Anglia preferoi referendumin si modelin më të avansuar të demokracisë

Brexit ka fituar sepse votuesit e moshuar anglezë si duket ishin ngopur me autoritarizmin dhe iracionalizmin e strukturës së BE-së.Anglezët duket së kan dëshiruar një BE-e më demokratike dhe më të besueshme .Është punë më shumë e eksperteve ta elaborojnë daljën e Anglisë nga BE-ja kur bëhët fjalë sidomos për aspektin ekonomik. Si duket shtetet e dala nga komunizmi dhe sidomos vendet ballkanike ende nuk po e kuptojnë së referendumi është formë më demokratike. Shtetet e zhvilluara moti e kan tejkaluar kuptimin e referendumit si një model i avansuar i demokracisë. Shteti Helvetik i cili ka një zhvillim të lartë ekonomik , kulturor , vendi i cili asocon në banka , asocon në orë ,zhvillim ekonomik, qokolada ….- Zvicra në mënyrë dominante preferon institucionin e referendumit. Gjithashtu e dimë së bëhët fjalë për një shtet ku jeta e qytetarëve është e standardit shumë të lartë, me kultura dhe entitete të ndryshme në përbërjën e saj. Të gjitha entitetet manifstojnë tolerancën dhe patriotizmin e tyre duke respektuar ligjin , duke respektuar punën më një precizitet dhe disciplinë të jashtëzakonshme. Zvicra është vend model i prosperitet, shtet ku qdo gjë funksionon si ora zvicerane siq thuhet . Me të drejtë shtrohet pyetja pse referendumi edhe te ne mos të kuptohet si akti më i lartë i demokracisë, e jo siq po ndodhë të kuptohet si diçka e imponuar. Pse mos të kemi edhe në rregulla të njejta? Referendumi është akti më i lartë vendimarrjës , sidomos kur bëhët fjalë për çështje kapitale për një shtet dhe për një komb.Psh, pse mos të zgjedhet presidenti i vendit më referendum? Dihet së qysh dhe si u zgjodh për president i Kosovës , Hashim Thaçi.A është president legjitim Thaçi kur u votua së pari në rrethana politike gadi të jashtëzakonshmë , dhe u votua vëtem më votat e PDK dhe LDK-së ? Apo do të ishte krejt legjitime zgjedhja e tij për president më referendum. Veq ai i cili nuk don më e pranuar për shkak të interesave të ngushta përsonale , së cila është forma më legjitime dihet. Duke shmangur referendumin më duket mua nuk po e respektojmë realitetin , nuk po e respektojmë një akt madhor demokratik. Duke u larguar nga forma e referendumit si pjesë e zgjedhjes së problemeve të mbrendshme , edhe organet shtetërore do ti kemi jo autonome në kuptimin e plotë të fjalës, ku do të vjen në shprehje forma e apsolutizmit si formë jo demokratike e qeverisjës më shtetin .Tjetër. Pushtetarët tanë temën e referendumit dëshirojne ta prekin vëtem atëherë kur atyre iu shkon në interesin e tyre . Herave tjera, temën e referendumit dëshirojnë ta kuptojnë ose ta shohin si propagandë. Manipulimet më temën e referendumit shtetin mund të sjellin në kriza të rënda .

Anglia është larguar. Unioni Evropian ende ekziston , edhe pse ka mundësi që të shkon kah shpërbërja, kur dihet së edhe disa shtete të cilat më shumë janë të prekura nga kriza globale ekonomke dhe numri i lartë i të pa punëve , po mendojnë daljën nga struktura e BE-së. Shumë faktor politik dhe të natyrës ekonomike do të jenë vendimtarë për funksionimin e më tutjeshëm të BE-së. Edhe pse analogjitë në këtë rast janë krejt të natyrave të ndryshme , megjithate dalja apo shkëputja e Anglisë nga BE-ja, shumë po i ngjanë shpërberjës së ish –Jugosllavisë .Çdo krijesë artificiale herët ose vonë e prêt shpërbërja e plotë. Do të duhej të këtë një mirëkuptim nese ndodhin shkëpëtje të ardhës .Kjo që po e thëm mund të jetë vëtem një supozim .Sigurisht së do të bëhën ende komentime të ndryshme rreth Brexit, por diqka është e sigurt së referendumi ishte dashur të pranohet nga të gjithë si shumë legjitim. Shëmbulli i Anglisë, sigurisht së do ti zgjon nga gjumi burokratet e Evropës dhe përgjethësisht shtetet demokratike , që ta ndryshojnë mënyrës e çasjën së zgjedhjeve të problemeve kruciale politike dhe të problemeve ekonomike jo vëtem mbrenda BE-së. Shkurorizimet eventuale të reja nga BE-ja , do të duhej të bëhën pa tërbulenca të mëdha, të cilat do ti shkaktonin telashe shtesë mbarë njerëzimit…