku, mbështetet në disa të dhëna gojore, të cilët kanë histori të gjatë dhe tejet interesante. Ata (Mjakasit) në fillim kanë emigruar nga Topojani i Kukësit, të cilët janë vendosur në fshatin Shipkovicë të Tetovës, vend ky ku pati edhe banorë të tjerë shqiptarë. Siç dihet, nga shumë dokumente, jeta nën sundimin osman ka qenë shumë e rëndë, ku Mjakët nga Livoçi, shpërngulen në fshatin Mjak të Malit të Zi të Shkupit.

“Themelues i fshatit ishte Hasan i fisit Krasniq, i cili kishte tre djem: Idrizin, Islamin dhe Beqirin”. Sipas autorit të monografisë, mjakasit janë vendosur para 300 vjetësh në këtë vendbanim, ku, gjatë tërë jetës së tyre, kanë hasur në muret e kalasë, varreza të vjetra, por, me largimin e popullatës në fjalë, këto trashëgimi të hershme janë lënë të shkreta e pa përkujdesje.

“Po s’punove për shqiptari, nuk përmendesh as në shtëpi. Shqiptari, kah do që shkon, vendin e vet s’e harron”(popullore).

Prapa

1. Intervistë me Prof. Tefik Ajvazi – MJAKU

Ekskluzive nga Marjan Sebaj Sopi & Nazif Laçi

Prof. Tefik Ajvazi – MJAKU, gjuhë dhe letërsi shqipe, i lindur më; 01. 06. 1943. është një punëtor i madh i çështjes kombëtare, një njeri që shkriu e shkrinë tërë jetën e tij duke edukuar gjenerata e gjenerata të reja, punëtor shumëveçar në arsim, dhe krahas punës në arsim ai nuk u ndal as së gjurmuari si një hulumtues, kërkues dhe historian i vërtetë mbi lashtësinë e popullit shqiptar, e në veçanti vite të tëra apo dekada grumbulloi dokumente si arkivore si ato gojore rreth fshatit apo vendbanimit të të parëve të tij pra të fshatit Mjak. Fshat ky strategjikë që gjindët në mes kufirit Kosovë – Maqedoni.

Kohën e fundit gjegjësisht vitin 2015., z. Tefik Ajvazi – Majaku botoi edhe librin e tij monografik pra monografi me vlerë publicistike e shkencore titulluar:„Vatrat e shuara atërore…“ kushtuar pikërisht këtij vendbanimi, fshatit Mjak, fshat i lashtë strategjik dhe me kalaje, kurse neve shfrytëzuam rastin dhe mirësinë e tij për të biseduar dhe të na thot ai vet diç më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme dhe të frytshme në shërbim të Kombit dhe të ardhmës tonë.

  1. Tefik Ajvazi – Majku është njeri i qetë, dhe çdo bisedë fillon me humor, me shaka, është plotë energji pozitive, i hapur dhe komunikativ…Në bisedë me te do të shpalosim gjendjen në arsim dikur, situatën dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve si dhe bisedë rreth jetës dhe punës-veprimtarisë së Tij edukativo-arsimore dhe shkencore e në veçanti mbi librin e tij të fundit, monografinë mbi fshatin e tij të prejardhjes Mjaku-n.

(PS. Në bisedë ndërlidhët herë pas here edhe prof. Nazif Laçi, historian, mik i prof. Tefik Ajvazi – MJAKU-t)

Marjan Sebaj – Sopi: Prof. Tefik Ajvazi i nderuar para se të fillojmë bisedën, deri më tani në bisedë të lirë e relaksuese dhe shumë të këndshme treguat mbi historitë lidhje me kalatë, ku po hetoi dhe duket se jeni të mahnitur me to, shembull siç i quaj unë Kalatë e Mjakut dhe Tanushës „Kala vëzhguese“ pra, çka mund të na thoni për fillim, meqë mesi po pres të dëgjoj nga ju si studijues e hulumtues që jeni marrë kogjo një kohë të gjatë me vendndodhjen e këtyre kalave! A kanë egzistuar ato, dhe për farë çëllimi? Dhe, lidhje me kalanë e Binçës ke gjetë gjë apo ke shkruar këtu në librin tuaj „Vatrat e shuara atërore“?

Prof. Tefik Ajvazi – MJAKU: Shihni, unë kam vizituar vet kalanë e Binçës e dy kalatë e tjera, bile këto edhe i kam përcjellur me fotografi, i keni në librin tim, dhe mesiguri i keni parë. Unë kam biseduar me një të moshuar, plak nga Goshica i cili është mbi 92 vjeçar, ai thot: Unë mbajë mbend se tre kalatë tjera (dmth e Binçës, Mjakut dhe Tanushës…) kanë qenë të lidhura njëhera me tjetrën…, por ato kanë pas mes veti rrugë të ngushtë apo si quhen ato rrugë dhiare.

Mesiguri se kalaja e Binçës e të tjerat iu kanë shërbyer njerëzëve e në veçanti ushtarakëve (ushtrive që nga perandoria Iliro- Dardane, Romake, pastaj ajo Osmane e tutje) për nevoja të ndryshme të tyre. Po është e vërtetë se në Binçë ka qenë më lehtë me depërtuar dhe ajo ka qenë Kalaja bazë si fortfikatë apo Kështjellë e para si mbrojë, kurse këto tjerat si kalaja e Mjakut e Tanushës etj. kanë qenë siç potencuat juve më tepër „Kala vëzhguese“, sepse nga këto Kala apo Kështjella që nuk janë ndërtue në lugina ku është errët e nuk kanë pamje, por janë ndërtuar pikërisht në vende strategjike e në vende me lartësi të larta mbidetare, të marrim shembull vetëm Kalanë e Mjakut nga e cila siç themi shihen si në shuplakë të dorës Gjilani e Ferizaj, pra shihet e kontrollohet e tërë Anamorava, pra këto vende ku janë ndërtuar Kalatë kanë qenë vende të rëndësisë së veçantë dhe të madhe strategjike për popullatën e këtyre anëve, popullatën Iliro-Dardano-shqiptare.

Marjan Sebaj – Sopi: Prof. Tefik Ajvazi – Mjaku, ju përshëndesim dhe ju falenderojmë për këtë hyrje në bisedë dhe që gjetët kohë për këtë bashkëbisedë me ne (mua dhe prof. Nazif Laçin) dhe lexuesit tanë të dashur. Fillimisht, t’i prezentohemi opinionit të gjerë, Ju lutëm na thuani diç rreth jetës Tuaj, kur jeni të lindur…, dhe sa kuptova unë Ju jeni nga Smira, pra çka ju shtyri ju të shkruani monografinë: „Vatrat e shuara atërore“, monografi kjo për fshatin Mjak?

Prof. Tefik Ajvazi – MJAKU: Po e vërtetë, unë jam i lindur në Smirë të Vitisë dhe jam Mjak i Smirës, i lindur më; 01. 06. 1943. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje dhe në Goshicë, kurse shkollën normale „Zef Lush Marku“ në Shkup. Studimet i kam kryer në Prishtinë në Fakultetin filozofik dega „Gjuhë dhe letërësi Shqipe“ në Universitetin e Prishtinës. Poashtu kam kryer edhe provimet në shkallën e tretë. Për një kohë punova si mësues në fshatin Gushicë dhe në fshatin Gërmovë. Pas studimeve jam pranuar të punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnaz në Ferizaj, ndërsa qysh nga viti 1974 jam emëruar edhe këshilltar në Entin profesional për përparimin e arsimit dhe edukimit ku punova për 26 vite radhazi dmth deri në vitin 2000.

Prapa