Duhet ndalur Serbia

    Republika e Kosovës në vazhdimësi është sfiduar nga Serbia. Serbet e Kosovës vazhdojnë të dirixhohen nga beogradi zyrtar, ndonëse marrin pjesë në institucionet e Kosovës, ata vazhdojnë ta konsiderojnë Kosovën “ zemra e Serbisë ” .

    Ditëve të fundit në Kosovë kanë qëndruar kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendësi i tij, njëkohësisht ministri i jashtëm, Ivica Daçiç. Megjithëkëtë, të dytë kanë dhënë deklarata të fuqishme, së pari me Vuçiqin, i cili tha se Trepça është e Serbisë dhe në të do të investojë qeveria e tij. Derisa kësaj radhe Daçiç u tregua më i përmbajtur, në një nga vizitat e tija të më hershme me ironi deklaronte se nuk e njeh Isa Mustafën si kryeministër dhe ai si individ, dhe se mësoj se ai ishte themelues i Fushë Kosovës së bashku me  Velko Odallovic, një këshilltar i Daçiçit.

    Zyrtarët serbë në Kosovë hyjnë me leje që marrin nga Ministria e Jashtme, bazuar në Ligjin për të huajt.dhe përkundër deklaratave anti Kosovë, qeveria dhe shteti I Kosovës vazhdon të hesht edhe pse sipas nenit 31, pika1.4 dhe 1.5 hyrja i lejohet kujtdo që nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik dhe shëndetit publik në Republikën e Kosovës. Pikërisht në bazë këtij neni të Ligjit për të huajt, zyrtarët serb vazhdojnë të vizitojnë Republikën e Kosovës me propaganda kundër saj.Qeveria  e Republikës së Kosovës duhet të ngreh shqetësimin dhe rrezikuan që i kanoset shteti nga propaganda serbe, përderisa ne po vjedhim njëri tjetrin Serbia po e “ vjedh “ shtetin tonë. Sikur mos të  mjaftonin deklarata e krerëve të Serbisë karshi Kosovës, Republika e Kosovës po sfidohet edhe nga serbët në institucione të shtetit të Kosovës.Gjatë një pritje në Veri të Mitrovicës, që iu bë reprezentacionit të Serbisë në sportin vaterpolo, i cili ditë më parë zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian në Beograd,tre anëtarë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb, shihen tifozë të ekipit të reprezentaciont serb brohorasin “Kosovo është zemra e Serbisë”. Këta tre anëtar të qeverisë së shteti të Kosovës janë zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, ministri i Pushtetit Lokal Lubomir Mariq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq. Pikërisht ky i fundit në vazhdimësi ka deklaruar se se nuk do të lejojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe fatkeqësisht ende nuk po mund të themelohet Ushtira e Republikës së Kosovës.

    Këto veprimet të llastuar nga zyrtarët e shtetit kundë shtetit, duhet të sanksionohen sipas ligjeve në fuqi, qeveria të tregohet më e guximshme që përmes zbatimit të ligjeve në fuqi, të marr masa ndaj kujtdo që cenon sigurinë dhe tërësinë territoriala të Republikës së Kosovës. Veprimet e zyrtarëve të qeverisë së Republikë së Kosovës nga radhet e komuniteti serb janë produkt I ndikimit të Beogradit dhe indifferences së zyrtarëve shtetëror të Kosovës, dhe përderisa zyrtarët shtetëror të Kosovës të heshtin do të shohim edhe më tutje se si shteti ynë sfidohet para syve tanë.

    Isa Mustafa të ndërmarr masa të këtyre zyrtarëve me masa disiplinore, dhe në rast se veprimet të tilla përsëritën edhe t’i shkarkoj nga pozitat zyrtare që i mbajnë. Derisa i mbyllim sytë përball cenimit të shteti tonë, veshët tanë edhe më shpesh do të vazhdojnë të dëgjojnë duartrokitjet e zjarrta të zyrtarëve serb pjesë qeverisë së Republikës së Kosovës, nën thirrjet “ Kosova është zemra e Serbisë ”.