Ky pushtet autokratik është bërë burim krizash

*Pas secilës luftë çlirimtare shtetin e udhëheqin   njerëzit e ditur të cilët dinë të ndërtojnë shtet ligjor dhe  demokratik. Në Kosovë ndodhi e kundërta .

* Pa zotësinë e tyre kjo kastë poltike , e kthyen në zotësi për keqpërdorime të mëdha të cilat vendit po i kushtojnë tepër.

*Kosova u  bë edhe vend ku sundojnë   bajraktarë  të fiseve .

* Shfaqja e krimit të organizuar dhe korrupcionit të lidhura më struktuarat më të lartë të shtetit ishin të këqijat më të mëdha që na goditën pas luftës.

*Ndodhën shumë vrasje , ndër të cilat   edhe vrasje të motivuara politikisht, dhe dorasit dhe urdhëdhënesit e tyre  ende po shetisin te lirë.

*Nuk ka kush ti zbulon këto  vrasje së organet e drejtësisë   janë të ndikuara nga politika ditore.

*Komandantet  kan filluar  një luftë të vërtetë mediatike, duke e fajësuar njëri- tjetrin për të bëmat e tyre gjatë luftës. Kjo duket së është  një lloj edhe i luftës speciale  para fillimit të punës të Gjykatës Speciale

* Kapja e shtetit në këtë formë kaq të pa përgjegjshme , e ka mbërthyer vendin në skam dhe mjerim social.

*Kapja e shtetit ka bër që të zbrazet masovikisht vendi. Dhe, asnjë fjalë nga elita politike për këtë çështje aq madhore nuk po e dëgjojmë .

*Për fajin e kastës në pushtet kemi mbetur vendi më i izoluar në Evropë.

*Niveli i lartë i krimit , korrupcionit, zhvajtës, shpërlarjës së parasë publike, uzurpimeve të objekteve shoqërore , të uzurpimit të pronave ,  privatizmi i keq , tenderomania si formë tjetër e përfitimit të pa ligjshem, dhe akterët e këtyre veprave   po mbesin të pa prekshem .  Dorëheqja  si  temë e rëndësishme në demokraci  nuk po ekziston . Nuk po bëjnë punë as mediat si  fuqia e katertë karshi  këtyre strukturave mëkatare pushtetare.

*Ky pushtet më shumë  autokratik është bërë burim krizash për tia zgjatur pushtetin vetit.

*Ky koalicion qeverisës zgjodhen presidentin e vendit në kushtet të shtetrrethimit, duke rrënuar kështu rregullat demokratike të lojës.

*Nuk ndodhë në asnjë vend demokratike që deputet opozitarë  më imunitet  të nxirren zhagë nga kuvendi .

*Mossukseset po na servohen  si suksese.

*Mos transparenca  për çështje madhore politike , siq janë   marrveshjet  për Demarkacionin dhe Zajednicën janë  modele të sistemit monist .

*Kjo kastë politike po e luan lojën më të keqe  politike në relacion më Serbinë .Po realizohen qëllimet politike të një shteti fqinjë, pa e realizuar asnjë  interes të Kosovës.

*Deri kur do të jetë kështu, do ta tregoi koha…

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz