Edhe pse jemi në Evropë , jemi largë Evropës?!

Disa thonë së ‘ Koha e bën të vetën ’. Kurse për shumicën vlenë konstatimi së “Njerëzit kan ndryshuar   jo  për të mirë, e nuk është në pyetje  koha ” .Në këtë relacion  shumë  ka ndryshuar edhe klima . Dhe, vërtetë bukur moti nuk kemi kaq shumë shi  në muajin maj, sikur të ishte vjeshta e vonshme .Ata të cilët merren me bujqësi sigurisht së janë të kasavetuar për të mbjellat pranverore të cilat po vonohen për shkak të  reshunave . Shumë prona edhe po shitën  për shkak të  krizës ekonomike. Nese prindërit  na kan lënë prona , ata të cilët nga zori po shesin ato, nuk kan qka tu lënë në trashegim pasardhësve të tyre.Kjo po ndikon  për të keq , së gjeneratat e reja përditë po shtohen , e bashkë më këtë shtim po rriten edhe problemet sociale dhe ekonomike. Një planifikim i familjës më duket mua është i domosdoshem .Rritja e pa punësisë, mos kujdesi i shtetit për hapjën  vendeve të reja të punës, mos subvensionimi i duhur i sektorit bujqësorë  ka bërë që të shtohen familjët të cilët po jetojnë dobët. Kur të rinjët nuk kan ku të punojnë rritet pastaj  kriminaliteti , rritet numri I atyre që  merren më shitjen e drogave të ndryshme,shtohen vrasjët dhe vetëvrasjet,   dhe lulëzon prostitucioni.Nga mos kujdesi karshi gjeneratës së re të institucioneve të shtetit që nga pas lufta  , ka ndikuar  shumë  që të  bëhemi shoqëri e pa oraganizuar, shoqëri e lënë në mëshirën e fatit. Asnjë nga liderët tanë partiakë apo shtetëror nuk po zbret në mesin e të rinjëve tanë , që të bisedojnë  dhe qajnë hallet e tyre . Ka shumë forma të organizimit shoqëror  që ata të bëhën pjesë aktive e shoqërisë . Këto takime  më të rinjët ,jam i bindur së do të kishin efekte pozitive. Por, këta udhëheqës megalloman  të cilët janë ngritur diku lartë në qiell nuk po zbresin kurrë në popull dhe veqmas të bisedojnë me gjeneratën e re.Jeta e të rinjëve tanë i është lënë sitihisë , është lënë në mëshirën e fatit, që sigurisht  e gjithë kjo do të lënë pasoja të rënda në të ardhemen e tyre .Është vështirë të ruhet qetësia shpirtërore kur jetën nuk ke mundësi  më e  planifikuar, në një  vend  i cili po abuzohet për ditë nga kjo kastë politike .Këta kan uzurpuar gjthçka që është e vlefshme në Kosovë. Për këta bazhibuzukë të politikës nuk ka rëndësi së cili ka kualifikim superior ose edhe tregon zotësi.Po punësohen të gjithë ata të cilët kanë lidhje ose japin ryshfet njerëzve të politikës.  Nuk e di a pajtoheni së pa largimin e kësaj garniture pushtetare  nuk do të kemi prosperitet , nuk do të kemi  vende të reja të punës  , nuk do të kemi  as mirëqenje .Edhe pse jemi në Evropë , jemi largë Evropës në mbrendi dhe në kohë.Nese këta matrapazë politikë , nuk i dëshirojnë ndryshmet pozitive , si e  vetmja zgjedhje  , popullit nuk ishte dashur ti mungon dëshira dhe vullneti që këto ndryshime të ndodhin  .Kriza globale ekonomike dhe këta njerëz që janë katapultuar në krye të shtetit , nuk ishte dashur të jenë pengesë e ecjës tonë përpara.Kjo krizë ekonomike në Kosovë më shumë  e prodhuar  nga kjo udhëheqje  shtetërore  nuk janë arsyetim  i rritjës së kriminalitetit dhe korrupcionit .Kjo kastë politike në pushtet e ka pru në pikë pyetje edhe sovranitetin e vendit .Nuk po përfillet Kushtetuta e këtij vendi, nga njerëzit  të cilët  dy lidhje nuk i kan  më demokracinë , dhe të cilët vëtem zbatojnë urdhëra të burokratëve të Evroëpës.Nuk kan së si nuk i zbatojnë këto urdhëra sepse e kan të zënë “bishtin më derë”…