Dizinformimi, shantazhi, mashtrimi – nuk janë praktikë e LDK-së

Brutaliteti, arroganca, mujshia deri në rrugaçëri, shpifja, cinizmi të përdorura ndaj kryetares të ligjshme të Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvallës, ishin kryetemë bisedore dhe mediale në Kosovën tonë, keq të katandisur nga pushtetarët e gjithëfarë ujemi, përzierje, heterogjene, batakçinj me kartelë. Reagimet ishin të zëshme, në raport me vet rastin. Ishte një provokim i rëndë, krejt i panatyrshëm, për një parti, e cila është shquar për përgjegjësi, maturi dhe seriozitetin e duhur në menagjimin e situatave, konformë kohës dhe hapësirës.

Dizinformimi për parregullësi në Degën e LDK-ë në Gjermani

Isa Mustafa deklaroi: “Nuk njohim Donikë Gërvallën si kryetare të Degës të LDK-së në Gjermani. Një komision i LDK-së ka gjetur se atje ka pasur parregullësi në zgjedhjen e saj si kryetare e Degës!”

Me keqardhje, zoti Isa Mustafa dizinformon opinionin shqiptar, sepse asnjë komision nuk është angazhuar për ta hetuar procesin zgjedhor. Madje, edhe pse e kanë kërkuar dokumentacion e zgjedhjve, kanë refuzuar ta marrin në dorëzim! Rast unik për të gjitha kohërat!!! Përkundrazi, është heshtur, injoruar me dashje e qëllimshëm, për ta amortizuar, deri në shuarje, organizimin dh veprimtarinë e LDK-së, jo vetëm në Gjermani e Zvicër, por në tërë Mërgatën shqiptare. Arsyen e kemi dhënë në shkrimin: “Strukturat e LDK-së në krizë legjitimiteti”.

Donikë Gërvalla ka ardhur delegate në Kuvendin e Degës nga Nëndega e LDK-së në Nordheim Westfallen, e kryesuar nga veprimtari i dëshmuar Jakup Gërguri. Votimi në atë Nëndegë, ashtu si edhe në të gjitha Nëndegët tjera, ka qenë i fshehtë dhe thellësisht demokratik.

Në Kuvendin e Degës të LDK-së në Gjermani, për postin e kryeytarit kanë konkuruar tre delegatë – kandidatë. Donika ka rezultuar me shumicë absolute të votave të fituara dhe është zgjedhur kryetare me votë të fshehtë dhe demokratike. Kjo vërtetohet nga proces-verbali dhe dokumentacioni përkatës zgjedhor.

Ndërsa Isa Mustafa ka adhur delegat nga Dega e 4-të e Prishtinës, pa iu nënshtruar votimit të fshehtë, të lirë. Me aklamacion është “zgjedhur” edhe kryetar i LDK-së, duke iu shmangur votimit të fshehtë e demokratik!

Dhe, ju, lexues të nderuar, gjykoni vetë: Cili nga këta të dy, Isa apo Donika, kanë apo nuk kanë legjitimitet?! Dihet, votimi aklamativ ka qenë dhe mbetet pronë e partive dhe regjimeve komuniste dhe fashiste.

Isa Mustafa, për ta përligjur zgjedhjen e vet aklamative, bishtnoi votimin e fshehtë edhe për Këshillin e Përgjithshëm, duke i lënë pa legjitimitet edhe të tjerët, të cilët, shumë syrësh, mund të legjitimoheshin me votën e fshehtë demokratike. Dhe, këtë e bëri për dy qëllime: E para, për ta përligjur zgjedhjn e vet aklamative dhe, e dyta, për t`i përzgjedhur më të dëgjueshmit e tij, duke i konsideruar jo si kuadro të partisë, por, si kuadro personal. Kështu ka vepruar edhe për strukturat tjera të LDK-së, deputetët, ministrat e tjerë.

Por, këtë legjitimitet nuk mund ta fitonin dy ligjëruesit në Universitetin e Prishtinës, miq të Isa Mustafës, vota e të cilëve, me porosi të SHIK-ut dhe të Isës, largoi rektorin dinjitoz Ramadan Zejnullahun, për ta zëvendësuar me njeriun e SHIK-ut, Marjan Demaj. Shkarkimi i rektorit Zejnullahu iu faturua LDK-së, edhepse atë e bëri Isa me miqtë e tij, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, edhepse krejt anonim për partinë!! Bashkëbeimtarët e tij, katolikë, thonë se Marjani nuk është me Krishtin tonë, sepse rrënoi PDKSH, (Partinë Dekokristiane Shqiptare), Partinë e akademik Mark Krasniqit, duke i adresuar kuadro e anëtarë të partisë së tij, tek PDK-ja! E hidhur, por, mjerisht, krejt e vërtetë.

