Liberalizimi i vizave, të rinjët dhe klasa jonë politike

Dy ngjarje të mëdha gjatë kësaj jave ndodhën  për Kosovën .Së pari,  pranimi  i  vendit tonë   në UEFA, dhe Udhërrefyesi për Liberalizimin e Vizave. Këtyre dy ngjarjeve historike iu gëzuan shqiptarët kudo që jetojne dhe veprojnë. Sigurisht së gëzimi ishte i madh edhe në mesin e të rinjëve tanë , të cilët për 16 vite më radhë kan mbetur në mëshirën e fatit. Më në fund mund të levizin lirshem në shtetet e Shengenit.Unë pata rastin ti dëgjoj disa të rinje duke thënë” mirë është ba valla shumë , së nashta na prin fati edhe neve diku në Evropë për të gjetur ndonjë punë , ose mund të gjejmë ndonjë zgjedhje tjeter për të jetuar atje , së niher nuk po kemi përspektivë të jetojmë në Kosovë”.Një e re në një shitore të bukës më entuziazem ta madh u shpreh” unë më bashkëshortin tim kishim dalur në Gjermani para disa kohësh kur shumë shqiptarë ia kishin mësy masovikisht Perëndimit”. Kaluam një rrugë të vështirë nëpër Hungari , deri sa mbërrim në Gjermani.Na kthyen shteti gjermanë edhe pse gjetem një punë atje”.Ajo vazhdoi rrëfimin , “tash u gëzova  kur ndëgjova për liberalizim së kemi mundësi më të mëdha që të punojmë dhe të fitojmë”.

Krahas kësaj shumë janë gëzuar edhe kjo klasë politike e cila më liberalizimin e vizave  do ta  zvoglon  numrin e të  pa punësuarve , në vend që të bëjë shumë më shumë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës ne Kosovë. Perspektiva e secilit shtet bazohet në gjeneratën e re të arsimuar.Por, për klasën politike të  Kosovës, kjo sikur nuk vlen shumë .Kësaj klase politike i ka rreshqitur gjithqka nga duart , përveq përfitimeve përsonale.Rritja ekonomike dhe niveli i lartë i pa punësisë kanë lënë pasoja të rënda të gjenerata e re. Shteti i Kosovës i udhëhequr nga kjo ganiturë pushtetare nuk ka ndonjë strategji shtetërore për zhvillim ekonomik dhe as masa për ta zbutur sado pak pa punësimin.Nuk ka ndonjë strategji për shkollimin e të rinjëve krahas  nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit.Këta e hargjojnë edhe atë buxhet të varfer që e kan për udhëtime jashta vendit, dhe në organizime sterile për tia mbaruar qefin vetit dhe familjëve të tyre . Keqëperdorimet dhe hajnit masovike kan i shtuar shumë pa knaqësitë qytetare dhe kan rritur edhe nervozën në mesin e të rinjëve tanë. Të rinjët ishte dashur që të formojnë një frontë të gjerë , një strategji ku do të bashkoheshin duke i kërkuar të drejat e tyre të pa tjetërsueshme. Është e kot të presin diqka të hajrit nga kjo garniturë pushtetare e cila e ka dhënë provimin më  shumë për të keq.Edhe ata që janë lajmëruar nëpër entet përkatëse të punësimit , rrallë ,ndonjë  mund të vij deri të ndonjë vend i punës. Vendët e punës janë të rezervuara për njërzitë e pushtetit më shumë të pa shkolluar .Së edhe vetë shumica prej kësaj kaste politike janë analfabet potencialë. Na është krijuar një panoramë e zymtë në Kosovë në secilin plan  të jetës. Kur shumica në mungesë të punës i mbushin lokalet , kalojnë kohën  në bastore të ndryshme  , ose ata që punojnë marrin paga mizerable dhe nuk kan  siguri në punë. Edhe nese i mbarojnë fakultetet janë të detyruar  të kryejn punë të krahut .Nuk është shumë i kuptueshm ky pasivitet i gjeneratës së re , të cilët ishte dashur të bëhën shumë më shumë  aktiv në jetën shoqërore  dhe politike të vendit. Të gjejnë mënyra të ndryshme të organizimit dhe të imponimit për ndryshime për të mirë të gjendjës .Kjo kastë politike as nuk ndryshon për të mirë , dhe as nuk hiqen lehtë nga pozitat e larta shoqërore , nese të rinjët nuk aktivizohen që e ardhmja e tyre të bëhët më e mirë .Nuk mund të kuptohet së si studentet  të cilët gjithmonë kan qenë ata të cilët i kan ndryshuar rrethanat shoqërore si fuqi intelektuale e re, nuk po gjejnë forma që ti realizojnë kërkesat e tyre . Ky margjinalizim ose zë i shterrur i tyre nuk justifikohet në asnjë menyrë. Së kështu po  margjinalizohen  edhe nevojat e tyre ekzistenciale .Logjika  së përspektivën  duhet gjetur diku në Perëndim , është logjikë e gabuar. Nuk janë shterruar krejt mënyrat dhe format e organizimit demokratik dhe shoqëror që të pranohet logjika e kapitulimit , të cilën zatën po i shkon për shtati  kësaj klase politike të korruptuar dhe kriminalizuar.Disa nga subjektet akutuale, politike të cilët e kan pru gjendjen  ekonomike  në një  situatë të pa lakmuar, nuk kan mundësi të jenë  bartëse e ndryshimeve pozitive në shoqëri. Nuk e di që është thënë dhe shkruar shumë për temën  së kjo kastë politike ka futur në funksion  edhe ndarjën  mbi baza ideologjike . Kjo qasje është e shumë e rrezikshme për një shoqëri e cila mëton të jetë demokratike. Kjo sigurisht së është një temë e cila kërkon shqyrtim dhe një debat të gjerë publik . Është e qartë së pa një presion të gjerë karshi kësaj kaste politike të degraduar , nuk do të kemi ndryshime pozitive  për gjeneratën e re. Rinia jonë  i ka të gjitha predispozitat e imponimit që në mënyrë institucionale të organizimeve të  ndryshme të bëhën pjesë aktive  e jetës politike dhe shoqërore, që ti arrijnë objektivat e tyre jetësore më mund dhe ndjersë , e në asnjë mënyrë mos të kopjojnë kastën politike të tipit  profiteresk…