Kriza morale – si burim i shumicës së krizave

Në vëndet postkonfliktuale ndodhin shumë çrregullime në shoqeri, me rënien e pushtetit, krijohet vakum, kurse në ketë vakum në shprehje vie roli i 'pushtetit të moralit', por në ketë gjëndje të jashtëzakonshme, shpesh ndodhë që bie konsiderata për shumicën e normave morale të asaj shoqerie, pra si rrjedhim shpesh e vjetra hudhet, ligji nuk funksionon, etj.

Në ketë periudhë kohore me vakum pushtetesh(ligjore e morale) që krijohet nga rënia e tyre, ndodhin fenomene që duhet kohë e gjatë të eliminohen pasojat e tyre, ndër to mund ti cekim:

  • – I padituri dhe i pakompetenti merr detyra që nuk i takojnë, në forma që bien ndesh me normat ligjore e morale;
  • – Ai që merr përgjegjësi të caktuara, nuk i kryen ato, ose i kryen në formen më të keqe;
  • – Ai që i besohet një çeshtje, e keqperdorë atë;
  • – Si zyrtari si qytetari kur nuk shef pushtet të ligjit dhe të papërfillshëm atë të moralit, sapo t’i ipet mundësia vjedh dhe keqperdorë;
  • – Ai që thërret për ruajtjen e rëndit, e shkelë vetë atë, etj.

Si rrjedhim, kemi njerëzit jokompentent duke i drejtuar punët e shoqerisë, kemi mos-zbatim të ligjit, kemi korrupsion enorm, kemi diferenca të thella mes të varfërve dhe pasurve si shkak i padrejtësive që shkaktuan këta, i shofim duke bërë ligj njerëzit më të prishur të asaj shoqerie, dhe imagjinoni çfarë rregulli dhe ligjeve bëjnë të pamoralshmit dhe të prishurit, i shofim ata që thirren në patriotizëm duke e vjedhë shtepinë e vetë, etj. Pra, kemi një pllakosje të përgjithshme të shoqerisë dhe kriza të njëpasnjëshme.

Sot e ardhmja e kësaj shoqerie është goxha e pashpresë, pasiqe përkundër rritjes së nivelit të shkollimit të gjeneratave të reja, shumica prej tyre nuk dallojnë nga hajdutët senior, pra nuk ka shpresë së këto gjenerata do sjellin ndryshime të mëdha për të mirë, pasiqe po prodhojmë të ditur por të pamoralshëm, pasiqe po shofim se edhe gjeneratat e reja po bëhen poaq keqpërdorues sa të vjetrat, dallimi i vetëm është në shuma(pra varesisht tek çfarë shume kanë pasë qasje këto dy kategori, aq është dallimi).

Pra, mund të themi që nuk ka hajr të madh nga dy kategori:

  1. Nga i moralshmi injorant (pasiqe ky don me ba mirë, por nuk din dhe duke synuar të miren edhe mund të bëj dëm); dhe
  2. Nga i dituri i pamoralshëm (pasiqe ky në të shumten e rasteve atë dije e shfrytëzon në interes të tij përsonal).

Dhe pa u ndërlidh dija dhe morali, asnjëherë nuk do arrihet ajo e deshiruara, kurse nuk mbahet mënd ndonjeherë qe kanë shkuar aq ndaras sesa sot këto të dyja!

Si do duhej vepruar në këto rrethana?

Siq e dijmë kornizat morale të shoqerive kanë ardhur në forma të ndryshme, herë si vetëdije e lartë e shoqerive, herë të derivuara nga ligje dhe sisteme të ndryshme, por çdoherë rolin kryesor në vënien e kornizave morale dhe kodekseve morale e ka pasë #religjioni (“Nese nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash!”- Muhammedi).

Sot në Kosovë kemi arsim pa edukim, sot pothuajse të gjitha shtetet e përparuara e kanë futë edukaten fetare nepër shkolla dhe ato shkolla mund të quhen në kuptimin e plotë institucione edukativo-arsimore. Nese ne jemi specie njerëzore sikurse edhe ato shoqeri, duhet të veprojmë njejtë sikurse, në të kundert nese për ne çdoherë duhet të vlejnë zgjidhje sui generis atëherë del që nuk jemi të tillë!

Pra, për të zbutur sadopak problemin, jo për të berë mrekulli(pasiqe kanë shkuar gjenerata të tëra pa e marrë ketë edukim) duhet të futet urgjentisht edukata fetare në shkollat e Kosovës (jo për t’i bërë nxënesit hoxhallar e prifta sikurse e kupton ish-ministri i arsimit Enver Hoxhaj dhe soji i tij, të cilët nuk e kanë idenë se çka është edukata fetare, por për të vënë korniza morale dhe krijuar qytetar të edukuar).

Normat morale që i vendos religjioni janë shumë më efikase sesa ato që i vendos tradita apo sistemi e ligji, pasiqe normat që burojnë nga ‘pushteti i besimit’, janë të destinuara të mos thyhen aq lehtë(pasiqe besimi dhe ndjesia që Zoti shef çdogjë behët gardian i tyre), kurse ato që burojnë nga tradita dhe ligji nuk thyhen deri atëherë qe i ‘shef’ ligji apo shoqeria, aty ku nuk i shofin, ato janë të destinuara të avullohen dhe zhduken.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz