Vrasjet për motive politike

Disa ngjarje   dhe data nga e kaluara kurrë njeriut nuk i shlyhen nga mendja . Unë gjatë këtyre viteve të shtegtimit të Kosovës në liri, kam shkruar  shumë  për vrasjët politike .Peja për shumë kohë ishte bërë qendër  e kronikave të zeza , ishte bërë edhe qytet i ankthit dhe i frikës. Në Dukagjin  ndodhën vrasjët më makabre të motivuara politikisht.U  vranë   shumë personalitete  të njohura të jetës ushtarake dhe politike në prita të organizuara  .  Kësaj radhe dua ta kujtoi  pak  vrasjën e kolonel Tahir Zemajt vet I treti  nder  vrasjët më të rënda të pasluftës . Atë ditë  kur  ishte vrarë Tahir  Zemaj afër Kombinatit të Drurit në Pejë, ende e kam të freskët  gjipin  ku ishin  vrarë koloneli bashkë me djalin e tij Enisin dhe kusheririn Hasan Zemën .I tëri  ishte i mbushur  me vrima nga breshëritë e automatikëve të kriminelëve të cilët e përgjakën Kosovën e pasluftës. Bashkë më kolegun, Nazmi Lukaj raportuam  për gazetën” Bota sot” ku punonim.Për të bërë fotografi nga Prishtina kishte ardhur kolegu Fahredin Spahija . Sigurisht së rrugëtimi nga Prishtina deri në Pejë, zgjatë më shumë së një orë, dhe po aq kishin mbetur  në xhip të vrarët , pa ardhur fare policia , edhepse   largësia ku janë lokalët e  policisë nga vendodhja  është  shumë afër. Gjatë rrugës deri të vendi i ngjarjës nuk i harroj kurrë   fjalët  e një plaku më  shall të bardhë , ”Zoti i mallkoftë ata që bënë këtë vrasje, a vritët një atdhetarë si Tahir Zema”. Kriminelët  e  ërresuan të ardhmen e Kosovës,dhe të ardhmën e brezave që po vijnë. E zbehën imazhin e mirë të  Kosovës në sytë e botës demokratike.  Dorasit   u larguan gjithmonë   nga vendi i ngjarjës për mos tu  kapur  nga organet policore .Vrasja e heroit të Betejës së  Loxhës, e kishte mbuluar Kosovën në vajë dhe pikëllim të madh atë ditë . U vra njeriu i cili e luftoi armikun më krejt mundësit që i kishte.  Ceremonia e tij mortore ishte madheshtore  rrezë Alpeve Shqiptare, siq ishte madhështore  edhe vepra  e kolonelit. E gjithë magjistralja Pejë –Deqan atë ditë ishte e bllokuar nga veturat dhe mijëra qytetarëve nga të gjitha trojet etnike , të cilët  kishin ardhur për tia dhën lamtumirën e fundit .  Nga shumë përsonalitete që kishin ardhur  ishte edhe Bujar Bukoshi  ish kryeminister në ekzil. Ndoshta ishte atëherë   një paragjykim i imi. Por, disi duke përcjellur  këtë ceremoni mortore  thash vete më vete” More ky Bukoshi po rrinë disi si  shybe”. Nuk e di sa e ka ndier ndoshta pëshen e përgjegjësisë që ka pasur si kryeminister  në ekzil. Ai  që shumë kohë është duke  marrë  kritika  të ndryshme   . Jo vetëm që keqpërdori  Fondin e Trepërqindëshit, por manipuloi më parat e popullit  duke mos e ndihmuar luftën , dhe duke mos i krye obligimet financiare të zyrës së presidentit Rugova.  Po dalin në shesh punët  e pista   të tij. Kurrë nuk dha llogari  së kah shkuan të gjithë ato mjete financiare dedikuar  luftës së armatosur. Vetë heshtja e Bukoshit karshi gjithë këtyre kritikave fletë shumë. Ka ardhur koha që të gjithë përfituesit dhe ata që kan krye krime   të dalin para organeve të drejtësisë. Të dalin para drejtësisë të gjitha atë që grabitën paturpësisht  për këto vite  pasurin e popullit.   Të bëhën ndryshime përmbajtësore në të gjitha sistemet. Të largohen nga postët të gjitha  ata të cilat direkt ose terthorzi janë të lidhura më krimin dhe korrupcionin. Pa u shkëputur ky zingjirë i krimit , nuk do të kemi zhvillim ekonomik dhe as stabilitet politik. Po largohen investitorët e jashtëm të cilët nuk e kan  sigurinë e duhur. Po i largojnë  këta investitorët  për  ti ruajtur bizneset e tyre ,  e ku  shumë prej këtyre  bizneseve  i kan   të paligjshme. Me krim te organizuar , korrupcion  me abuzime  dhe më shtabe milonerësh   përspektiva e Kosovës  është e mbyllur …