Liberalizimi i vizave, ku të shkojmë me xhepa bosh???

Isa e Hashimi po shfaqen mjaft të disponueshme këto ditë, bile Bekim Collaku –minister i intergrimeve, uron qyetarët e Kosovës për lajmet e mira që pritet të vijnë këtë javë për të cilën tha “ se  do të jetë një javë shumë dinamike dhe e mbushur me lajme historike” , duke aluduar në marrjen e rekomandimeve për liberalizim të vizave nga Komisioni Europian.

Por cili është historiku i liberalizmit të vizave

Me 8 nëntor 2007  vendet e Evropës Juglindore nënshkruajnë marrëveshjen e lehtësimit te regjimit vizave.Kjo marrëveshje nënkuptonte se të gjitha vendet e Evropës Juglindore më se largu deri në 2015, por pa qenë definitive, do të jenë pjesë e kësaj paket të Komisonit Evropian, si hapi i parë që këto vende të futen edhe në BE. Në korrik të vitit 2009 Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave “Shengen” për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, kishte lënë jashtë këtij afati kohor Shqipërinë e Bosnjën, dhe kishte përjashtuar krejtësisht Kosovën. Më vonë që të gjitha këto shtete do të fitonin të drejtën e qarkullimit pa viza, dhe Kosova, si e vetme në Evropë, do të mbetej padrejtësisht në geto.Komisioni Evropian kërkonte nga vendet që synojnë heqjen e liberalizmit të vizave që të plotesojnë disa kushte elementare, ndër to  lufta ndaj korrupsionit, kërkesat për menaxhimin e kufijve si dhe sistem monitorues të vazhdueshëm të hetimeve-respektivisht qyqësor  të pavarur. Disa nga vendet kanë permbushur në terësi këto parime e disa të tjera deri diku.

Krekosja e qeverisë
Kosova bën pjesë në vendet të cilat nuk kanë përmbushur as për së afermi kërkesat e Komisionit Evropian. Por Komisoni Evropian është i detyruar që  të bëj liberalizmin e vizave për qyetarët e Kosovës nga frika se frustrimi i qyetarëve të Kosovës do të rezultonte edhe me ikjen e tyre edhe me të madhe nga vendi , siç ndodhi para disa muajsh si dhe nga humbja e kredibilitet të saj karshi sjelljes së mos qetësisë në këtë pjesë   të ballkanit.

Sado që krekosen Isa dhe Hashimi , liberalizmi i vizave nuk është rezulatet i suksesit të tyre,  pikërisht për shkak të keqqeverisjes së tyre jemi vendi i vetëm që ende nuk e kemi marr liberalizmin e vizave, por liberalizmi i vizave është projekt i Komisionit Evropian. Por pas liberalizimit, për çdo vizitë që behët në zonën Schengen, qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit, duhet të kenë me vete dokumente që dëshmojnë gjendjen e mjaftueshme financiare (dëshmi se kanë mjete të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në shtetin përkatës), vendin ku do të qëndroni, arsyet e vizitës dhe sigurim shëndetësor.Nëse do te varej sukseset marrja e liberalizmit të vizave, Kosova edhe për pesëdhjetë vite të ardheshme s’do e përfitonte një gjë të tillë. Ndaj krekosja e qeverisë është sa neveritëse aq edhe tragjike.Tragjike në sensin që edhe përkundër marrjes së liberalizmit të vizave mbi 60 % të  qyetarëve të papunë dhe 26 mijë familje kosovare, me rreth 115 mijë anëtarë, që përfitojnë nga asistenca sociale sdo mund te perfitojne nga liberazlimi I vizave. Ku të shkojnë dhe me çfarë të shkojnë në vendet e BE-së këta qyetarë, kur s’kanë bukë për të ngrën. Liberalizmi i vizave për qyetarët e Kosovës është luks, në kuptimin se çdo ditë po sfidojnë jetën për mbijetesë.

Përderisa papunësia dhe korrupsioni në Kosovë është më i lartë në Evropë, dhe ku krimi ka arrit deri në majet e qeverisë, liberalizmi i vizave është per t’iu hedhur sy qyetarëve të cilët edhe po varin veten nga skamja, qe kanë sjellur këta njerëz që krokasin e vetja iu duket si shpetimare të popullit. Mos luani me ndjenja të njerëzve,  qyetarët kanë nevojë për bukë, derisa këtë nuk po e gjejnë në Kosovë patjetër se do gjejnë mundësi që të ikin nga ky vend. Zaten edhe kështu po deshirojnë këta udheheqës, që këtu të mbesin vetëm servilët e tyre, që Kosovën ta bëjnë pronë të tyre edhe zyrtarisht.