Përvoja e punës apo kualifikimi arsimor?

Dikur në kohët e largëta, përkatësisht në kohën e luftërave botërore, ishte i përhapur një fenomen nga i cili më së shumti prekëshin vendët në gjendje lufte dhe ato të posa dalura nga lufta.

Ky fenomen ua veshtirësonte krizën këtyre vendëve dhe i fundoste ato pa meshirë.Pra, ky fenomen i asaj kohe quhej “Hiperinflacion”.

Por të paktën vendet asokohe nuk kishin mundësi ta ndikonin atë dukuri, por për dukurinë që unë do të flas, institucionet tona mund ta ndikojnë lehtë pasi janë vet ato që shkaktojnë atë dukuri.Pra, siç jemi deshmitarë, të gjithë jemi në njëren apo menyrën tjetër të infiltruar në ketë gjendje.Sot të rinjtë tanë student, të cilët me entuziazëm fillojnë studimet e tyre me shpresën që në të ardhmen të mund të japin kontributin e tyre dhe aftësitë e tyre t’i përdorin në ndonjë punë profesionale.

Ndërsa tani, sikurse nuk iu mjaftoj këtyre studentëve, angazhimi maksimal dhe lodhja psiqike gjatë studimeve e pastaj përfundimi i studimeve në kushte jo të mira financiare, ndërsa tashmë ata duhet të ballafaqohen edhe me pamundësinë e gjetjes së ndonjë pune dhe e gjithë kjo si pasojë e politikës institucionale e cila me vetëdijen e saj, në konkurset e punësimit kërkon që të kemi të përfunduar fakultetin përkatës dhe karshi saj kërkon minimum 2-3 vite përvojë pune profesionale në lëmin përkatëse.

Kjo dukuri është vertetë e pashpjegueshme ngase nuk ka logjikë që në të njejtën kohë të punosh në punë profesionale shtetërore pasi që nuk ke arsimin adekuat të kerkuar dhe në të njejtën kohë të përfundosh studimet.Pra, pa studime nuk ka punë por punë nuk ka pa përvojë pune edhe pse ke të perfunduar studimet.

Kjo dukuri dhe kjo politikë është shkatërruese për rininë shqiptare, është mbytje e motivit dhe mbi të gjitha ndikon në “ikjen e trurit” të vendit përkatësisht ikjen e rinisë së arsimuar drejt vendëve të jashtme, dhe kjo çon në humbjen e margaritarëve të çmuar që posedon vendi ynë.

Patjetër, kjo politikë duhet ndaluar dhe ndryshuar dhe njëheritë të gjendet ndonjë mundësi e aftësimit professional të kuadrove të reja të studentëve.Kjo politikë më të gjitha anët e saj është e demëshme për çdo shtet që ka synim zhvillimin ekonomik,politik dhe shoqëror.

Por dilema vazhdon “përvoja e punës apo kualifikimi arsimor … ?

PROFILI IM :

Quhem Xhevdet Maloku. Kam të përfunduar Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtines dhe mbaj titullin “Bachelor I Ekonomis”. Tani jam në vitin e fundit të studimeve Master në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtines. Jam 25 vjeqar, I martuar dhe kam nje djal. Vij nga regjionit I Llapit perkatesisht komuna e Podujevës nga fshati Lluzhan.