Ligji, dhe Kanuni (Zakoni) sfide për sistemin juridk të Kosovës

Sistemi juridik i Kosovës, është ndër sistemet më të avancuara dhe me të zhvilluara në rajon sa i perket inkorporimit të elementeve në të respektvisht ne kushtetuten e saj, dhe ne ligjet e saja, për standardet dhe normat e pranuar botërore per civilizimet njerzore në të drejta themelore dhe të pajtjetersueshme ne raport me qytetarin, dhe individin, ku qytetari gëzon një margjine të gjere të mbrojtejes, dhe gëzimit të këtyre të drejtave.

Por duke e pasur rendin pozitiv respekvisht sistemin juridi të shkruar, jursprudenca, dhe historia kosovare e ka edhe kanunin respekvisht zakonin si e drejtë e pashkruar dhe e drejtë qe ka rezistuar koherat, dhe ka ruajtur identititetin shqipëtar. Sistemi juridik i Kosovës, dhe praktika gjyqësore, nuk e anashkalojne kanunin ate pra zakonin, për zgjdihje te rasteve dhe vendosje të rasteve të cakutar kur, mungon e drejta, apo ka zbrasteri juridike aty veprohet në traditën e kanunit dhe zakonit shqipëtar, për të i zgjidhur rastet dhe për të vendosur për të.

Shtetet perendimore ku kanë kulturën e larte të vetedijes shoqërore, dhe intelekutale, nuk e kane përjashtuar edhe po ata shtete kanunin apo zakonin, për zgjidhje të rasteve ne kontestet që kanë lindur nëpër gjykata, dhe në ato vende ku ka pas zbrasterira jurikde përkitazi, me qështjet konkrete për të gjykuar që me gjithe admirm, kete e praktikojn dhe e zbatojnë dhe rregullojnë raportet shoqëore të karakterit juridk në kontestet gjyqësore.

Kanuni dhe Zakoni bota perndimore i ka pranuar dhe i zbaton, dhe me këto edhe indetifikohet si kulturë dhe civilim i hershëm në zgjidhje të rasteve por që bota perendimore kanunin zakonin, e kanë trajtuar me kujdes se veqante por parasegjithash në këto të drejta të pashkruara që janë përcjellur me shekuj kanë përjashtuar elemente destruktive dhe elemente negative, në zgjidhje të rasteve me metoda barbare dhe metoda jo humane në trajtim dhe zgjidhje të rasteve dhe kane bere  rimodifikim dhe riformulim që kanunin dhe zakoni zbatohen, dhe janë pjesë e sitemi juridk të shteteve të zhvilluara por që këtë në përmbajtje të i kene të drejtat dhe standardet qe civilizimi modern i pranon dhe nuk bjen ndesh me ate.

Tek ne kanuni zakoni, ka nevojë për rimodifikim dhe riformulim por pse jo edhe si forme e kodifikimit të atyre të drejtave të pashkruara por që janë përcjellur brez pas brezi, dhe  kanë respektuar që për fat e kemi dhe ka zbatueshmeri e që si rrjedhor kjo aplikohet në statutet juridike, në kontestet civile, ne kontestet familjare, dhe kontestet të karkaterit te tillë, por asesi që kanuni dhe zakoni, të mos jetë pjesë e sistemit penal, sepse per fat të keq kjo fushë e rregulluar pikerisht me keto dokumenta kanuni, dhe zakoni gjejm shume elemente barbarre të keqija dhe të pa efekteshme dhe pozitive në shoqërinë tonë për të rregulluar raportet shoqerore, dhe kontestet qe lindin nga ajo.

Kanuni dhe zakoni shqipëtar shprehimisht me ligje të Kosovës sidomos në fushën e të drejtes civile ka ndikim dhe elemente pozitive dhe rrgullohen raportet brenda suazave te atyre të drejtave të civilizime të pranuar në botë. Por që kanuni dhe zakoni shqipëtar siq e ceka si me larte por edhe si burim i se drejtës juridike, në raport me trashigmine janë disa elemenete dhe qe krijon pabarazi dhe biejn ndesh me civilizemet e pranuara në bote, në veqanti të trajtimit të rasteve personave të gjinise femereore. Për mos gezim të të drejtave në pronë, dhe në trashigimi por edhe asaj te përjashtimit nga rradhet e trashgimitarë familjare ,në raport me vellezër dhe motrat apo grate .

Në të drejtën trashgimore kanuni dhe zakoni shqipëtare në relacion me gjinin femerore është cenuese dhe dsikriminuese, në formën dhe metoden e trajtimeve te tyre, qe me shekuj të tere kanë aplikuar dhe kanë zene vend ne mentalitetin shqipëtar, që vajzat grate të mos të ken hise dhe të drejta në pronën legjjtime të babait të tyre, dhe për fatin edhe me të keq kesaj gjinie kjo edhe ju ka pjekur dhe me e kanë harruar, dhe nuk janë preukupuar që në një kohe bukur të gjate me pasurinë, dhe të drejtën e shfytezimite të pasurise se babait që ka lënë, për gjithë fëmijet.

Kanuni zakoni edhe pse janë të pranuar si burime të së drejtes dhe i njeh, edhe rendi juridk ndërkombetar ato duhet te ripastrohen dhe riformulohen, por edhe të ri freskohen me të drejtat e pranuar të civilizimeve moderne të këtyre rasteve shoqerore.

Ma.sc. GENT GJINI
Magjister i Shkencave Kushtetuese Politike