Reforma në arsimin e lartë, një premtim elektoral i dështuar!

Arsimimi është baza e jetës. Është pikërishtë kjo bazë të cilën po na e katandisin si mos më keq, aq më tepër kur një nga arsyet se përse zgjodha një qeverisje të tillë ishte pikërisht një ngë premtimet për reformën në arsimin e lartë.Unë sot dhe pse ndodhem në vitin e tretë të një universiteti , nuk mundet ta quaj dot veten student. Nuk mundem të quhem unë një Inxhinier kompjuterik dhe këtë e pranoj mjaft mirë, e pranojë me bindje të plotë , e pranojë sepse më vjen turp se si mund të krahasohem unë me një student tjetër diku në Europë i cili nesër do të më ketë mua koleg. Dhe këtu nuk e kam turpin me veten ,absolutisht që jo , më vjen keq nga vetja sesi e pranova të behëm një specialist i tillë i shkencës kompjuterike e kjo vetëm me letra e jo me vepra në këtë vend i cili më mori 3 vite të jetës kot. Pa punë konkrete, pa një specializim apo praktik. Nuk e di por më duket e habitshme, të mbarosh një shkollë të tillë dhe të mendosh që ai fakultet ku studion nuk të ofron praktik, më vjen keq të shoh e të mendoj sesi një student në tre vite nuk ka parë sikurse dhe 1 minutë të vetme një laborator në atë godinë në të cilën nuk e di për cfarë shkohet.Po po pikërishtë kështu është , ky ëhstë arsimi ynë ,një biznes në arsim.

Është e ngjashme me faktin e një kirurgu, a mundet dikush nesër të ketë një profesion të tillë? Sigurisht që po, sigurisht madje dhe ka. Ka nga ata që diplomën e kanë blerë me para në dorë e na rrezikojnë ne jetën nesër ,teksa kërkojmë nga ta shërim.

Në Gjermani, Francë, Poloni, Austri,Itali ,Spanjë apo kudo nëpër Europë dhe jo vetëm , kolegët e mi mund të punojnë pranë kompanive më të mëdha botërore të kompjuterikës dhe robotikës, ndërkohë që ne e kemi të pamundur. E kemi të pamundur sepse kemi sistemin më të zhgënjyer të arsimit . Jemi ne ata të cilët kemi pedagogët e vetëm që synim kanë të ngelin sa më shumë student, jemi ne pikërishtë ai vend në të cilin askush nuk reagon teksa sheh një klas të tërë te mbetur në një lënd. Prap askush nuk reagon. Por ky nuk është dështim i studentëve, përkundrazi është dështim i atij pedagogu, pasi nuk ka mundur ti ofrojë studentëve të tij as 10 përqind dije e njohuri. Por prap së prap askush nuk do tia dijë.

Ai pedagog vjen nga një parti politike, është dikush me lidhje në politikë, qeveri ,biznes etj.

Më vjen keq të fus këtu ata 1% pedagog të ndershëm që ka ky vend. Ata profesionist të vërtet, ata të cilët prej dekadash kanë punuar të jenë sot aty në atë post, por i rrëzon një 25 vjecar/e të cilën e stimulon partia dhe paraja, i stimulon ai pushtet.
Por kë stimulojnë? Stimulojnë pikërishtë këta dështak

cdo ditë e më tepër indinjohem me këtë vend sidomos tani që nxjerin një brez të pa arsimuar . Jo profesionist dhe kërkojnë profesionist. Indinjohem me faktin kur deëgjoj të rinjë që futen në punë të sigurojnë para për të kaluar provimet, indinjohem me faktin që sot dhe dijet e tua duhet ti blesh dhe për to të bëjnë pazare disa palo pedagog.
Mjaft më!