Shpallje

Ata thonë se në këtë takim u diskutua gjerë e gjatë rreth çështjes së znj.Halilabazit, diskutuan për hapat që do t’i ndërmarrin për largimin e Dula Halilabazit nga Universiteti.

Pas shumë diskutimeve u vendos që të fillojnë peticion për largimin e zonjës Halilabazi nga UGJFA, që sipas tyre, ajo nuk ka vend aty.

Ata u shprehën: “ znj.Linda Dula Halilabazi nuk mund të ketë vend në Universitet, derisa shkeli ligjin, mbi të cilin ushtroi detyrën jashtëligjshëm për më tepër se 1 vit, nuk mund të ketë vend në Universitet, derisa, vazhdimisht ushtron presione tek përfaqësuesit e studentëve, i kërcenon, shantazhon dhe i ofendon në forma të ndryshme përfaqësuesit dhe studentë të caktuar.

Përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor të UGJFA-së deklarohen se i erdhi fundi kësaj “telenovele” siç e quajnë ata, ata thonë se: “ na erdhi në maje të hundës me të, s’po mundemi të kemi më durim, duhet sa më parë që të marrin vendim organet gjegjëse ashtu siç e kanë obligim ta kryejnë detyrën me nderë dhe konform rregullave në fuqi, pra ta largojnë nga Universiteti znj.Dula Halilabazi”.

“Ne s’jemi të sigurt të studiojmë lirshëm në Universiet, përderisa ajo kërcenon, shantazhon dhe ofendon studentët, andaj, edhe shumëçka pritet prej saj” u shprehën studentët përfaqësues.

Andaj, me bindje të plotë e themi se nëse znj.Linda Dula Halilabazi nuk largohet nga Universiteti me vendim të organeve vendimarrëse, ne do të thërrasim protesta, bojkot të mësimit e masa tjera më radikale, vetëm e vetëm që studentët të studiojnë lirshëm dhe të kenë siguri e cilësi në Universitet, vetëm e vetëm që Universiteti të pastrohet nga një “njollë” e madhe e zhytur thellë.

Nëse nga këto veprime të marra nga ana jonë nuk arrihet zgjidhja, atëherë jemi të detyruar të dorëhiqemi komplet nga studimet universitare në Universitetin e Gjakovës, s’kemi zgjidhje tjetër, thanë përfaqësuesit.

Si pasojë e pranisë së ud.Sekretarës së Universitetit, gjendja është kjo ku është, pra mosfunksionalizimi i drejtë konform rregullave dhe statutit është krijuar një situatë jo e mirë në UGJFA.

Krejt në fund, përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor dhe Këshilleve Studentore, i ftojnë kolegët e tyre të  Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, që ta nënshkruajnë këtë peticion, sepse është për të mirën e përgjithshme të studentëve të këtij Universiteti, me arsyetimin se nëse ud.Sekretarja Linda Dula Halilabazi largohet nga Universiteti, atëherë studentët dhe Universiteti do të marrin një pamje tjetër, do t’i hapen rrugë Universitetit për përmirësimin e situatës së krijuar, pikërisht nga e lartëcekura.

Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz