“Panama Papers” dhe aferat e krimit dhe të korrupcionit në Kosovë

Këtyre ditëve dëgjuam për dosjën voluminoze të “Panama Papers’ ku figurojnë shumë figura botërore të cilët kan përfituar në mënyrë të paligjshme .Kjo aferë shkaktoi termet të vërtetë në mbarë botën.Emra liderësh përflitën së u kan ikur detyrimeve fiskale duke fshehur milona euro apo dollarë të pa deklaruar në Panama.Qysh së u bë e ditur për këtë dosje ndëgjuam edhe dorëheqjën e parë të kryeminsitrit të Islandes i cili rezulton së ishte pjesë e parajsës fiskale. Dorëheqja e kryeminstrit islandez u përcollë më protesta të mëdha.

Po të kthehemi në Kosovë, e cila që shumë kohë është duke vluar nga krimi dhe korrupcioni .Përfitime të paligjshme të njerëzve të partive politike edhe të atyre që e kaleruan pushtetin kemi më bollëk. Sigurisht së kemi edhe njerëz të biznesit të cilët kan përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme . Për një shtet të vogël siq është Kosova , kemi hajna dhe keqpërdorues më shumë së në ndonjë shtet shumë milonësh.Edhe zyrtarisht patem afera korruptive të qeveritarëve të ndryshem gjatë këtyre viteve të fundit, por asgjë më shumë nuk ndodhi veq asaj që u morën në pyetje nga organet e drejtësisë, për tu liruar dhe për tu rivendosur në pozitat e tyre pushtetare, që nuk ka mundësi të ndodhë në ndonjë shtet tjetër demokratik. Kosova është e vogël dhe secili e dimë mirë kush çka ka pasur nga pasuria. Shumica e këtyre që janë ngjitur në pushtet, e të cilët më së paku ngjajnë në politikan të mirëfilltë, kanë bërë pasuri përrallore mbrenda natës, në kurriz të taksapaguesve .Kur janë ngjitur në pushtet, shumë prej tyre kanë qenë të ligsht gisht, e janë majmur sa mezi po levizin. Janë majmur më para të pista të një shteti i cili mëzi e priti dritën e lirisë. U pasuruan nga zhvatja. U pasuruan nga privatizmi më i keq i mundshem . U pasuruan nga korrupcioni galopant, u pasuruan nga kontrabanda me naftë dhe kontrabanda me cigare dhe droga . U pasuruan më marrje të ryshfetit dhe të mitos gjatë punësimit të njerëzve të ndryshem .U pasuruan duke uzurpuar pronën shoqërore etj . Dhe ,të gjitha këto marifete i kryen pa fije turpi dhe pa fije droje së do të ndeshen më ligjin. Ose ligjit po i kin në menyrë shumë dinake, duke i kamufluar bizneset e tyre më emra familjarësh, apo edhe jaranave të tyre dhe të dreqit e të birit. Sigurisht së këta për ta siguruar kapitalin e tyre të grabitur kan vendosur ta qesin edhe në ndonjë shtet tjetër . Ditëve në vijim do të kemi dosje të përfitimeve edhe të ndonjë shqiptari në “Panama Papers” siq po përfolet në opinion, përpos Ismail Mulletit si shqiptari i parë i përfshirë në skandalin e parajsës fiskale në Panama,Ndoshta afera “Panama Papers” e drejta e Zotit dhe e Popullit, si dhe largimi i kësaj kaste politike nga pushteti, i ngjallë sado pak shpresat e këtij populli të varfëruar , së të gjithë keqbërësit politik dhe keqëbërësit e tjerë një ditë do tu konfiskohet pasuria e grabitur , dhe të përgjigjën para organeve të drejtësisë…