Déjà vu

    Kur koha ta fal lirine, liria s’perben me interes. Kur dhimbja te behet rutine, rutina te duket me vlere! Edhe kur absurditeti i egos njerezore te shuhet ngadale, edhe atehere do kete vend per urrejtje, per lote, per ulerima qe zevendesojne ujqerit e nates … edhe atehere do kete shpirtra qe enden si zombi te dehura ne vetmi. Kur vitet te lene lamtumiren ne qiellin e kohes, edhe atehere do kete pendese, do kete  kritika ndaj se djeshmes, ndaj asaj qe the, qe pe, qe ndjeve, qe jetove. Sepse koha e tille eshte, nje qelq i lagur nga shiu i jetes, rrekete e se cilit shplajne pa meshire zhgenjimet e zemres dhe gabimet e trurit.

    … Dhe rrekeja rrjedh mbi qelq, ashtu si ndjenjat njerezore rreshkasin mbi rutinen e se perditshmes, pa frike, pa menduar, pa gjykuar, pa u kapur pas detajeve, pa u hipnotizuar nga lustrat e luksit medioker! Ajo qe ke frike te shohesh pasqyrohet mbi qelqin e kohes, e thyer nga rrekete e ujit qe derdhen e derdhen si oqean i infinitit. Je apo s’je ti padroni i imazhit qe qelqi i lagur reflekton? Je apo s’je ti viktima e bilancit te kohes, preja e burgut te subkonshit, makthi i nates te se vertetes? S’kam dyshim qe je ti… me beso, dikur prangat e kesaj dileme i kisha une! Arrij te imagjinoj tronditjen qe ekzistences tende do i dhuroje gjyqi i kohes, arrij te te perfytyroj si hije e nje te shkuare te perdale, e nje te shkuare qe do tregohet si tragji-komedi shekspiriane e shkruar nga ndonje Shakespeare i cmendur i koheve moderne. Arrij te imagjinoj se si rrekete e shiut do humbasin ne lotet qe s’te ndalen dhe me duart qe te dridhen do kerkosh te thyesh pasqyren, sikur fajin te ta kishte copa e qelqit. E projektoj fare lehtesisht imazhin tend te humbur ne lutje, te shperfyturuar nga pesha e pendeses, te lodhur nga trauma e se vertetes. Dhimbja jote me kthehet ne komedi, sepse vazhdon te ulerasesh me ngasherimat e shpirtit pa e ditur se koha eshte e shurdhet, indiferente, e pameshirshme, e embel deri ne athtesi, e dehur deri ne vigjilence absolute.

    Imazhi i kesaj skene me eshte kthyer ne nje déjà vu interesante per t’u rijetuar. Rrekete e shiut luajne aq persosmerisht nje simfoni melankolike te Beethoven e qe nga ky cast shiu s’te duket me vrastar. Ai behet i embel, i ndjeshem, unik me dhimbjen qe te ka terhequr zvarre. Tingujt e perplasjes se tij mbi qelq te cojne ne nje tjeter dimension, ne nje tjeter kohe, ne nje tjeter bote, me te embel, me te qete, me harmonike, me hyjnore. Perpara se te ikesh dhe te shkrihesh mbi imazhin e pasqyres se lagur, mbledh forcat per fundin e betejes dhe si mekatar me deshiren per t’u shenjteruar i kundervihesh kohes. I uleret aq fort sa zeri yt e zhduk simfonine e shiut, e mbyt tingullin e portes se parajses duke ndalur per pak sekonda edhe vete kohen. Je kaq real, ekzaktesisht si e kisha menduar, i ngecur ne gjendje kome, por mese koshient, i sigurt, por i trembur nga gjykimi. Kohen e fajeson per gjithcka, per cinizmin, egon, paragjykimin, hipokrizine, per plaget e marra, per betejat e humbura, per endrrat e vdekura. Kohes i delegon edhe mekatet e tua, dhe ajo hesht, ndalet, mendohet, derisa rimerr forcat per te te mbyllur ne sendukun e harreses, per te te quajtur, ashtu si une te quaj gjithmone, dicka qe i perket se djeshmes.

    Prape jetoj déjà vu, kete drame ma kane servirur te gjithe ata si ty…!

    Rrekete e shiut jane kthyer ne oqean! Te bertiturat e tua i ka vene ne gjume heshtja, perandoria e egos tende po fundoset ngadale, per t’u kthyer ne rrenoje te nje epoke inekzistente! Nuk di nese ke lene diku mbi rere te shkruar emrin tend, por kam frike se s’do mundet ta lexoje kush sepse vrulli i oqeanit te kohes do zhduke cdo gjurme e do trete si hije te humbur pas nate, gjithcka qe jetove. Perpara se te behesh njesh me ujin, me lejo te behem zeri i kohes dhe te te them perse koha zgjodhi ty…?! …Sepse koha nuk fal, nuk ka as zemer qe rreh brenda nje trupi human! Koha nuk lekundet nga ndjenjat e verbra ne besim … koha eshte nje mendje brilante qe jeton ne nje trup pa shpirt. Si ty, ajo do mbyse ne oqeanin e subkonshit miliona kalimtare qe jetojne ne pellgun e inferioritetit, miliona heronj qe e ngrene perandorine e tyre mbi dhimbjen e dikujt tjeter, miliona shpirtra te burgosur ne dhomen e egos, miliona zera qe per t’u degjuar duhet te heshtin tingullin e tjeter kujt, miliona drita qe per te ndricuar duhet te shuajne shkelqimin e tjeter kujt. Duket mistike, cmendurisht intriguese se si jeta me shume se sa konkretizim i hartes se yjeve, eshte nje sfungjer qe thith energjite qe ti i jep botes. Jeta eshte sinonim i efektit boomerang … koha te kthen ate qe dje nise ne hapesire. Miresine nuk mund ta vrase ligesia ashtu si makthet nuk e shuajne deshiren per endrra. Dashurine nuk mund ta zbehe urrejtja, sepse lodhja e botes kurohet vetem me pozitivitet. Nuk mund te te dhurojne nese nuk fal, nuk mund te duash nese intrigon, nuk mund te buzeqeshesh kur shpirtin e ke deleguar ne shkretetiren e mllefit. Prandaj te thashe se lufta jote me kohen ishte déjà vu, si ty luftojne me vetveten shume te tjere. Te tjere qe nuk dine te thithin nga dielli rrezet pozitive duke ia shperndare nje bote qe ngadale po zhytet ne erresire. Me beso, si ty, koha do lere pas shume te tjere …!