Të dhjerë, por krenarë!

Të jesh krenar në ditët e sotme, është sikur të thuash; marr frymë por nuk jetoj.

703

Në fakt, ka ca kohë që në Shqipëri, fjala e famshme jam krenar, ndihet vetëm në ndeshjet e futbollit kur luan kombëtarja jonë. Dhe kjo përshkak, se shqiptarët janë “patriotë” vetëm kur ajo fiton, se kur humbet, nxjerrin lloj e sorollop justifikimesh, si përsh; ishte formacion i dobët, de biazi nuk diti të nxjerrë Canën në sulm, patën mundësi të shënonin në minutën x, por nuk e di pse nuk shënuan, mbase është shitur ndeshja në tavolinë e të tjera broçkulla si këto. Ndërsa kur kombëtarja fiton, të gjithë, i madh dhe i vogël, mbushin sheshet duke festuar me flamuj dhe me brohorima: O sa mirë me qen shqiptarë, o hej!…Por a e ka një kuptim shpirtëror kjo shprehje, apo ndofta kjo brohorimë, është thjeshtë sa për t’u dukur dhe për të kaluar radhën ? Unë personalisht them se po dhe e shoh me ftohtësi këtë shprehje, sa herë ka ndeshje. Jo përshkak se nuk jam me ekipin tonë, por nuk jam me hipokrizinë e shpesh’shtuar të shqiptarëve këto kohët e fundit, që thjeshtë kërkojnë të duken dhe aspak të veprojnë kur Atdheu i tyre ndihet në rrezik nga degradimi i saj i plotë.

Kemi parë dhe dëgjuar nëpër TV gjithnjë, vitet më përpara, të jesh krenar për këtë vend, nuk mjafton lufta që duhet bërë ndaj së keqes. Të jesh krenar për këtë vend, vetëm se po “luftohet” krimi, është hiç gjë, apo të jesh krenar për këtë vend se po “luftohen” trafiqet e drogës dhe qenieve njerëzore, është prap një hiç gjë tjetër, kur në krahun tjetër, territori shqiptar është i cunguar dhe vazhdon e të cungohet akoma më shumë me shitje deti, me demarkacion dhe dhënien me konçesion të gjithçkaje kohët e fundit.

Realisht, të jesh krenar për këtë vend, është krejt tjetër gjë, ajo e mos shitjes së motrës tënde nëpër semaforët dhe bordellot e botës, mos hapja e imazhit për vjedhje dhe korrupsion, parandilimi I çdo fenomeni keqdashës për vendin. Të parandaloheshin vëllavrasjet për hir të një kanuni qindra shekullorë. Të shtohej dashuria për njëri tjetrin dhe zilitë, të mënjanoheshin tërsisht, pasi janë me tepri, ku hipokrizia e njeriut për njeriun është në kuotat e një super superioriteti. Të mësohej ndihma ndaj njerëzve në nevojë, dashuria për Zotin e gjithësisë dhe shpresa për të ardhmen të kthehej në praktikë motivuese për një të ardhme më të sigurtë. Të mësohej se si të protestohej masivisht gjithmonë për një jetë më të mirë, të lufrohej indeferentizmi dhe nostalgjia komuniste për të shkuarën, të shiheshin kauzat si pjesë e ndryshimit të politikave demokratike dhe jo si pjesë e ndryshimit të ekonomisë vetjake. T’i mësohej politikës se çdo të thotë të jesh shqiptarë dhe të jetosh në tokën e shqipeve është një luks hyjnorë për ju dhe jo një perandori feudalësh. Pra me pak fjalë, të rritej përgjegjësia individuale tek gjithësejcili, duke e kthyer këtë në një ortek përgjegjësie kolektive.

Por a e kuptojnë shqiptarët përgjegjësinë kolektive ? Mbase e kuptojnë dhe ndofta jo plotësisht, pasi në sistemin e kaluar u mësuan me kooperativat, me mbledhjet e organizatës bazë të partisë, me aksione ushtarake, me punë vullnetare, me të qënurit komunist deri në vdekje dhe idealet e partisë ishin më të dhimbsura se idealet për t’a dashur Shqipërinë në të mirë dhe në të keq. Për t’a shndëruar atë në një demokraci pa tranzicion, pa u sikletosur shumë se cilës pjellë do i vinte vdekja biologjike. Pa u sikletosur akoma më shumë për luftrat mes kampeve, të cilat me lojërat e tyre mbjellin veç varfëri dhe destabilizim. Pa u sikletosur se ç’mendojnë të huajt për ne, por ne se ç’mendojmë për brezat në vazhdim, se çfarë Shqipërie do t’ju lëm me amanet. Këtë Shqipëri të coptuar territorialisht, moralisht, vëllazërisht dhe familjarisht, ku në të ardhmen të njohin vetëm dhunën familjare, krimin prej ekonomisë së dobët dhe mbijetesës, martesat gay dhe shkatërrimin e origjinës, apo përçarrjen midis shumë territoreve shqip-folëse ? Këtë do t’ju lëm amanet, si thoni ?! Apo do të filllojmë të reflektojmë, të ndërgjegjsohemi dhe të punojmë fort për një Shqipëri më të begatë ?

Ndofta për shumë prej shqiptarëve do thonin, çna duhet ne të marim këtë risk kot, duke qenë se nuk na pyet kush! Keni të drejtë për këtë, sepse kështu të përçarë nuk ka për t’ju pyetur kurrë askush. Tentoni sikur njëherë të vetme të bashkoheshit dhe do të shihnit rezultatet e para edhe sikur të dështonit, sepse jo gjithnjë dështimet sjellin dështime. Kjo punë do vullnet, ndërgjegje dhe kurajo për të vazhduar përpara edhe sikur 99 herë të rrëzoheshit, 1 herë të vetme do ngriheshit ama. Ka ardhur koha e ngritjes, lum kush e kupton dhe vepron sa më shpejt, sepse e vona do ishte tepër fatale për gjithkënd që mendon se ky vend nuk ka asnjë shanc për t’u ribërë nga fillimi. Çdo gjë e ka një herë të parë, tentoni sa është herët!

O sot o kurrë koha është tani, që të tregoni se sa e doni këtë vend me vepra dhe jo vetëm për ndeshjet e kombëtares. Pasi të jesh krenar vetëm për futbollin, është sikur të jesh ca si i dhjerë, por kurrësesi krenarë për prespektivën e vendit tënd!!