A e ndihmon Turqia liberalizimin e vizave për Kosovën?

Turqia mund ta përshpejtoj liberalizimin e vizave , me kushtet e dhëna Europës, e Kosova ta përfitoj kete pa pazare, burokratike të europianeve.

Deri me tani qytetari i Kosovës është lodhur nga premtimet boshe dhe jo të konkretizuara nga të ndjehurit europian, dhe nga ciklet, dhe kurset e zgjedhjeve , që kanë ardhur udhëheqesit për demagogjite se liberalizimi i vizave, është qështje e kryer dhe duke e aluduar edhe në afatet, dhe kohen kur do ta kemi . Por që këto premtime në formë të ballonave, përshtati i ka shkuar atyre për votat elektorale, sesa per agjendat konkrete, dhe për realizimin e vullnetit të popullit, drejt ashtu siq e meriton me materializimin e së vërtetës.

Shteti i Kosovës me ngecje dhe me perparime, kushtimisht sporadike, në zhvillimet politike, demokratike ka shënuar disa suksese, që liberalizmin e vizave ta meritojmë, dhe të na mundësohet kjo. Nga shumë aspekte të ndërthuthura mes vete, qe Shteti i Kosovës i ka nen kthetrat e tij për sa kohe, për ato lëvizje sado positive, dhe  për kompromiset, për prezencat te ndërkombëtareve, e me theks të veqante të europianeve në kompetenca substancialisht eksluzive të tyre. Dhe poashtu edhe për ato far kritere,  teknike që i kemi përmbushur për liberalizimin e vizave. Që pothuajse, për ditë dalin në agjendat mediatike, për ato kushte dhe kritere, që na janë kërkuar por, që mendoj shteti i Kosovës, për liberalizim të vizave, ka merituar të jete pjesë e saj të lëvizjes dhe qarkullimit në sferën gjeografike europiane.

Por qe shteti i Kosovës si rrjedhoje e kësaj me shumë, është e varur nga shteti Serb, për prespektivën e tij eruopiane, sesa për vet ato detyra qe shteti i Kosovës i ka para saj, për qytetarët, për demokraciene, ekonomine. Por që agjenda europiane e jona gjithmonë ka qen konsistente me shtetin Serb, respektvisht të pakicave, dhe te dialogimeve politike, ndër shtetërore që janë imponuar pa kushte të barabarta reciporke. E jo për, atë natyrë të proceseve që vet bashkimi europian, i shkel dhe i neglizhon, dhe zbaton politik tjetër nga ajo, që është parapare në konventat të tyre, të karakterit dispozitar, por edhe të praktikave për vendet e ballkanike, që kanë përfituar liberalizimn e vizave. Ku tani kjo Europë, del qe liberalizimi i vizave fitohet kur rregullohen raportet me shtetin Serb, pra ku shkruan ajo në ato konventa, për shtetet që kanë aderuar, në familje europiane, qe edhe ata duhet të i kishin parasysh interesat, me Serbinë, e me pas nga rezultatet e saja, të futet në famije të europës, të lavdishme në cilën traktat themelues të Bashkimit Eurupian.

Burokracia europiane ka dalur jashtë cdo binari logjik, pragmatik, por qe edhe vet europianet nuk janë, po ata që i respektojne konventat themeluese, që kanë themeluar bashkimin eruropian, dhe që kanë përshkurar proceset e aderimeve te shteteve në Europë. Ku me thkes të veqantë, në këto procese flitet për shtetet konkrete, qe duhet ta sforcojnë vetetven, në demokraci, në liritë të drejtat e njeriut, në drejtësi, ekonomi, ku me pastaj edhe vet nga  keto, procese ato janë matës, dhe parameter për të parë, sa janë plotësuar ato standarde europaine, që të jenë edhe ata në familjet europiane.

Shtetet e vogela, dhe problematike dhe eskperimentale nuk e kanë forcën, që të ju bëjnë ballë eruopianeve, që ata mos luajne me karoten e tyre europiane me neve, por që kundrejt kësaj janë disa shtete sado të vogëla apo edhe të mëdha, që edhe ato kanë ditur të e kushtezojnë, europianët perpara interesave te tyre, dhe të mos ndihen të shkelur dhe të diskriminuar, karshi shteteve te tjera. Ku edhe më e keqja për disa procese konkretisht për liberalizim të vizave, disa shtete qysh moti i kanë ploësuar sa i përket këtij kriteri. Shteti i Turqisë, është që sa kohe kandidat aderues, në Bashkimin Europian, dhe për shtetin Turk gjërat kanë lëvizur, kadal dhe ajo shumë pak ka përfituar, nga Europianët burokrat, por qe se fundi, kryeminsitri Turk, Davutoglu, kushtëzoj Europën, për dhënie dhe  përftim të liberalizim të vizave, me rrezik , me refugjatet siriane, që të i vërshoj në Europë, dhe te i hap kufijtë për ata.

Pra vet shteti i Turqisë dine ta ruaj dinjtetin dhe të zbatojë politke pothuajse të ngjajshëm si atyre të Europianeve që ata vazhdimisht pengonin Turqinë për tu bërë pjesë e familjes së saj, apo se paku të përfitoj nga liberalizimi i vizave. Kushtëzimi i Turiqisë mendoj se ka ardhur në kohën, dhe momentin me ideal, qe edhe shteti i Kosovës të hyje në pakete për fitim të liberalizmit të vizave, sepse shteti Turk duke qenë i madh, dhe gjeostrategjik për interesat ndërkombëtare eruo-antlantike, besoj se shumë shpejt Europa do ta nderoj kursin, e ndryshimit të qasjes për shtetet që nuk kanë përfituar liberalizmin e vizave.

Pra ne konceptin modern, liberalizimin e vizave  duhet ta shikojmë në prizimin e premtimeve të europianeve të burokrateve procedural-teknik, dhe as të mos ta mësojmë për ate që shkruajnë se qka duhet të i plotsesojnë vendet kandiadate për tu future, apo për të përfituar nga liberalizimi i vizave, edhe pse ato janë të sanksionuara në konventat dhe instrumentet ligjore, por që liberalizimin e vizave duhet të shikuar, nga interesat politike, gjepoltike, dhe kushtezimeeve që duhet të i bëhet europës. Pra kështu tani duhet të perceptohet kjo ,sepse nga shumë kushtëzime që i jane bere europës, shtetet e vogela karshi shteteve të mëdha kanë përfituar, pershembull si iustrim, shteti Serb me kushtizimin që ja bëri për bashkimin eventual me shtetin e madh Rus, për ndonjë federatë apo konferderate, dhe shkëptuje drejt europes juglindore. Kur si rrjedhoje, me sa pane europianet kete, Serbinë, e ledhatuan, dhe ja dhanë liberalizimin e vizave, dhe përfitimeve të tjera, ekonomike finaciare, krejt veq fale atij kushtëzimi që ja bëri ,me pretendimin dhe bashkimin organizativ me Rusinë, në plan politik dhe ekonomik.

Pra edhe Kosova tani e ka shtetin e madhe të Turqisë, po jo me kordinim, apo të kontekstit hstorik e gjeografik, si rasti i Serbisë me Rusinë, por e ka mundësinë që të hyje në pakete vetëm, për kushtëzimin strikt qe ja bëri, Turqia europës, për përfitim të liberalizimit të vizave, me rrezik nga mosdhënia,që të i hap kufjite, e refugjateve drejt europës, dhe te shkaperderdhjes së madhe, në shumë vende europiane.