Kur triumfon antivlera

Si hija e panjohur e se shkuares, vertiten vlerat njerezore sot. Ekzistenca e te çmueshmes po shuhet ngadale, pa u ndjere, ashtu si pluhuri i nje magjie aq hyjnore sa dhe te pabesueshme. Dhe ne, jemi si maska te padeshifrueshme te nje loje absurde. Jemi artikulues te frazave klishè, jemi pjese te nje bote ku mendimin e sfidon mediokriteti, ku endrrat i nenvlereson luksi, ku mençurine e injoron arroganca, ku shpresen e vret pa frike ambicia e pamoralshme. Jemi udhetare te nje epoke ku morali eshte kthyer ne atribut te te pamoralshmit. Jemi deshmitare te nje beteje ne kampin e se ciles jane dy luftetare: ai qe ka gjithçka pa pasur endrra kunder atij qe s’ka asgje veç endrrave.

E çuditshme kur kupton se kufiri ndares mes inteligjences dhe oratorise po sfumohet sikur te mos kishte pasur kurre sinjifikate. Ironike kur lexon cdo sekonde se si injoranca prononcohet, bertet paturpesisht dhe merr pergjegjesine e te diktuarit, vesh mantelin e intelektualit dhe artikulon pseudo-filozofine e jetes. Kontributi me i madh ne kete drejtim jane absolutisht rrjetet sociale, aty ku gjithkush krijon perandorine e tij virtuale… aty ku, ashtu si Umberto Eco do te thoshte, gjithkush arrin te fitoje vemendjen qe nuk e ka ne realitet. Eshte ironi deri ne sarkazem kur kupton se sa lehtesisht sot injoranca eshte kthyer ne soprano boterore te fjales fale rrjeteve sociale. Aty gjen boten qe ne fakt realiteti nuk ta ofron. Aty, dashuria shperthen burgun e hipokrizise dhe shfaqet hapur me gjithe meskinitetin e saj. Aty, bukuria eshte kthyer ne perfeksion te teknologjise dhe nuk njeh as grimcen e natyrales. Aty, te gjithe dashurojne çmendurisht te gjithe ashtu si te gjithe komentojne me kenaqsi te gjithe. Ajo qe te shokon eshte menyra se si filozofia dhe mesimet per jeten vihen ne gojen e gjithkujt, frazat e mençura kthehen ne statuse identifikuese te atyre qe veshtire se kane minimumin e bagazhit intelektual dhe kulturor.

Megjithate, ne kohera te tilla kur kriza e identitetit mund te cilesohet si sfida me e madhe globale, ia vlen t’i shohesh gjerat me pozitivisht. Kjo nenkupton pikerisht te vleresoh rrjetet sociale per faktin e te ofruarit te botes ashtu si do te duhej te ishte. Eshte pak a shume si nje film deri diku amator i fillesave hollivudiane, kur niveli i aktoreve linte shume pikepyetje, por gjithsesi ngelej argetimi me i preferuar i gjysmes se dyte te viteve ‘800. Nje film ne realizim e siper ku reklamohet pa limit dashuria qe ne realitet perkthehet ne urrejtje te kamufluar, ne perçmim te pamotivuar dhe ne demoralizim te atyre qe ndoshta deshirojne me teper se sa thjesht te mbijetojne ne kete bote. Sot, individualizmi eshte e vetmja zgjidhje per te qene i sinkronizuar me ambiciet, per te qene ne dispozicion te endrrave dhe ne sherbim te nje te ardhmeje te papercaktuar, por gjithsesi ndryshe nga ajo e sotmja. Ne fakt kjo eshte nje antivlere e paster e realitetit sepse nje bote me pozitive eshte ajo ku gjithkush motivon gjithkend, ku ndihma kthehet ne detyre dhe urrejtja nuk ze vend ne shpirtin njerezor. Nje bote ideale nuk mund te jete kurrsesi individualiste sepse individualizmi nenkupton izolim, e megjithate sot duket te jete strategji mbijetese. Te jesh individualist, sot eshte i vetmi tren drejt destinacionit te enderruar, por gjithsesi krejt te panjohur.

Te duash sinqerisht sot, eshte ne paralelizem te plote me dike qe zbret ne fushen e betejes i paarmatosur. Sepse sinqeriteti yt do te duhet te perballet me nje amator hipokrizisht te dashur, me dike qe dashurine e ka ngritur mbi guret e interesit, me dike qe do me te njejtin intensitet ashtu si edhe urren, me dike qe ka te njejten buzeqeshje, te njejtin ndriçim ne sy me kedo. A eshte e mundur te duash universalisht? A eshte e mundur te pershtatesh perfeksionisht me karaktere te ndryshme? Kjo dihet boterisht qe jo …, por gjithsesi skena e perditshmerise eshte e mbipopulluar me te tille portrete. Kur doktrinat fetare te çdo kendi te botes flasin per paqe dhe dashuri universale, jam e bindur se nuk kane projektuar nje imazh te tille, perkundrazi nje tablò teresisht tjeter…nje tablò ku melodia e ndjenjave mbizoteron ambicien e pashmangshme te humaneve, ku familja nenkupton sakrifice te te dyja paleve, ku shoqeria ngrihet mbi vlera te karakterit, ku perfeksioni i ngritur mbi falsitet dhe krenari nuk quhet me perfeksion, ku lideret jane idhuj shpirterore perpara se te jene idhuj politike, ku qellimi nuk justifikon mjetin, ku sinqeriteti eshte ekuilibri me i sigurt i marredhenieve njerezore, ku kritikat jane pjese te arritjeve, ku ambicia e perkthyer ne pune eshte virtyt … ku njeriu eshte natyrshmerisht njeri, jo aktor, jo maske, jo marionete, jo portret fals i inteligjences, jo i dashur ne menyre te pabesueshme, por thjesht njeri, shumesi vlerash dhe te metash.

Keto jane motivet pse besoj se sot po triumfon antivlera. Brenda njeriut ka dy lloje ujqerish, ujku i zi, simbol i se keqes dhe ujku i bardhe, simbol i se mires. Brenda teje triumfon ai qe ti ushqen, ai ne te cilin ti investon me teper. Rregulli politik i mazhorances funksionon edhe ne shoqeri, fiton mazhoranca, dhe mazhoranca sot duket se ushqen ujkun negativ brenda vetes. Fatkeqesisht, jeta nuk zgjat me miliarda vite dhe natyra njerezore eshte e prirur drej racionalitetit, qe do te thote te fitosh maksimumin me minimumin e mundimit. Nuk ka kohe te sakrifikohesh per nje bote te tille, prandaj e vetmja alternative mesatarisht avantazhuese eshte pershtatja. Kaq e thjeshte! Ti duhet te pershtatesh persosmerisht me kete bote antivlerash, me ata qe te rrethojne dhe me absurditetin medioker te tyre.

Megjithate pershtatje nuk do te thote kamuflim, do te thote thjesht nje zgjidhje inteligjente dhe e pademshme per askend. Rikthehem aty ku u ndala me pare … tek individualizmi, si i vetmi mekat i lejueshem i botes ne te cilen jemi pjese. Eshte e vetmja arme e cila arrin te shmange demoralizimin qe te tjeret te injektojne, arrin t’i pergjigjet hipokrizise me injorim dhe urrejtjes me heshtje, arrin te pozicionoje aty ku i takon injorancen dhe te perdore me mjeshteri dhe pozitivisht inteligjencen, arrin ta artikuloje dashurine thjeshtesisht dhe pa shume show, dhe si perfundim ajo ç’ka eshte me esenciale … individualizmi te le ne paqe me te tjeret dhe ne lufte me vetveten, nje lufte ne te cilen je vetem ti, ambicia jote dhe imazhi i nje endrre qe te shoqeron çdo sekonde. Eshte vertet strategjia me avantazhuese aktualisht, por paradoksalisht me kosto te larta shpirterore !