Politizimi i Gjykatave në Kosovë!

Shteti i Kosovës po përballet me shumë vështirësi në zbatimin e ligjit. Ky moszbatim i ligjit në vendin tonë po e shpie Kosovën deri në atë gjendje ku të mos quhet shtet ligjor dhe të vazhdojë të funksionojë si shtet me një demokraci të brishtë.

Për një funksionim të gjyqësisë së pavarur patjetër duhet të kemi depolitizim të gjykatave dhe jo sikur tani ku gjykatat janë të ndikuara në masë të madhe nga politika.

Politika është duke ndikuar në marrjen e vendimeve por edhe në zbatimin e tyre.

Gjykatësit nuk marrin garanci se do të jenë të pavarur nga ndryshimet politike, kjo nënkupton që në rast se ndërrohet pushteti atëherë do të ndërrohen edhe gjykatësit.

Ky sistem gjyqësorë vazhdimisht është kritikuar në ngecjen dhe dështimin që të sigurojë sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës. Brenda gjykatave kemi të bëjmë edhe me zyrtarë që janë të përfshirë në vepra penale, por ndikimi i fuqishëm nga politika ata mbeten të paprekur. Ky politizim dhe funksion jo efikas i gjyqësisë, po ndikon negativisht edhe në tërheqjen e invesitorëve të huaj. Nga kjo gjendje e tanishme e gjyqësorit është e vështirë të binden dhe të sjellin investime të reja në vendin tonë.

Të shqetësuar më së shumti për këtë gjendje janë qytetarët e vendit ata kanë humbur besimin në këtë sistem aktual të drejtësisë, edhe pse gjatë ditëve të kaluara ka pasur gjykime të zyrtarëve të lartë të institucioneve, ata nuk prap nuk u binden se në shtetin ku jetojnë ka funksionim të ligjit, sepse ato gjykime përfunduan me dënime të buta, dhe disa raste tjera gjykatat dështuan në dëshmimin e fajësisë së tyre.

Kosova po miraton ligje, por politizimi i pushtetit gjyqësorë nuk po lejon zbatimin e tyre!