Largohuni për të mirën e atdheut dhe të popullit!

Kjo klasë politike, është klasë që po manipulon më popullin, klasë që theu rregullat e demokracisë, klasë qe e pruni vendin në një kolaps politik dhe në kolaps ekonomik, klasë politike që vrapon pa pra pas të mirave materjale , klasë politike që e varfëroi popullin…Kur shikon lajmet në televizion , apo kur lexon në gazeta e portale, apo pastime ne fb, nuk të lënë aspak të qetë.Nuk është njeriu i qetë nga rrenat e tyre të mëdha e të vogla së në këtë muaj apo në atë muaj , në këtë vit apo në vitin vijues, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave, e shumë rrena të çdo ditshme së si gjoja do të bëhët mirë, së si situata politike dhe rrjedhat ekonomike janë në ngritje e sipër, e përplot rrena të tjera irituese. Kjo aq më keq kur po vien nga zyrtarët më të lartë të shtetit, nga ata që ishte dashur tu besojmë. Unë kërkojë falje nga lexuesit e ndëruar së po merrem edhe kësaj radhe më veprimet e pa mira të këtij estabilishmenti politik, i cili më së paku ka lidhje më politikbërje. Këta mund të punojnë në ndonjë profesion tjeter , por jo edhe në profesionin e shejtë të politikanit .Opinioni i gjëre public gjithmonë po bombardohet më rrena të pa fije turpi, vëtem pse dojnë më çdo kusht të mbesin në pushtet, për ti vazhduar hajnitë, manipulimet , matrapazllëqet e ndryshme në kurriz të popullit. Këta janë bër aktorë të mirë në skenë , janë bërë mashtrues dhe shtrembërues të realitetit të hidhur më të cilin po përballemi tash e shumë kohë .Këta thua së kan harruar që ka Zot, ose nuk po e din Zotin për Zot! . Për këta nuk po vlen përgjegjësia politike. Nuk po vlen përgjegjësia morale , nuk vlen akti i dorëheqjës… jo nuk vlen së këta kan instaluar një sistem despotik , krejtësisht përjashtues. Këta janë shëndrruar ose kanë qenë njerëz të cilët kan ardhur më qëllime të caktuara, për të grumbulluar të gjitha të mirat materjale për vete dhe për njerëzit e caktuar të tyre. Kanë ardhur që rregullisht të manipulojnë më popullin i cili i ka votuar . Turpi nuk ka brirë dhe nuk qelë varrë askënd, thotë një fjalë e popullit. Këta dinë të shantazhojnë dhe kërcënojnë nese pushteti u vihet në rrezik nga kushdo qoftë ai. Për këto grupacione politike të tipit klientelist dhe despotik, nuk ka gazetarë të mirëfilltë , nuk ka intelektualë të mirë nese nuk mendojnë më kokat e tyre. Këta janë bërë njerëz të foteleve , njerëz të cilët nuk kan fare taban politik. Janë shëndrruar ose kan qenë njerëz të pa vlerë, pa vetëdije për shtetndërtim dhe të pa vetëdije për vatan. Nese edhe dikush nga ta ka qenë meritor , këtë meritë e kan tretur si fluskë sapuni duke vrapuar pas pasurimit të paligjshem . Atdhetarizmi nuk ka lidhje me zhvatje dhe më abuzime karshi pronës shoqërore dhe karshi shtetit .Duken të mirë për nga pamja e jashtme , por në mbrendi janë si mollat e kalbura të futura në një thes. Po paraqiten si do njerëz superior, si njerëz që duhet tu bëson populli, si njerëz meritor , e nuk e kan asnjërën nga këto tipare .Paraqitjët e çdo ditshme në mjetet e informacionit public, po ju behën dita- ditës më të zbehta , së pak kush është duke iu bësuar më. Edhe ato media të cilat i keni vu nën kontroll sigurisht së nuk po ju bëjnë më punë , sepse e keqja e ka mundur moti të mirën . Mos na humbni më kohë , mos na zëni dritën e diellit ,mos na e ngushtoni hapësirën e veprimit…nuk i interesojnë më këtij populli të lodhur broqkullat e juve të pa kripëta…Do të ishte e ndërshme dhe e moralshme që më në fund të largoheni nga pozitat e larta shtetërore që i keni .Do të ishte e mirë që populli të marr më në fund frymë lirshëm, së mjaftë e keni ngulfatur jetën. Sigurisht së këtë edhe e meriton ky popull ,i cili më ditë , më muaj dhe më vite i “duroj” të gjitha këto të “rëna” nën brez…