Tre gabimet e Ramushit

Veprimtaria politike e Ramush Haradinjat që nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e themeluar ne vitin 2000, është karakterizuar me pak ngritje e shumë rënie.

Dikur forca e tretë politike ne vend, sot kjo parti është e katërta parti në vend.

Natyrisht se synimi i cdo partie poltike është marrja e përgjegjesive për ta udhëhequr vendin, për të arritur këtë duhet vizion, strategji dhe komunikim me qyetarët, si dhe mos rënia ne kurthe të oponentev politik. Kjo e fundit është mishëruar shumë tek Ramushi dhe partia e tij, pikërisht lajthitjet e oponontëve politikë kanë sfiduar Aleancën në vazhdimësi.

Në gjykimin tim , janë tre momente kruciale kur Aleanca mori goditje, faktikisht më tepër ngjasojnëe në autogola.

Goditjen e parë serioze Ramushi e mori me t’u kthyer nga Tribunali i Hagës, ku për herë të dytë u shpall i pafajshem. Në një kohe kur PDK udhehiqte vendin në koalicon me AKR dhe disa parti tjera, në anën tjetër një LDK tepër e vakët dhe pa strategji politike, VV shihej si fraksion jo i pëlqyer nga të huajt, AAK shihej si oponenti kryesor i PDK-se. Ishin rrethanat e krijuar nga entuziazmi i kthimit të Ramushit, për më tpër që ai shihej model i mirë qeverisës, pasi kishte udhëhqur qeverinë për 100 ditë. Këtij entuzimai ia kishte përgatitur arkivolin Hashimi, Haradinaj u prit me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës. Në Aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi. Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës pa qenë i vetëdishjëm se po shkel mbi fatin e tij politik. Mbase Ramushi u treguar më tepër i sinqertë se sa duhej , në një skenë politike me intriga dhe prapaskena.

Gjithësesi ky nuk ishte autogoli i parë i Ramushit, për golin e dytë u përkujdes Isa. Ndonëse Isa kishte tradhetuar VLAN-in për t’u bërë kryministër ,Ramushi u takua në hollin e njërit prej hoteleve në Prishtinë me Isa Mustafën. Derisa në një anë protestone, në tjetrën anë pinte kafe me njeriun kundër të cilit protestonte, Ramushi nuk ksihte hallin nga mungesa e ndjekjës së parimit por kishte hallin se ‘po i shohin krejt’. Njerëzit filluan mos të besonin se Ramushi protestonte për parime por per pazare, këtu edhe njëherë shfaqi papjekurinë e tij poltike.

Diletantizmi politik i Ramushit është refkeluar tek masa intektuale të cilët gjithnje e me pak i bashkohen Aleancës ,duke mos hapur shtigje te reja te prurje te ideve kreative për të kundërshtuar keqqeverisjen.
Ndërsa shuplakën e fundit Ramushi e mori nga

gazi i Vetëvendosjes, derisa në fillim deputet nga subjekti i tij hedhnin gaz ne Kuvend, tani me nuk e përkrah një veprim të tillë. Kjo edhe po sjell ndarjen e Bllokut opozitar, pa arritur rezultatet e kërkuara në mesin e te cilave edhe dorëheqja e qeverisë. Veprimet e tija politike, Ramushi shpesh i ka demantuar si jo të dobishme, si rezulatet i mos pasjes së një strategjie te qendrushme poltikdhe mungesa e alterantiva afatgjate, ka sjellur miopsinë e cila po i rikthet në bumerang.

Ramushi është ne hall, mbase duhet të mësoj nga propaganda e Hashimit dhe Isës, që fatkqësisht po i mban në pushtet.