Shpallje
Armend Shabani
Armend Shabani

Armend Shabani sjell projektin më të ri, pas bashkëpunimit të suksesshëm me këngëtaren Mirsa Kerçeli, me këngën “I/e dashuruar”, e cila ishte mirëpritur nga publiku, Armendi kishte pauzuar sa i përket realizimit të ndonjë kënge të re, mirpo ishte mjaftë aktiv nëpër darsma si dhe koncerte të ndryshme.

Tani Armend Shabani ka realizuar këngën e tij me të re “Kurorëzim i dashurisë” të cilës ia ka bashkangjitur edhe videoklipin. Kënga është realizuar nga Wirusi, teksti Toni si dhe videoklipi nga produksioni ASHA.

Ai i këndon dashurisë, të cilën e kurorëzojnë me martesë. I pyetur nga Gazeta Ora se cilat janë pritshmeritë e tij të kësaj kënge ai pret suksese pasi teksti ka të bëjë për ditën me të shenjtë, ditën e martesës dhe çdo njeri nga qiftet do të gjej vetën.

I pyetur se ku këndon më me deshirë, ai thot se ndihet më i nderuar të këndon nëpër darsma sepse besimi që qifti ka për t’i kënduar në ditën më të lumtur e bën të ndihet me më pëgjegjësi dhe me i previlegjuar, po ashtu edhe në këtë verë thot se është mjaftë i angazhuar nëpër ahengje familjare, mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.

Mbrëmjen e së enjtes bëri promovimin e këngës në një ndër klubet me të njohura në Prishtinë, “Bab Club”, me një atmosferë të zjarrët që bën fansat deri në orët e mëngjesit. Kjo këngë pritet të jetë suksesi i kësaj vere.