Letërsia dhe vdekja e Zotit

“Para Zotit të gjithë jemi të barabartë, por Zoti tani ka vdekur”, me Nietzschen i cili heq qafe Zotin dhe çdo ide morale ose ideale për të, njeriu kaplohet nga vetmia dhe kërkon lirinë. Askush më pak se ky filozof i cili dallon me romantikët nuk la besim më të fuqishëm se një liri e tillë arrihet tejet lehtë. Me një të rënë të lapsit, në formë letrare e cila mund të jetë çlirim i egër e varrosi thellë Zotin. “Ky Zot ju ish rreziku më i madh dhe që kur u kallë në var ju u ringjallët” shkruan ai pa ju dridh dora. Në momentin kur njeriu nuk beson më as në Zot e as në jetë të amshueshme, bëhet përgjegjës për jetën e tij dhe i takon këtij lloj njeriu të gjej rend. Por, ndoshta mos do t’i merren mëndët, ose do të trembej nga një ringjallje e tillë? “Ju ulëritët kundër të qenit të ferrit” vazhdon të flas nga thellësia e shpirtit ky filozof. “Zoti vdiq, por ne duam të rrojë-mbinjeriu”. Këtu Nietzsche-ja e kuptonte lirinë e shpirtit, por e donte madhështinë të fitonte, dhe ai e dinte se nëse dëshirohet të qëndrohet mbi ligjin e Zotit, është rrezik të kthehet prapë nën atë ligj. “Për këtë arsye ai e ka kuptuar se shpirti e gjente çlirimin e tij të vërtetë vetëm duke pranuar detyra të reja”, arsyeton Kamy. Edhe vetë Kamy në letërsinë e tij pohon dhe miraton vdekjen e Zotit. Vetëm se ai këtu nuk përballet me tejkalim të vetes, por me indiferencën dhe barazinë. Gjëja e vetme që e shqetëson Nietzschen është qëndrueshmëria e mbinjeriut në zemrën e tij. Ai këtu dëshiron të shpresoj dhe të përbuzë njerëzit e vetëkënaqur. Këta krimba paraqesin rrezik te njeriu i cili përgatitet për ringjallje: “Mbinjeriu”, kështu e quan Nietzsche-ja. Ky art i tij la shumë për të komentuar. Atëherë, si mundi Nietzeche-ja të kërkoj një forcë të tillë derisa këmbët i ka në tokë dhe së cilës i qëndron besnik? Mbinjeriu nuk shkel në tokë, ai i takon një toke tjetër. Një toke ku parajsa përbuzë këtë shkretëtirë. Letërsia guximtare fillon të kulmojë me vdekjen e Zotit, kjo ndodhi mes shek. 19 dhe 20 mbetet dhe citohet edhe sot. Më shumë këtu shohë një revoltë të tijen sepse ai njëherë e mohon e pastaj tenton ta zëvendësojë. Sa ka rëndësi vdekja e Zotit? Vërtetë u krijuan tekste “të forta”, por mund të them se kjo vdekje nuk përfundon asgjë dhe duhet të përgatitemi për ringjallje. Të mohuarit e Zotit rrodhi nga kushtet e jashtme dhe të krijuarit qe obligim për kapje pas mbinjeriut për të cilin do vdiste Nietzsche-ja. Salvador Dali vetë e pohoj se falë zotit është ateist dhe nuk e dijë përse ndjente aq urrejtje ndaj Zarathustrës së Nietzsches me të cilin kanë mendim të njëjtë për Zotin dhe mbinjeriun. Dali nuk e shprehë mbinjeriun, por e veçon në dallim ngaqë ky qe i vetmi dallim mes tij si njeri dhe i lindur si mbinjeri. Ky mbinjeri si te Nietzsche-ja dhe i heshtur te Dali gjen të vetmin premtim dhe shpëtim dhe besnikëri tek toka, dhe të pohuarit për të jetuarit pa ligj, vetë jeta e ekzistencës supozon dhe pohon ligjin. Këtu absolutja kamuflohet rreth larmisë, lojës dhe relatives. Nëse Zoti ka vdekur, atëherë si të durojmë pa Zot? “Ka një Zot dhe ky është vetë bota”, kështu shprehet Kamy duke mënjanuar hyjnorësinë, për të cilën ka të drejtë. Ai i thotë po botës dhe vetvetes, kjo reflekton rikrijimin dhe njeriu bëhet artist tejet i madh. Zoti i vjetër prapë jeton në zemrat e njerëzve, por këtu menjëherë kundërshton Nietzsche: “Si mund t’i nënshtrohet lutjeve dhe një fantazme të qelbur shpirti yt i pastër?”. Zoti dhe shpirti lartësohen me përjetësinë, vetëm se Nietzsche-ja për këtë të parën humb besimin dhe preferon vdekjen, derisa për të dytën nxjerrë pafajësinë, të dyja rrodhen si fantazma. A nuk ishte vrasja e Zotit e drejtë? Njerëzit e kthyen prapë si në letërsi, ashtu në pikturë, u kthyen prapthi. Zarathustrës ju përgjigj Papa se nëse ai jeton, rijeton apo ka vdekur. Nëse ka vdekur përse u rikthye, ose nuk ka vdekur plotësisht nga njerëzit, apo vetëm ata që e duan mbretërinë e tokës, e kërkuan nuk e gjetën për ta vrarë. Niezsche e vret jo që e ka gjetur vet, por përpiqet të anulojë mendimin e thatë për të, duke brohoritur për mbretërinë e tokës. Prapë krijon një Zot të ri i cili nuk mund të jetë më i madh se vetvetja.

