Shëmbulli i Kroacisë më rastin e dënimit të ish–kryeminstrit Ivo Sanadar

Ish kryeministri i Kroacisë , Ivo Sanader pas një procesi gjyqësor që zgjati dy vite për keqpërdorim të pozitës u dënu më nëntë vite burg. Po ashtu , do ti konfiskohet tërë pasuaria  e tij, dhe e familjës   e realizuar me veprat e dënuara.A nuk është ky proces gjyqësor shëmbulli më i mirë së si duhet të funkcionojnë organet e drejtësisë të një shteti demokratik. Sanader veq që është dënuar për veper penale , atij si masë e dënimit iu shqiptua edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Ne Kosovë këso rasteve të korrupcionit dhe të krimit të organizuar këmi   më bollëk.

Shumë qeveritarë u moren nga organet tona të drejtësisë për  keqpërdorim të pozitës , por ata jo vetem që u liruan pas një kohë të shkurtër të përballjës  më ligjin , por  u kthyen në pozitat e tyre të larta pushtetare, që nuk ndodhë në asnjë vend tjeter demokratik.

Disa u lejuan edhe të largohen nga vendi duke i ikur kështu arrastimeve për vepra penale.Organet më të larta të shtetit tash e shumë kohë janë bërë  epiqendra  e krimit të organizuar dhe korrupcionit. Po të kishim organe të gjyqësisë të pavarura nga politika ditore , sigurisht së shumë kënd  do ta priste fati i ish kryeministrit kroat, Sanader.

Këto struktura  politike dhe shtetërore janë përfolur  shumë në opinion së janë struktura që direkt ose terthorazi kan lidhje më krimin e organizuar .  Shumë çka në Kosovë pamë dhe dëgjuam nga ngjarjët e pa mira që po ndodhin, dhe këta njerëz në pushtet po sillën dhe veprojnë sikur të mos kishte ndodhur ama bash asgjë .

Përmes situatës permanente konflktuoze po bëjnë përpjeke të mbesin në pushtet, nga droja së strukturat e reja politike që do të zëvëndësonin , do ti qesin para organeve të drejtësisë për keqpërdorime të pozitës shoqërore.

Elitat politike  janë pasuruar mbrenda natës, dhe deri me tash nuk po kemi ndonjë hetim nga organet përkatëse për prejardhjën e kësaj pasurie. Ata kan stopuar deri më tash çdo hulumtim të pasurive të tyre, përmes njerëzve të tyre të inkudruar në organet  përkatëse.

Të gjitha raportet e deritashme ndërkombëtare kishin bërë të ditur së nuk po luftohet korrupcioni dhe krimi i organizuar , si parakushte për tu inkuadruar shteti ynë  në strukturat relevante të BE-së. Edhe situata e krijuar e krizës institucionale ka lidhshmëri më krimin , korrupcionin dhe më menagjimin e keq të qeverive të deritashme. Të gjitha dukurtitë negative po luftohen më shumë verbalisht.

Sigurisht së kjo elitë politike , edhe nuk i lufton dukuritë negative  në mesin e vet.Kemi shëmbuj të shumtë në shtetet demokratike së askush nuk qendron mbi ligjin, kështu edhe rasti  me kryeminstrin kroat, Sanader.Njeriu më meritori për bashkimin e dy gjermanive , Helmut Kol, kishte dhën llogari për një shumë parash , të cilat  kishin  të bënin më një evidencë jo të saktë të tyre  ,së sa që në pyetje ishte  ndonjë hajni.

Në Kosovë, shumë kush  në krye të institucioneve të shtetit janë përfolur si të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive, dhe ata pa ndonjë frikë së do të ndeshën më ligjin  po qëndrojnë  në  poste të larta pushtetare.Nese dëshirojmë të kemi shtet funksional dhe ligjor, do të duhej ta ndjekim shëmbullin e shtetit kroat, i cili për keqpërdorime e ka dënuar më burg, ish –kryeminsitrin , Ivo Sanader…