Aleanca përçarëse e katër Degëve të LDK-së të Mërgatës

Pas disa shkrimeve kundër kryetares dhe Degës të LDK-së në Gjermani, të publikuara nga Haki Latifi dhe shokët e tij, së fundi u krijua edhe aleanca përçarëse e katër Degëve të LDK-së: Zvicrës, Suedisë, Norvegjisë dhe Beneluksit. Sulmi i orkestruar nga Prishtina, godet, madje, pamëshirshëm Degën e LDK-së në Gjermani, pse nuk është e gatshme tö përkrahë një klan uzurpatorësh dhe rrënuesë të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Një gjë dihet: Kryetarët që shkruajnë, në emër të Degëve të cituata, nuk përfaqësojnë anëtarësinë, në emër të së cilës thirrën, pa e konsultuar dhe pa e pyetur fare.

Mërgata shqiptare në Gjermani, që nga vitet `70-a dhe në vijimësi, ka pasur një bashkëpunim solid me mërgimtarët veprimtarë të çështjes kombëtare në Zvicër dhe Beneluks, me qendër në Bruksel. Ata kanë bashkëpunuar në organizimin e demonstratave dhe të protestave të shumëta në këto tri shtete, duke qenë së bashku, pavarësisht largësive ndërshtetërore.

Me krijimin e LDK-së, duke filluar nga viti 1990, LDK-ja e Beneluksit, me protagonistë: Ramiz Zekollin, Ismail Bytyçin, Gani Azemin, Ramadan Gashin e deri ke Kujtim Hajdaj me shokë, kanë pasur një bashkëpunim vëllazëror me Degën e LDK-së në Gjermani, të prirë nga Hafiz Gagica, Marjan Tunaj, Hazir Krasniqi, Shaban Bobaj, Agim Kamberaj, Sali Çekaj, Donikë Gërvalla, baca Selim Koca me shokë. E njëjta gjë është manifestuar me Degën e LDK-së simotër të Zvicrës. Edhe me Degët tjera ka pasur një lidhje korrekte bashkëpunimi, meqë zotëri Gagica kryesonte Kolegjiumin e Degëve të LDK-së në Diasporë.

Bazuar në këtë lidhje e bashkëpunim të ngushtë, sulmi i vrazhdët dhe krejt paushall, i paargumentuar, i aleancës të katër Degëve në fjalë, është një ogur i keq, madje, jo vetëm për LDK-në në Mërgatë, por edhe me ndikim negativ edhe në LDK-në në Kosovë. Është një përçarje e kërkuar, për interesa të klanit, rrethit vicioz në Kryesinë Qendrore të LDK-së, për çka është fort e interesuar edhe e majta ekstreme e Kosovës, me SHIK-un e saj të zi, përgjakës, vrastar.

Qëllimi ëstë i lexueshëm: Rrënimi i LDK-së në Mërgatë. Përndryshe, Isa Mustafës nuk i duhet asnjë përkrahje nga Ju. Njësoj si Hashimi kryeministër: “Unë bëj çfarë të dua, populli mos të hajë m…! Pikërisht, ashtu mendon dhe vepron Isa Mustafa për strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së. Mendoj se më i dëmtuari nga kjo nismë përçarëse do to të jetë zotëri Haki Latifi, i cili është më i aktivizuar, madje, deri në tepëri, në aleancën përçarëse, jo vetëm të partisë, por, edhe të mërgimtarëve në përgjithësi.

Revidimi, korrigjimi i qëndrimit të pakuptimtë i krerëve të kësaj aleance, karshi Degës të LDK-së në Gjermani si dhe distancimi i anëtarësisë nga shefat e tyre, për deklarime të paautorizuara, do të ishte e vetmja kërkim falje e pranueshme, për fyerjen sa të rëndë, aq edhe të pamerituar, madje, hiç fisnike.

Donikë Gërvalla është kryezonjë në Diasporë dhe Kosovë

Gazetari Xhevat Rexhaj, krejt lehtësisht, anatemon, mallkon, akuzon, gjykon kryetarët e dy Degëve të LDK-së, të Gjermanisë dhe të Zvicrës, përkatësisht, Donikë Gërvallën dhe Shefqet Dibranin, të cilët, të paligjshmit brenda Kryesisë të LDK-së, ua mbyllën derën në Kuvendin dhe Konventën e fundit. E përsëris, të paligjshmit, sepse janë vetëzgjedhur, nuk kanë pasur guximin t`i nënshtrohen votimit të fshehtë demokratik. Sipas zotëri Rexhaj në Kuvend nuk mund të hyjë kujt t`i teket!