Nënshtrimi i Van Goghut ndaj Zotit qe me plot besim dhe mos guxim të vrasjes. “Gjithnjë e më shumë besoj se nuk duhet gjykuar Zotin e madh në këtë botë”, shkruan ai. Këtë studim Kamy e cilëson të filluar mbrapshtë. Po, sepse fjala është për rikrijim, por edhe Van Goghu më vonë nëse do të vendoste në mes jetës së tij dhe Zotit, mesiguri se më parë do të hiqte dorë nga Zoti. “Nuk mund të heq dorë nga diçka që është më e madhe se unë, që është jeta ime”, shkruan ai. Nëse flitet për artin dhe Zotin, shohim një konkurrencë ndaj Zotit, dhe këtë e shpallë njeriu si të dënueshme. Atëherë, do të jetë kjo: “Shihni pak, tha timonieri plak, ja Zarathustra, që po shkon në ferr!”, shkruan Nietzsche. Në ferr sepse mohon një të pavërtetë dhe i kthehet një të vërtete të përjetshme. Njeriu kur krijon, i vë vetes përpara imazhe të mëdha të cilat vërtetë posedojnë peshë për gjurmim.

Nëse bota e përtejme e Zotit është çnjerëzore me asgjë qiellore, atëherë përse u dashka njeriu të jepet i tëri pas saj? Thellësia e ekzistencës flet vetëm me terma njerëzore. Edhe kur filozofët, letrarët, piktorët në përgjithësi artistët, përpiqen të kapin unin e tyre, sinqeritetin më të madh, i cili flet përmes trupit, apo flet vetëm trupi, arti këtu fantazon, imagjinon është krahëthyer. “Uni im të cilin dua tua mësoj njerëzve atë mosfshehjen më të kokës në rërën e sendeve qiellore, por të mbajtjes së saj lart, të zhveshur, të lirë, si kokë tokësore që i krijon një kuptim tokës!”, shkruan Nietzsche. Vërtetë ishin të sëmurë dhe vazhdojnë të jenë, njerëzit dhe artistët e ripërsëritshëm të cilët përçmojnë tokën, dhe shpikën (të vjetrit) qiellin (hyjnoren). “Këto helme të ëmbël dhe të ashpër i morën nga trupi dhe nga toka”, vazhdon ai. Por, kujt ia dedikojnë shpirtin dhe lumturinë? Prapë vetvetes dhe tokës. Njeriu në vetvete ngulitë premtimin në mes të shpresës të cilën as vet nuk e njeh, por mendon se e ndjenë. Kjo prapë qe panjohuri dhe e mashtron. Në vend që të shikon para, njeriu kthehet mbrapa, në kohët e errëta, ndonëse feja dhe Zoti ndryshonin nga të sotmet. “Çmendia e arsyes ishte ngjashmëri me Zotin, ndërsa dyshimi ishte mëkat”. Njerëzit, lakmuesit pas lartësive dhe vetvetes e dinë se çdo dyshim për Zotin është mëkat, por njeriu duhet të ngre zërin e një trupi të shëndoshë (ky trup është uni dhe vetvetja, ndonëse me dyshime nga objektivja, por ai izolohet në vetminë e tij), e t’i shmanget fjalëve predikuese. “Më pastër flet trupi i shëndetshëm, trupi i përsosur, për kuptimin e tij në tokë”. Me ngulm kërkon ky filozof dashurinë ndaj vetvetes, sepse është rrugë drejt njeriut të shëndetshëm. Vrasjen e Zotit e ndjenë, dhe rikrijimin e mbinjeriut e shprehë në vepër letrare. Njeriu është vepra e tij, por vepra e tij më nuk është ai dhe nuk i përket atij.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz