Karrigeja

Për njerëzit e rendomtë karrgieja ka sherbyer si ndjenjëse me katër këmbë per t’u clodhur, pra si mjet çlodhës.Në sistemet monarkiste , mbretërit dhe princërit shijonin momente relaksimi në kolltuqet elegante dhe të rehatshme, ndonjëherë kur ishin nervoz kreshpëronin grushtet mbi brrylësat e kolltukut.

Në ato kolltuqe, vendosej fati i popujve dhe njerëzve gjatë historisë se njerëzimit. Kryesisht mbi karrige uleshin njerëz të fuqishëm, njerëz në duart e të cilëve varej fati i popujve. Karrigeja ka shërbyer si analogji e ngritjës së figurës së mbretit apo udhëheqësit, derisa nën karrige klithte populli i varfër , që vdiste për një kafshatë bukë.

Ndonëse keqpërdorimi me deshja i karrigejes nga ana e udhëheqësve, ka sjellur shumë vuajte dhe luftëra.

Karrigeja në Kosovë

“ Infektimit ” me sindromen “ pushteti në karrige, pupulli nën te ” s’munden dot t’i rezistonin as udhëheqësit e shqipëtarëve në Kosovë, të cilët pas lufte kryen metabolizëm të çrregullt me jetën tonë shoqërore. Karriget e politikanëve tanë u ndërtuan aq të mëdhaja dhe të larta, sa asnjëherë nuk e panë popullin në sytë e të cilëve shpresa po venitet çdo ditë, mbase sikur te kishin karrige më të ulëta., do e shihnin popullin më afër dhe më mirë .Karrigeja është ndërtuar për t’u çlodhur dhe për të punuar, në rastin konkret të qeverisjes, ajo duhet të shërben si mjet pune në shërbim të qytetarëve. Duke qenë se ka ndodhur e kundërta, mbi karrige të ministrave e kryeministreva të vendit tonë, është thelluar vuajta dhe mjerimi i këtij populli. Katandisja ekstreme ka ardhur si rezultat se në ato karrige janë ulur njerëz servil, të papërgjegjshëm dhe shpesh edhe kriminel me kollare ,të kamufluar si shpëtimtarë e komandantë të luftës së lavdishme të UÇK-së .

Antagonizmi i karrigejes në Prishtine dhe asaj në Bruksel, vë në pah mungesën e parimit që duhet të kenë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Të njëjtit përsona janë aq të zot për të kamufluar hajnit e tyre brenda zyreve në Prishtinë, po të njejtit në bisedime me Serbinë ne Bruksel, nuk janë të zot të mbrojnë interesat e vendit të tyrë. Përkundrazi janë aq të skrupull, ata që duken gjigant para qyetarëve, në Bruksel janë marioneta, aq sa mezi i zë syri i kamerës.

Ndonëse në të dyja rastet ulën në karriga, njëra pushtim e tjera nënshtrim, mbi të gjitha është populli ai që peson.

Karrigeja e Skënderbeut , Ismail Qemailit, Naimit, Fishtës, Rugovës, Kadaresë, nuk është e drejtë që as si ndërtim druror të jetë edhe e Hashimit , Isës , Ramushit, Fatmirit. Populli nën karrige si maca nën sofër, e mbi atë karrige sa lluksi e amoraliteti kryhet, eh ..populli i mjër..eh kjo karrigeja e ( pa ) lumtur …!!