Gazetarin Xhevat Rexhaj e kam koleg dhe mik shtëpie. Intimisht, i kam sugjëruar të mos marrë shumë “yrysh”, hov, për të mbrojtur të pambrojtëshmit. Tani po ia përsëris edhe publikisht. Sa për dijeni, Donikë Gërvalla është më e ligjshme, se sa i gjithë Këhilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e LDK-së, e dalë nga ai Këshillë i paligjshëm, sepse është i emëruar, i votuar, jo ligjërisht, pra, me aklamacion, duke mos iu nënshtruar votimit të fshehtë e demokratik. Ndërsa Donikë Gërvalla edhe si delegate, edhe si kandidate pët kryetare, ka kaluar përmes konkurrencës me më shumë se një kandidat dhe votimit të fshehtë.

Orkestrimi denigrues karshi Donikë Gërvallës ka filluar tej një viti më parë dhe pacipshëm e pamoralshëm vazhdon edhe tani. Fillimisht, sipas gojëkëqinjve të porositur, “Donika ka ardhur për ta promovuar Fatmir Sejdiun kryetar”; me thënien -jo- përshkrimit aktual të Demarkacionit, vijës kufitare me Malin e Zi, “Donika po e përkrahë opozitën” dhe broçkulla të tjera, edhepse dihet qëndrimi i saj për të dy rastet në fjalë. Për qëndrimin kritik ndaj klanit, rrethit vicioz, brenda Kryesisë Qendrore, shpifin, edhepse nuk e besojnë as shpifjen e tyre, gjoja “Donikën po cytë dikush tjetër!” Donikë Gërvalla është “shah” në vete, mbretëreshë. Ajo nuk ndikohet nga askush. Ish-studentja e Universiteteve prestigjioze, të Tiranës dhe Hamburgut, ka përgatitje solide intelektuale dhe politike.

Donikë Gërvallën e dërgoi Dega në Kuvendin dhe Konventën e LDK-së

Donikë Gërvalla është kryetare supër e ligjshme e Degës të LDK-së në Gjermani. Ajo nuk ka pushuar së punuari me Nëndegët dhe anëtarësinë e LDK-së. Rrugët e gjata të Gjermanisë, e kanë detyruar të përshkojë mijëra kilometra rrugëtim, përgjatë vitit. Kontestimi nga klani i Prishtinës është, thjesht, politik. Pritja një vjeçare, për ta verifikuar rregullësinë apo parregullësinë e mundshme të procesit zgjedhor, në këtë Degë, ishte e stërbollshme, madje me elemente të një shpërfillje cinike, për të mos thënë rrugaçërore. Donikë Gërvalla nuk udhëtoi në Prishtinë krye ne vete. Atë e dërgoi Dega e LDK-së nga Gjermania, duke e konsideruar pjesëmarrjen e saj në Kuved krejt të ligjshme.

Hileqarët e politikave konspirative akuzojnë Donikë Gërvallën për skenare dhe dokërra të tjera. Por, shqiptarët e njohin Donikën si investuese të madhe për Kosovën dhe LDK-në. Ajo ka qenë dhe mbetet e drejtëpërdrejtë, me një dretëpeshim dhe rrjeshtim të duhur dhe askush deri më tani, nga njerëzit publikë, nuk i ka thënë mendimet hapur dhe pa skenar si Donika. Kur të tjerët i quanin heronj, ata që ishin e kundërta e kësaj emërtese shumë emocionale e domëthënëse, Donikë Gërvalla i quante me emërtesën adekuate – kriminelë – dhe bënte thirrje të mos i votonin Hashim Thaçin e Kadri Veselin me shokë. Ndërkohë që bashkëpartiakët e saj në pushtet, e thonin dhe e bënin të kundërtën. Është pikërisht guximi i saj, që i tmerron frikacakët, që, për t`iu shmangur përballjes me atë, ia mbyllin derën. Kjo është një e vërtetë absolute.

