Stripat me novela Shqiptare ekspozohen në PRIZREN

Me datën 27 – 30 maj 2016 në galerinë e gazi mehmet pashës të qytetit historik prizrenin do të ekspozohen stripat me një temë të rëndësishëm në një festival po aq të rëndësishëm.

Shpallje

posteri 1“Novelat grafike shqiptare” është tema këtIJ vitI të festivalit të 12”të ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës që organizohet nga ana e shoqatës të strip artistëve “Xhennetcomics”,ky festival do të begaton kulturën dhe historinë nga legjendat shqiptare me punimet e artistëve shqiptarë si Gjon Marku,Andromeda Dasar,Vehap Kokallari,Gani Sunduri,Gëzim Muriqi dhe shumë artisët të tjerë,ndër ta, do të ketë edhe punime me temën e përshtatshme si stripi “Thesari Shqiptar “nga artisti I nojohur Spanjollë Juan Espallardo.

Këtë vitë në festival kanë aplikuar 312 artistë me 1754 punime nga 27 shtete.Pas selektimit të punimeve nga juria e përbërë prej 4 artistëve si që janë artisti nga maqedonia Jordan Pop Ilijev,Artisti nga Bulgaria Irien Trendafillov,Artisti nga Irani, Morteza Rakthakala dhe nga kryetari i shoqatës të strip artistëve “xhennetcomics” Gani Sunduri .Pas selektimit gjithsejt 150 artistë do të kenë vendë në katalog dhe do të ekspozohen 270 punime të stripit dhe të karikaturës.

posteri 2Në festival këtë vitë do të marrin pjesë 21 artisë nga 7 shtete, përveq artistëve botëror në festival do të jipet një hapësirë të posaqëm për artistet e rinjë kosovar ku do të ekspozojnë punimet e tyre si të stripit ,karikaturës dhe pikturave.

Festivali i12”të ndërkombëtar i stript dhe të karikaturës “Novelat garfike shqiptare”sponzorohet nga Ministria e kulturës ,Departamenti i kulturës të komunës së Prizrenit,Optimum,Strip Arti,PDH dhe PDH kosovë.

xhennet comics

Gani SUNDURI
Kryetar i shoqatës të Strip Artistëve Kosovar “Xhennet Comics”