Korrupsioni endemik

Nuk është befasues aspakt raporti i fundit DASH-it për korrupsionin dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, raporti vetëm sa e konfirmon përceptimin e qyetarëve të Kosovës se qeveria është e zhytur ne krim dhe korrupsion. Për më tepër demanton pohimet e zyrtarëve qeveritarë, se qeveria e Kosovës nuk ka asnjë skandal korrupsioni.

Për institucionet e vendit raporti është këmban alarmi, dhe zgjim nga litargji e mos ndëshkushmerisë së korrupsionit, respektim të të drejtave të njeriut , si dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si parakusht për mirëqenie të qytetarëve të Kosovës.

Raporti i DASH-it për të Drejtat e Njeriut, për Kosovën në vitin 2015 qartësisht thekson se “ Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut ”. Raporti i DASH-it  fuqizon raportin e paraqitur nga raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Augustin Conde, në kuadër të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, i cili me 17 janar të këtij viti shprehu shqetësim për korrupsionin endemik në Kosovë, sipas të cilit ndikon negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës, si dhe pengon zhvillimin ekonomik.

Kosova duhet të punoj shumë fushën e legjislativit, si parakusht për të implikuar tërë oragnizmi shtetëror në funskion të luftës kundër korrupsionit. Dhe kjo  duhet të nis qysh nga institucionet kryesore të vendit, presidenca, kuvendi dhe qeveria e deri tek punëtorët ndihmës në institucionet shtetërore.

Korrupsioni lulëzon kudo ku pushteti, fshehtësia dhe korrupsioni kombinohen mes tyre. Ai luftohet prej mobilizimit qytetar, transparencës dhe vigjilencës në zbatimin e ligjeve.
Korrupsioni është cilësuar si  një fatkeqësi globale, ndonjëherë i rrënjosur kaq thellë në disa shtete, saqë luftimi i tij në Kosovë duket i pamundur.

Ndërmarrjet kryesore në vend kontrollohen  nga një grusht njerëzish, autoriteti i të cilëve konsiderohet i paprekshëm, ata “ ligji janë vetë ” . Rreziku më i madh që i kanoset shoqërisë dhe shteti të Kosovës është ligjitimimi i korrupsionit si dukuri normale, kjo do të dëmtonte në themel qenien e shtetit.

Për të luftuar korrupsionin duhet pasur gjyqësor profesional, të pavarur dhe jo të kontrolluar apo influencuar  nga politika, kjo do i jepte jetë dhe gjallëri luftës ndaj korrupsionit. Është e vështirë të besohet se korrupsioni luftohet nga të korrtuarit, pra zyrtarët shtetëror të cilët brenda një kohe shumë të shkurtër janë pasuruar, kryesisht përmes tenderave.

Rrjeta e pasurimit është shtirë edhe tek miqtë  e tyre, aleatë të ndryshëm e familjarë, mirëpo, duke pasuruar këta të fundit, ata kanë ditur edhe të margjinalizojnë shumë individë apo të gjithë ata që nuk i kanë parë si miq, rrjedhimisht si pengues për tyre.

Edhe në raportet e mëhershme të DASH-it Kosova vazhdimisht  është kritikuar për mosluftim ndaj korrupsionit, dhe se shkalla e korrupsionit në Kosovë është më e larta në rajon, kjo edhe tregon se institucionet e vendit nuk kanë bërë asnjë hap kundër korrupsionit.

Derisa korrupsioni nuk luftohet me hapa konkretë, është utopike se do të ketë vende pune për të rinjtë, pasi askush nuk investon në një vend ku korrupsioni është ulur këmbëkryq.

Duke ditur se udhëheqemi nga njerëz të zhytyr deri në fyt në korrpsioni, jam pesimist se edhe raporti i ardhshëm i DASH-it do sjell lajme të mira, me gjasë korrupsioni endemik do mbet përseri kryefjala e saj.