Shtrohet pyetja: Pse gjithë kjo frikë nga Donikë Gërvalla?! Njëra nga arsyet është: Ajo do t`i pyeste burrat e Kryesisë dhe të Këshillit të Prrërgjithshëm, nëse i kanë ato dy kokërrat e meshkujve, për t`i thënë stop, boll më kryetarit dhe klanit të tij, me veprimet rrënuese të partisë të Ibrahim Rugovës. Pyetja tjetër e radhës do të ishte: Pse keni shkatërruar procesin zgjedhor, me votë të fshehtë, brenda strukturave të LDK-së? Votën e fshehtë e demokratike, e keni zëvendësuar me aklamacionin komunist dhe fashist, njësoj si partitë banda të Kosovës?! Edhe një pyetje, që ka të bëjë shumë me demokracinë në Kosovë: Pse praktikoni në zgjedhjet kombëtare – Kosova me një zonë zgjedhore -, duke e mbushur Parlamentin e Kosovës me eksponentë të organizatës kriminale e fashizoide “SHIK”, të kryesuar nga Hashim Presidenti dhe Kadri Kryeparlamentari, krijesë kjo e UDB-së, Sigurimit të fshehtë francez dhe Sigurimsave komunistë të Enverit, me qëllim të terrorit kundër kuadrove, veprimtarëve dhe oficerëve të Ibrahim Rugovës, për ta realizuar marrjen e pushtetit me dhunë?!

Shqiptarët e kudondodhur e kanë parë dhe përcjellur veprimtarinë voluminoze dhe ciësore, të Donikë Gërvallës, përgjatë viteve të rënda për Kosovën, debatet e saj të shumëta, në mbrojtje të Kosovës dhe të çështjes kombëtare. Shqiptarët e kanë admiruar arëherë dhe e duan edhe sot. Andaj, reagimi unik, madje, gjithëkombëtar, në mbështetje dhe mbrojtje të saj, është shumë domëthenës. Bota femërore, në Diasporë dhe Kosovë, ka xhelozi pozitive për Donikën, sepse pati mundësinë, vullnetin dhe aftësinë, për të bërë atë që nuk arriti ta bënte dikush tjetër në atë kohë. Prandaj, meritueshëm, Donikë Gërvalla është cilësuar si Veprimtarja më e madhe në Evropë.

Rrjedhimisht, Donikë Gërvalla është kryezonjë në Diasporë dhe Kosovë, madje fort e respektuar në mbarë shqiptarinë.

Stop intrigimeve të Prishtinës – në Degën e LDK-së të Zvicrës

Mendoj se edhe Shefqet Dibrani nuk është nisur nga “tekja” prej Zvicrës, për të marrë pjesë në Kuvendin e punës të LDK-së në Prishtinë. Atje është mbajtur një Kuvend zgjedhor, palët në garë kanë firmosur procesverbalin dhe kanë pranuar rezultatin. Pas bllokimit të delegatëve të Zvicrës, për të marrë pjesë në Kuvendin e 8-të zgjedhor të LDK-së, por rezultoi Kuvend emëror, ka pasuar përçarja, ndarja në Degën e LDK-së të Zvicrës.

Përndryshe, edhe Shefqet Dibrani është dikushi: Autor i një duzinë librash artistike, historike dhe publicistike. Në promovimet e organizuara në Prishtinë, kemi parë e dëgjuar intelektualë dhe akademikë të zëshëm në vlerësimet sipërore. Natyrisht, vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve politike në Kosovë, analist dhe kritik për divijimet, deri në degradim të LDK-së, pas shuarjes të kryezotit Rugovë. Analizat dhe parashikimet të bëra nga Shefqet Dibrani në Zvicër dhe Nëndega e LDK-së në Rheinland Pfalz, ne kryetar rugovasin Fazli Hajdaraj, kanë rezultuar tërësisht të sakta. Ndërkohë që të tjerët, me përlavdërimet paushalle e hipokrite për shefat, i trimëronin ata për politikën përjashtuese, mosdurimin e mendimit ndryshe btrenda partisë, destruktivitetin dhe rrënimin e mëtejmë të LDK-së.

Mbështetësit e së keqes në LDK-së përligjin koalicionin aktual, duke akuzuar kundështarët se ata duan që “LDK-ja të mbetet gjithmonë në opozitë”. LDK-ja e ka elektoratin e gatshëm, atë të Presidentit Rugova. Por, politika përjashtuse e karrieristëve, e ka kthyer atë elektorat në abstebues, mosvotues, sepse kanë kërkuar reforma në LDK-e, kanë kërkuar heqjen e monopolit mbi partinë të gardës së vjetër, të cilët, për të ruajtur privilegjet, janë bërë palë me partinë-bandë PDK-në, e zgjasin qëndrimin në pushte të saj dhe rehabilitojnë krerët e krimit, duke i zgjedhur në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Fundazi, miku im i dashur, Xhevat Rexhaj, kujdes në sensin e masës. Sepse, “Bylbyl ky shekull orë e çast ndërrohet…” Dhe, Donikë Gërvalla, në bllokimin e parë, në Kuvendin e 8-të të LDK-së, deklaronte: “Ne kemi qenë në LDK-e, kur nuk ishte Isa Mustafa dhe do të jemi në LDK-e edhe arëherë kur nuk do të jetë Isa Mustafa”.