Dhembje për Gëzimin

Gëzim Arifi, 19 vjeç, vdiq derisa ishte duke punuar në ndërtimtari në Zhabar, pas rrëzimit të një muri.

Në varrimin e tij , përveç qytetarëve të shumtë nuk mori pjese asnje nga zyrtaret lokal apo qendron. Dhimbje dhe pikëllim ndihej kudo,një djalë i ri po mbuloj me dhe.Cdo vdekje është dhimbje, por kjo e Gëzimit merr tjetër konotacion për vet mënyrën e vdekjës së tij. Në shtetet normale një vdekje e tillë do pasonte edhe me dorëheqje te zyrtarëve komprtent për mos zbatimin e Ligjit të Punës. Ligji i Punës i cili është miratuar më 2 nëntor 2010, dhe ka hyrë fuqi më 16 dhjetor 2011,por që asnjëherë nuk po zbatohet. Disa punëtorët vazhdojnë të punojnë jashtë orarit, pa siguri në punë, pa kontrata, pa asnjë ditë pushim dhe vazhdojnë të durojnë padrejtësitë e punëdhënësve. Edhe Gëzimi nuk kishte siguri ndaj edhe e pësoi, nuk kishte siguri se askush nuk i’a afroi.Gëzimi dhe shumë shokë të tij, nuk trajtohen as si punëtor, janë skllevër modern për një kafshatë, që shpesh edhe po i’u mbetet në fyt.

Askush anjë fjalë, heshtja pushtoi cdo gjë. Shteti indifernet nga rastit të Gëzimit dhe familjes së tij, të cilët mbetën edhe pa atë kafshatë, që e siguronin nga “ skllavi modern ”. Një qeverisje pa ndjenja është e rrezikshme për shoqërinë, populli po vdes për neglizhencë të shtetit, derisa pushtetarët krekosen me lluksin e tyre.

Ka ndodhur edhe rast të tjera , ndonëse disa edhe patën fatin të shpëtonin por pasi kanë përfunduar në spital iu është dashtë që të paguajnë spitalin vetë dhe gjatë asaj kohe kam mbetur pa të ardhura. Këtë fat e kanë pasur edhe shumë kolegë të Gëzimit. Kjo ka ndodhur sepse kanë punuar pa kontrata dhe punëdhënësi nuk ka dashur që dëgjojë për këtë çështje. As tani nuk kanë kontrata, pra nuk kanë kurrfarë sigurimi, e shteti hesht. Hesht sepse janë të ndershëm, e në një shtet ku mafia udhëheq, është e “ rrezikshme “ të jesh i ndershëm e të punosh me djersë. Për qeveritarët punëtorët e sektorit privat janë njerëz të dorës së dytë, pa të drejta, të dënuar për të bartur Gurin e Sizifit mbi shpinë.Shkurt janë në të njejtin nivel të drejtash si në kohë të Marksit Sllavopronarizmi i’u shërben pushtetarëve, të cilët edhe janë biznesmena, duke iu ikur detyrime sipas ligjit , përfitojnë shuma të majme në kurriz të punëtorëve.

Gëzimi është viktimë e një keqqeverisjes, e bandave që kanë kapluar cdo sektor, shteti nuk qau Gëzimin, se të tillë ka sa të duash, njerëz që skamja i’u ka vën lakun në fyt ., e që janë të detyruar edhe jetën të rrezikojnë për një kafshatë bukë.

Ky shtet do të vazhdoj të prodhoj Gëzima, përderisa nuk do i kthej sytë nga populli…!!!

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz