Është koha që populli mos të jetë më humbës?!

Gadi e gjithë garnitura e këtyre politikanve nuk ka hy në këtë lojë , për të punuar për të mirën e Kosovës. Logjika e tyre  është së nese ndryshojnë për të mirë nuk janë më njerëz të politikës.Të vetëdijshem për këtë , këta po mbahen fortë për dere, për mos ti lëshuar pozitat .Nuk dëshirojnë ti humbasin së pari  parat e pista , nuk dëshirojnë ti humbin benificionet të cilat ua sjellë pushteti, nuk i humbin agjendat siq janë  drekat, e darkat gratis, dashnoret, pushimet mbrenda dhe jashtë vendit e shumë të mira tjera.Arrestimet e fundit kanë ngjallur shpresat së  keqbëresit politik dhe të gjithë të tjerët do të japin llogari para organeve të drejtësisë dhe para popullit.  E kan lodhur popullin dhe qitë në dy gjunjë siq thotë një fjalë e popullit.Arrestimi i Azem Sylës dhe grupit të tij , si dhe   nisma e kryeprokurorit të shtetit  Aleksandër Lumezit, për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara në Ferizaj dhe Prishtinë, ku vlera e aseteve të sekuestruara është tetë milionë euro duhet përshendetur. Lumezi  ka paralajmëruar se së shpejti do të shohim edhe aksione të reja të këtij lloji.Vëtem duke vazhduar aksionin e arrestimeve  dhe lirimit të pronave nëpër të gjithë komunat e Kosovës, do krijohej një atmosferë më relaksuese dhe shpresëdhënëse për qytetarët e Kosovës. Shtohen shpresat e këtij populli së  nuk do  janë gjithmonë humbës.Aksionet e filluara nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it, nuk do të ishte mirë të mbesin përgjysëm siq ndodhi në të kaluarën,ku më shumë ishim dëshmitarë të spektakleve televizive së sa aksioneve të mirëfillta . Edhe pse duken më vonesë aksionet për lufitimin e dukurive negative, megjithate shpresohet së nuk do të fillojmë gjithmonë  nga e para.Nuk krijohet shteti  më lojëra të adoleshentëve .Historia e një shteti nuk shkruhet më  njerëz diletant e shpirt shitur.Nuk mbrohet shteti më grupacione të interesit. Mjaftë kemi humbur territore nga serbosllavet  që të humbim prap. Elitat politika të pas luftës nuk po ia arrijnë qëllimit të shtetndërtimit nga lakmia për pushtet apsolut dhe nga lakmia për përfitime përsonale.Fuqia e shtetit dhe qytetarëve të saj  matet së sa mbrohen interesat e tyre, jo së  sa mbrohen interesat përsonale të dikujt .Shtetin e përbejnë shumica e jo kastat politike në pushtet.Shtetin e përbëjnë  njerëzit , e jo aparati shtetëror represiv , Dhe, në fund  shteti ekziston për të gjithë njerëzit  , e jo për  strukturat e posaqme të njerëzve në pushtet. Nuk na duhet shteti më organe të dobëta, për shkak të kurrupcionit galopant dhe të krimit të organizuar .Na nevoitet më në fund të kemi një shtet stabil, më organe funksionale .Nuk kemi nevojë për shtet i cili  i përfillë teket e atyre në krye  sa herë  që u ngritet temperatuara . Kjo strukturë politike po lë gjithnjë e më shumë  përformancë të keqe si para popullit ashtu edhe para faktorit ndërkombëtar .Këta për gjithë të keqijat që po na godasin në planin politikë dhe planin ekonomik po gjejnë fajtorë kujdestarë, thua së nuk ekziston përgjegjësia dhe morali politik mbi këtë tokë. Koha është shumë e vlefshme dhe nuk kthehet mbrapa. Janë bërë dhe po bëhën gabime të mëdha në qeverisje më vendin .Këta njerëz në krye të shtetit kan mbetur si veturat e prishta të cilat nuk bëjnë punë as për remont. Mos  të na sillet  situata që gjithmonë të fillojmë nga e para. Kthimi  në traditën  e keqe  do të ishte theqafje tjetër shtetërore dhe kombëtare…