Pushtim

S'ka asgjë më t'madhe se kjo fuqi që m'jep çdo lule e k'saj pranvere,që ke ditë me e rritë brenda shpirtit tëndë.

S’ka erë ma t’kandshme se kjo që mbulon jetët e secilit e mandej zhduket si mos me qenë asnjëherë, e t’i bahesh që se sheh se i tillë është dielli që vret bebëzat e syrit , e ti s’je i verbër mos me pa.

Aty ku je nuk rri , e shkon atje ku tepron,se mundohesh me qenë një po një kurrë s’ke tepru?!

S’ka mrrekulli ma t’mirë se buzëqeshja që ndriqon shpirtrat që jetojnë në errësirë , e që t’bajnë me kujtu se deti është i pafund si ajo buzëqeshje.

Kur zërat shkojnë e bëhen një , e t’i bahesh se s’i dëgjon, po ç’faj ka tingulli që s’di me u ndalë se nuk kujton që kalon pranë veshit tëndë.

A ka diçka m’a t’mirë se kur bjenë e zgjohesh me t’njëjten andërr, kur Botën e Qudirave e ndërton vetë.

Jo s’ka ma t’pastër se ai shi që t’lagë zemrën e ta zbardhë kuptimin e jetës , e t’banë me kujtu që s’ki asgjë ma shumë se atë fuqi që po e rritë e ku ke me e dërgu ,adresën ende nuk e di.

Trupat vijnë e shkojnë po shpirtrat mbesin , e ata kanë shumë me tregu .

M’fal … M’fal shumë që po e du qetësinë , po kjo tregon fjalët e pa fundme , ato që s’tregohen e as nuk fshihen , e m’fal që duhet me qenë njeri , se trup jam e trup do mbetem s’fundmi shpirti është harru , po e adhuron qetësinë atë që s’ja fale kurrë ti….