Indiferenca politike është kapitulim para strukturave në pushtet

Jeta pasive politike më së shumti iu kushton vendeve në tranzicion. Mos angazhimi në jetën politike të shumicës sot në Kosovë, ka bërë që të kemi edhe këtë gjendje të keqe të rrjedhave ekonomike dhe proceseve politike.Indiferenca politike është kapitulim para atyre strukturave në pushtet. Nese bisedojmë më njerëz të kategorive të ndryshme shoqërore, secili ka mendime të caktuara politike, është vrojtues aktiv i të gjithë asaj së çka po ndodhë.Të gjitha këto po mbesin të mbyllura në kokat e tyre, pa kërkuar që të bëhën aktiv në jetën politike, përmes partive politike, ose në forma të tjera të organizimit. Të sillemi së gjithë ajo çka po ndodhë në mesin tonë nuk na intereson është vetëvrasje e llojit të vet.Partitë politike janë vend ku secili i shpërfaq jo vëtem bindjet e veta politike, por janë vend ku shprehen edhe interesat e ndryshme . Sjellja apolitike merre pikëpamje dogmatike karshi gjithë jetës shoqërore politike.Pasiviteti , apo mos interesimi ndaj të gjitha ndodhive shoqërore të cilat lidhën më jetën tonë , është egoizmi më i keq i mundshem.Ky pasivitet edhe po ua mundëson struktrurave të burokratizuara politike jetë gjatësinë e tyre.

Po ua mundëson vazhdimin e keqpërdorimeve pa frikë së do tu dalë dikush përpara.Nuk mund të kemi evoluim pozitiv përsonal e të përgjithshem pa u bë pjesë e jetës aktive politike.Ne jemi ende në fazën e tranzicionit , ku kërkohet prej nesh të japim kontributin në zhvillimet e gjithëmbarshme shoqërore dhe politike.Sa jemi të interesuar për mirëqenjën tonë, për aq do të kemi edhe shtet të përparuar dhe demokratik. Që shumë kohë po sillemi në rrethin vicioz,ose edhe po degradojmë në shkallë të gjërë.Na janë krijuar struktura dogamtike të cilat nga lakmia për përfitime përsonale dhe karrieriste kan mbyllur çdo përspektivë të vendit tonë. Çdo ditë po jemi dëshmitarë të prodhimit të aferave të ndryshme politike, për ti shmangur qëllimisht temat esenciale nga jeta. Strukturat e burakoratizuara politike mbijetojnë përmes prodhimit të krizave përmanente . Secili prej nesh duhet hequr nga koka iluzionet së vetvetiu bëhët mirë.

Mëkati më i madh i kohës është që qorrazi të mendojmë së do të kemi ndryshime pozitive pas gjithë këtyre ndodhive politike .Secili popull duhet ti këtë synimet e veta për jetë më të mirë, duke hapur përspektiva për gjeneratat e reja.Sikur ia kemi mbyllur vetit rrugët, duke u dorëzuar para kastës politike e cila nuk po punon mirë.Po sillemi në labirintin të cilin po na servojnë të ‘fortit’ e politikës. Procset politike sidomos kohën e fundit të krizës institucionale kan shënuar kulminacionin e të të keqës.

Pa zgjimin e një vetëdije politike nuk kemi mundësi ti kapërcejmë problemet e grumbulluara.Orjentimi ynë politik , por edhe i gjithëmbarshem nuk do të duhej të bazohet pas gjithë këtyre dështimeve në këtë strukturë politike.Idiferenca politike na ka qitur jashtë binarëve normal të jetës.Kjo na bën njerëz të mjerë, dhe do të bën që gjithmonë faturat e keqëpërdorimeve nga kastat politike në pushtet ti paguajmë vetë.Gjithnjë e më shumë po largohemi nga sistemi pluralist , si sistemi më i avansuar shoqëror. Mos aktivizmi i të gjitha potencialeve shoqërore , ka bërë të mundur që krimi të zënë vend në strukturat më të larta të shtetit. Pjesë e pandashme e kësaj është edhe kurrupcioni dhe të gjitha dukurit tjera deviante .

Kemi njerëz të vullnetshem të cilët do të bënin kthesa pozitive për mirëqenjën e të gjithë qytetarëve . Kemi njerëz të cilët politikën nuk e kuptojnë si profesion për tu pasuruar , por si profesion ku do të punohej për jetën më të mirë për të gjithë .Kështu më këtë gjendje aktuale politike, jemi larg kohës së modernitetit.Po mos të ishin të fjeturit politik, sigurisht së nuk do të ekzistonin edhe diktaturat gadi të pathyeshme .

Kështu rrethi po na bëhët më i ngusht , duke jetuar nga qasti në qast, duke mos ndryshuar logjikën së mund të jetojmë pa sundimtarët. Ky do të ishte fati më i keq për një shtet dhe një komb…