Hyrja e shtetit te Kosovës në Këshill të Europës, garanci që drejtesine ta apelojme ne instancen e Gjykatës se Strasburgut

Shteti i Republikës së Kosovës ka pothuajse kushtetuen me moderne dhe ato standardet më të larta demoktatike, te inkorpuruara ne kushtetuën e saj, respektvisht, e paraqitur në letër të dokumentit formal, siq e njohim si aktin me te lartë juridko poltik të një vendit. Sistemi juridik i Kosovës ka shtirrje vetem në mjetet interne respektivisht deri në instcanen e Gjykatë Kushtetuse, dhe aty perfundon dhe vendoset drejtesia, dhe sistemi juridik i vendin tonë.

Nga zhvillimet në vend në mënyrën me kontinuele Gjykata Kushteteuse, ka paraqitur organin e vetëm të zgjedhjes, të problemeve te qfarëdo qofte natyre, politike, ekonomike, ligjore, e të kontesteve përditshme të qytetarve, dhe aty përfundohej e gjitha me verdiktin final te saj.  Si rrjedhojë e kësaj, vendimet ishin ato, qofshin të drejte apo të padrejtë të Gjykatës Kushteutese  dhe keto eshte dashur ta respektojmë dhe ta zbatojme. Kjo nga shkaku, se vendimet  e Gjykatës Kushteteuse nuk mund të apelohen, në ndonjë organ për ta shqyrtuar ligjshmërin e vendimit, dhe permbajtjes së saj, që këtu spontanisht Gjykata ka marur, atributin e organit superior, dhe hiearkik. E kjo tani sa eshte ne rregull !

Shteti i Republikës së Kosovës për ato standarede, me të avancuara demokratike, që i potencova që i ka të integruara në kushtetutën e saj, por ne zbatueshmeri ne praktike, ato  lejne shumë për tu dëshiruar në kuptim të jetesimit të parimeve demokratike, për qytetarët e saj, per shtet ligjor, për stabilitet juridik, dhe per liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, të cilet vihen në sprovë, vazhdimisht, nga privimi i këtyre, në konteset të ndyshëm, shoqeror në rrafsh të punës, të afarizmit, dhe nepotizmit e korrupsionit

Shteti i Republikës së Kosovës për te  sforcuar mekanizmin e drejtesise objektive europiane, dhe për te pasur mundësi, për kaulitet më të mire, të sistemit juridik, dhe ashtu dhe stabilitetit te saj, duhet ta kete ne prioritet, qe ne politike të jashtem, dhe ne diplomaci të behet anëtare, e Gjykatës se Strasburgut respektivisht të Këshillit të Europës, me drejta dhe detyrime te plota. Dhe atëhere parakushti, kryesor për zhvillim  demokratik te gjitha poreve shoqerrore, do të realizohet  pra sundimi i ligjit, qe nga kjo me pastaj burojne,  lirite dhe te drejtat e njeriut, të drejtat në punë, ne kontestet e ndryshëm të qytetarveve, në ekonomi të tregut, ne avancim të drejtave dhe lirive, duke përdorur praktikat e tyre, dhe per ate mundesi qe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të mund te apelone në Gjyaktë të Srasburgut.

Keshilli I Europës, me gjithë komplekistetin e saj, eshte me lehte, për të ju qasur dhe për tu bere anetare e saj, për shtetet qe nuk kanë aderuar. Kjo nga shkaku se anetaresimi në kete organizëm, është më i thjeshtë, edhe për sa i perket votave nga shkaku se aty meren vendimet me shumicën e anëtarëve, dhe për fatin më të mirë në kete organizëm janë po ato shtete anetare, dhe themeluese, që e kane njohur shtetin e Kosovës, dhe e mbështesin vazhdimisht rrugën e saj arenen ndërkombëtare. Që, përkunder kësaj, për të dashur të tërheq paralele, me anetaresimin ne bashkim europian, dorën në zemer këtu situata dhe procedurat, janë më të vështira dhe tepër burokraitke, nga shkaku i votave konsesuale, dhe atyre te parlamenteve shtetërore, në shtetet anetare e që ato per tani, janë  vështirë të realizueshme. Kur kemi parasysh se ne kontinentin e Europës, janë bukur shtete qe nuk na njohin si shtet, te pavarur

Mundësite që qytetari, të mund të apeloje vendimin e Gjykatës Kushtetuese në instancën e Gjykatës se Strasburgut është e arritur e madhe, dhe rikonfirmon drejtesinë, e humbur te supozuar apo të shkelur, dhe ben korrgjimet me objktive dhe me te arsyeshme në sferën e drejtesisë së barabaretë gjithë shteteve respektvisht qytetaret e atyre shteteve, ku vet qytetari do ta kete mundesine që të padisë, shtetin, organet shteterore, institucionet, vendimet me subjektet me qytetare, të kërkoje rehabilitim, dhe kompenzimet e ndyshme nga te gjeturat, e Gjykatës së Strasburgut. Dhe kjo padyshim, qytetarit të ia jape sigurine juridike, e precedentit qe per rastet e ngjajshme te zgjidhura në shtetet, të veprohet ngjajshem me po ate, efekt te njejt se siq ka vendosur Gjykata e Strasburgut. Pra e gjitha kjo, si emerues të përbashkët do ta kete ligjin europian, dhe precedentin e gjykuar, per ato raste qe jane të përfunduar te natyres se njejte.

Edhe pse anetarësimi dhe vendimet e Gjyaktës se Stasburgut janë vendime të pakotenstueshme, dhe me efekt jurdik te obligueshem per giitha shtetet, ajo prape paraqet instancen e fundit, dhe kushtimisht si të drejtën subsidiare. Nga shkaku se gjithe qytetaret dhe subjektet qe do ta mund të apelojne,  në Gjykatën e Stasburgut ata praprakisht, duhet qe ti shterin te gjitha mjetet e brendshme te sistemit jurdik te njeëvendi, dhe me pas te shkohet ne instancen e fundit. Që kjo edhe nënkupton se duhet, te i besojme sistemit juridik te vendit tone, ta respektojmë, dhe nga ato me pastaj të gjeturat tona, lidhur me ndonje element  jo objektiv, te mund perfundimisht te ankohen në Gjykateën e Stasburgut, edhe pse Gjykata Kushtetuese, prape ka rol të veqante, në vendosje të këtyre te drejtave të qytetareve.

Magjister I Shkencave Kushtetuese

Autori: Ma.Sc. GENT GJINI